Lulzim Basha në emisionin e Ylli Rakipit, ka dhënë disa deklarata interesante.
Ai ka bërë apologji për miliona euro që PD i ka dhënë Aleksandër Frangajt, në formën e reklamave.
Duket se tashmë marrëdhëniet me këtë të fundit janë prishur përfundimisht dhe për këtë arsye, Basha ka guxuar të kërkojë falje.
Ndërkohë, i pyetur për një koalicion me Ilir Metën, Basha ka thënë se nuk do të bëjë kurrë koalicion me të, sat ë jetë në krye të PD-së.
Ndërsa i pyetur nëse do të japë dorëheqjen nga kryetari i PD-së, nëse humb zgjedhjet e ardhshme parlamentare, ai tashmë e ka gjetur justifikimin.
Basha foli më shumë për “zgjedhje të ndershme” sesa për “dorëheqje”.
“Nëse shqiptarët më besojnë unë marr përgjegjësitë, nëse shqiptarët nuk më besojnë zgjedhje të lira dhe të ndershme unë marr përgjegjësitë”, u shpreh ai.
Basha ka thënë gjithashtu, se PD është kundër martesave gay.
Në lidhje me reformën në drejtësi, Basha e tha qartë se është në konflikt me ndërkombëtarët, pasi “e refuzoj thirrjet e ndërkombëtarëve për të miratuar me shpejtësi reformën në drejtësi”.
Pjesë nga intervista:
Bushati: Unë kam dy pyetje. Zoti Basha, i përmbaheni deklaratës bërë disa muaj më parë, që sa të jem unë në krye të PD-së s’ka koalicion me LSI-në?
Basha: Po.
Bushati: Nëse humbni zgjedhjet do të largoheni, apo do të kërkoni hapjen e kutive?
Basha: Unë do përpiqem për zgjedhje të lira dhe të ndershme.
Bushati: Sa qartë mu përgjigjët për pyetjen e parë. vetëm me “PO” ose “JO”. Ishit shumë i qartë…
Basha: Po doni përgjigje apo doni sensasionin?
Bushati: Ne gazetarët kemi një parim, fillimisht lajmin, pastaj shtjellimin
Lubonja: Po duhet të thotë edhe nëse do bëjnë koalicion me Edi Ramën
Basha: S’ka aleancë me Edi Ramën, e kam deklaruar në PD-në. Dera ime është e mbyllur për ata që kriminalizuan politikën. PD-ja do të garojë në zgjedhje me koalicionin qytetar, jo me Ramën dhe Metën. Në PD-në ka një standard, kryetari dhe lideri dha një standard, që unë dua ta ndjek. Shqipëria është sot në listën e vendeve që nuk ka zgjedhje të ndershme. Unë kërkoj zgjedhje të lira dhe të ndershme. Nëse shqiptarët më japin përgjegjësinë, unë do ti marr ato. Edhe nëse nuk më zgjedhin, unë sërish do të marrë përgjegjësitë tonë.
Heu bre burra! Kllouni, i cili u vu si kukull ne krye te PeDe-s, ben moral per zgjedhje te lira dhe te ndershme!
O pikaaaaa, pika! ?
undefined
undefined
Po cthote ky po pret me padurim qe te bashkohet me Meten se e di mire qe nuk vjene ne pushtet kurre pa Meten se fajen e ka pianeci Fatos qe e beri PS lesh e li po PD Sali Lulush nuk vinin kurren ne pushtet.