Brenda këtij katër vjeçari duhet të përfundojë legalizimi në të gjitha zonat informale dhe kryesisht në zonat e ngarkuara më tepër siç janë ato të periferisë së kryeqytetit dhe të qyteteve të tjera të mëdha. Një qëndrim të tillë të prerë e ka mbajtur Drejtori i Përgjithshëm i ALUIZNI-t Artan Lame, i cili ka zhvilluar një takim të zgjeruar në Pogradec me shtatë drejtoritë e ALUIZNI-t (katër drejtoritë e Tiranës, Durrësit, Elbasanit dhe Korçës) për mbarëvajtjen e procesit si dhe problematikat që kanë këto zona.
Në fillim Lame bëri një përmbledhje të situatës ku ndodhet procesi si dhe arsyen se pse këto drejtori takohen bashkë. Ai premtoi se brenda këtij katërvjeçari do të përfundojnë zonat informale si: Paskuqani, Kamza, Këneta si dhe zonat të tjera informale. Drejtori i ALUIZNI-t bëri me dije se procesi i legalizimit duhet të marrë dhe ritmin maksimal të mundshëm, jo në funksion të zgjedhjeve apo fushatës elektorale, por në funksion të një kuadri, një skeme të përpunuar se si do operohet në vijim me procesin. “Vërtetë ka një normë, por kjo nuk do të thotë që të printohen leje legalizimi dhe të hapin sherre e debate mes familjarëve, komshinjve apo edhe më tej”, tha Lame. Ai i kërkoi bashkëpunim qytetarëve që të bëjnë durim për të mos mbyllur një dosje problematike sa më shpejt, dhe “të lënë jashtë litarin”. Lame tha gjatë takimit se më shumë janë bërë legalime në drejtorinë e Shtesave në Tiranë. “E vetmja drejtori që bën një lloj krahasimi është drejtoria e shtesave në qytetin e Tiranës e cila ka gati sa kemi dhënë neve në këto vjet aq janë dhënë edhe në tetë vitet e kaluara. Kjo për një arsye shumë të thjeshtë sepse legalizimet e bëra para vitit 2013 në qytetin e Tiranës, janë ato më kriminalet, që kanë krijuar më shumë probleme dhe që i kanë lënë më shumë njolla qytetit të Tiranës”, tha Lame, duke paralajmëruar vetëm ligjshmëri.
O Lame domethene ju legalizuat kriminelet e kohes sa Saliut.
Ato qe zbriten nga shpellat ngulen nje hu dhe thane toke e zanum.
Perse nuk legalizoni pronaret e vertete perse nuk zgjidhni problemin e pronave njehere e pergjithmone????
Cfare populli fatkeq qe paskemiqene.
Beji te fala shalegjatit dhe thuaj kujdes se po I mbushi breket ai mere ere gjithe dynjaja.
O Lame i kuq , pale edhe mburresh . A e di qe ju po shkelni kushtetuten , a e din ti Z Lame, qe ju rilindasit nuk jeni zoti dhe pashai i te gjitheve. Degjo more djale , ti ke te drejte te legalizosh vetem pronat , qe te ka lene yt tate e jot teme , e jo te pronarit e gjithashtu edhe pronat shteterore se jane prone e te gjitheve Shqiptareve dhe jo te hajduteve, e them kete dhe do te jap nje shembell ne Malin e Robit, ne bregdet te kavajes bete legalizime vetem per njerezit e juaj e per te tjeret i keni lene ne harrese. .Pra mos e trazo scheisen me shkop, se vjen me shume here. ku po ben edhe propogande para vitit 2013.. Keto legalizimet qe ju ripjellesit komuniste qe po beni e po mburreni, jane vetem nje leter higjenike afate shkurter Ja keni kaluar edhe atit te juaj shpirteror enver o Lame…
Lamja te organizonte se pari pritjen e popullit me standarde! Eshte qesharake gjitheshka sheh tek qendra e aluiznit tek treni. Rremuje shembullore. Ruajtsi i rendit sikur eshte vene jo per organizim por sikur pagohet pet te orgnizuar c’organizimin.
Po zonat formale kur do legalizohen?