Bulmet politik tek brima e çelësit

3 Qershor 2016, 15:04Blog TEMA

Nga Enkel Demi

Zhurmnajë të këtillë për një filmim, qyteti nuk kishte ndjerë qysh kur u hap fjala se “dyshi jugosllavit” do të japë “Tango e fundit në Paris”. Edhe në at’botë njerëzit pëshpërisnin vesh më vesh që Marlon Brando bën do gjëra të pacipa me një vajzë të njomë. Njerëzit ju sulën çative të banesave, sistemuan antenat, i sofistikuan ato, blenë “grupe” për televizorët bardh’ e zi, u mblodhën tufa-tufa nëpër shtëpi me ndonjë faqore raki, përzunë fëmijët në gjumë, mbyllën gratë nëpër oda dhe panë. Të nesërmen kishte nga ata që uronin të ishte margarinë bulmeti, sepse gjalpi me tollona nuk harxhohet për kësi gjërash.

Sot, po presim filmimin e një kryetari bashkie, i cili thuhet se është gjetur në pozicionin alla Klinton, por edhe një ministër, i cili diku në Amerikë Latine bën qejf me një gjysëm burrë-grua. Zhurmnaja është e njëjtë, ethet e kësaj kërshërie ngjajnë me kohët e vdekura të kryeqytetit, por kësaj here burimi i thashethemit është opozita, faqet pranë saj, makina e propagandës që vjen nga segmente të ndryshme të aleancës qeveritare. Tani, që Marlon Brando e Maria Schneider na kanë lënë, ndoshta duhen kuptuar do gjëra që shkojnë përtej kërshërisë së filmimeve porno.

Qeveria nuk bie, nëse ministri është pervers. Ai do ishte mirë të kapej duke bërë korrupsion, por jo në një hotel latin. Kjo është punë e tij. Tek e fundit mund t’i hypë ballëlart dyrrotakut e të bëjë shëtitje me Kristin, kur ky ka ditën e pranverës. Kryetari i Bashkisë në pozitën alla Klinton mund të përdorë të njëjtën strategji komunikimi dhe ndoshta ia hedh, por edhe nëse ngec në kurvërimin e tij, nuk e gjeti gjë Peshkopinë se mbeti pa Shukri. Në një farë mënyre të tërë ata që janë përfshirë në këtë thashethemnajë, janë ndoshta pa ndërgjegje bashkëpunëtorë të atyre që kanë vënë gjobë që këto filma të dalin ose jo në qarkullim.

Nuk mund të merret pushteti me punë brekësh dhe ofshamash dhe këtë e kanë thënë shumë të tjerë para meje. Opozita ka rrugë të tjera për ngjitur shkallaren e lodhshme drejt pushtetit, ndaj dëshpërimi i saj nuk mbulohet me video-sexy.

Një vit para zgjedhjeve Partia Demokratike është më e shkalafitur se kurrë. Degët e saj janë bërë lesh arapi, askush nuk i bindet askujt. Kryetari i PD-së nuk kontrollon grupin parlamentar, nuk prodhon politikë, por llogje Kavaje. Është arsyeja e vetme e shëndetshme që Edi Rama është në qeveri. Lulzim Basha del me orë të tëra në televizor, grin sallatë dhe në fund nuk i mban mend asgjë. Është shterpë ideologjikisht, shtërpë politikisht, thjesht rren. Gënjen njësoj si Bamir Topin që bëri sikur e afroi, si doktorin, si ambasadorët, si Johannes Hahn e deri tek Osmani i Durrësit. Megjithëse kanë nja tre vjet do gazetarë që duan ta bëjnë udhëheqës, ai nuk ka gjasë të shndërrohet. Më lehtë e bën hidraulik, po ta fusësh tek shkollat profesionale të Blendi Klosit, sesa njeri politik. Edhe kosi për t’u zënë ka nevojë për farë. Ky ka për borxh të prishet si qumësht dhe kos mos të bëhet kurrë, sepse nuk ka tharm. Doktori që e vuri, duhet të marrë guximin ta heqë dhe jo të bëjë si i pingosur me të. Të rihapë garën dhe të fitojë kush të dojë. Demokrat ka për të qenë dhe ka për të patur çertifikatën më të mirë për të marrë pushtetin, atë morale, të zgjedhur me vullnet të lirë. Nuk ka si e merr qeverinë njëri që ka thyer kutitë për të marrë partinë.

Kjo është një e vërtetë që e dinë dhe ata që do sulen për të sharë, edhe Ed’ Halimi që të hënën e mallkon, të martën i bën furçe në facebook.

Ndaj sido që të dalin ministrat, krerët e bashkive të Rilindjes zhurmnaja të nesërmen mbyllet me diskutimin në ishte margarinë apo gjalpë.

6 komente në “Bulmet politik tek brima e çelësit”

  1. Genti says:

    obobooooo tamon lugat cehre e ndyre,ky neveri kombetare ka plot 26-vjet qe pergjon+qelb nje komb pastaj raporton tek UDB-ja serbe,ky komunist plere vrau shpresat+te ardhmen e ketij kombi qysh ne 91-in,,,po pyet lulushin kush jane keta qe po na fotografojne e ndien veten te dhjere+i frikesuar ngaqe ka lyer duart me gjak Shqiptari.

  2. Skypion says:

    Ka nje keqkuptim te ndergjegjshem ne lidhje me skandalet seksuale, qe kane shperthyer e qe priten te shperthejne nga dita ne dite.
    Eshte nje “keqkuptim” zuzaresh rilindjot,se pari.Eshte nje “keqkuptim” bashibozukesh mediatike te mediave te qeverise perverse.
    Eshte nje “keqkuptim” pervers.
    Sepse,o kopila pazari,nuk eshte opozita,nuk eshte Partia Demokratike,nuk jane as Basha e as Berisha,autoret e ketyre regjistrimeve.
    Sepse,o rrugecer mediatike, skandalet po i shkaktojne dhe regjistrojne vete qelbesirat e Aleances se Qelbesirave.
    Sepse,o qenefe mediatike, nuk ka shqiptar qe nuk e kupton qe gjithe kjo vale perversiteti,me regjistrues e te regjistruar,eshte ne funksion te luftes se felliqur politike mes qelbesirave ne Aleancen e Qelbesirave.
    Eshte nje lufte e ndyre mes Partise Socialiste dhe Levizjes Socialiste per Integrim.Eshte nje lufte e gerbulte mes Edi Rames dhe Ilir Metes.
    Ne keto rrethana,cila do te ishte ajo opozite,ne bote po deshet,qe te heshte perballe kesaj qenefhaneje politike te Aleances se Qelbesirave?!
    Cila opozite ne bote do te rrinte indiferente perballe ketij spektali te felliqur politike mes ortakesh qeverises?!
    Nuk eshte vetem ky derdimeni Demi qe na u skandalizuaka nga qendrimi i opozites,por te gjithe bashibozuket mediatike te Rilindjes perverse.
    Jo – na thone,duke marre pozite moralisti(!) – nuk ben qe opozita te kapet pas ketyre skandaleve…nuk eshte mire…nuk eshte e frytshme…nuk rrezohet qeveria me skandale te tilla!!!…
    Po kush tha qe opozita shpreson ta rrezoje qeverine me skandalet qe vete qelbesirat ia kurdisin njeri-tjetrit?!
    Kush tha more?!
    Shih c’bejne bashibozuket mediatike te Aleances se Qelbesirave: sajojne nga hici nje trillim,per ta pedorur si alibi per opinionet e tyre te dhjera me muut!
    Trillojne qe opozita na i paskesh varur shpresat tek skandalet te kesaj qeverie,per ta rrezuar ate!
    E bejne kete,sepse,kjo eshte menyra e vetme per te sulmuar opoziten,dhe per te derdhur me kete rast gjithe mllefin e tyre ndaj saj e kryetarit te saj.
    Eshte nje taktike te poshtrish.Eshte nje taktike qe e perdor shpesh Rama.Perhere kur shperthen skandali i radhes,luan viktimen,ben si gjynah,ben filozofira mbi grackat e kesaj jete te pabese,e pastaj kur mendon qe ka mallengjyer njerezit,hidhet ne sulm ndaj opozites … bile edhe duke bere moralistin!
    Kete po bejne gjithe bashibozuket e tij mediatike keto dite.
    Kete po ben edhe buri i mesiles… i mesiles palmike…. i mesiles qe deshte te varte Tahirin tek palmat…
    Cami i djathte qe na eshte bere me socialistat e Rucit… dhe kerkon te drejtat e cameve,medemek…kerkon te drejtat e cameve me Rucin…me komunistat,ish-komunistat…ata qe,ne mos e pacin shpikur,padyshim qe e kane popullarizuar ate shprehjen e denigruese “cam i pabese”!
    Ky analfabet funksional i gazetarise,qe mundohet edhe te beje analiza,pale!

    1. shqip says:

      kam kapur nje fraze, o rrugeçer. se ç’me sjell ne mendje nje personazh me tablet ne dore. ka nje keq kuptim. po, kjo po qe eshte e goditur. dhe jam plotesisht dakort me qytetarin dixhi-sal. keqkuptimi me i madh eshte korniza qe nuk e le trurin tend te funksionoje normalisht. po e mbledh, e perdredh ate , per tu kthyer ne qenie me instikte, e jo me ndergjegje. megjithate per llojin ne fjale eshte e justifikueshme. qeniet e bunkerizuara nuk arrijne ne perceptime te njejta me shoqerite e hapura. ajo pak frengji u lejon vetem te mbeshtesin syrin per te pare ate pak gje qe ndodhet pertej betonit. nuk kam ç’te shtoj se e di qe qytari dixhital do rremoje te gjeje ndonje pale breke te miat apo te dikujt tjeter. per ti vene ne koke si budalla, e per te bertitur; ti pashe, i kishe te grisura, etj. ti qofsh o njeri i vuajtur. kujdesu per veten

  3. Gopisti i NSHRAK-ut says:


    Foli shokë
    Foli Saliu
    Një dikush
    Dikë e qiu.

    Kush, kë, cilën
    Sa e çfarë
    Thotë veç
    Që hanë carë.

    Me që njeh
    Kaq mirë seksin
    Ti na e hape
    Na shuaj oreksin:

    Mirë Sali
    O ditëzi
    Po supermbesën
    Kush po ta qi?

    Fole për seksin
    Fole për birën
    S’fole për Zenin
    E kushërirën.

  4. Fatosi-kosove says:

    Z.Demi je i madh aq i madh sa shume “njerez” jo qe ste kuptojne fare por edhe e kane shume te veshtire ta pranojne ate qe ti thua,te tille ka mjerisht nje nga ta qenka lajmeruar njefar “skypion”-i qe jo qe shifet se eshte nje militant i verber i PD-s por edhe nje kritik i ashper ndaj jush,sidoqofte dy fjale per ato qe ti ke rendidur dhe “faktet” qe skypioni qe i rendit,e kam thene shume me pare se sali berisha e lul basha te keshilluar nga keshilltari special per siguri kombetare serbi fazlliq sdo lere gje pa perdorur qe te vie ne pushtet jo per te miren e kombit sepse ata qe e duan kombin dhe vendin nuk vrasin,nuk bejen repulika te droges siq ishte lazarati,nuk deklarohen se Kosova eshte serbi dhe per me teper nuk marrin keshillatr special serb afer veti,e filluan me afern doshi por nuk ju shkoj,e vazhduan me ndoken e kush dreqi eshte ai dhe sju shkoj,e provuan me kokedhimen sepse gjeten nje qime ne qervish dhe as kjo nuk ju shkoj,e provuan me parkun dhe Veliajn edhe ketu ju thyen shtizat tash tentojne me gjera me primitive duke sajuar filmime dhe shantazhe qe as dreqi sdi ti mendoje ne nje kohe qe kur ju paraqet provat etyre si ajo e ish ministrit te arsimit qe u kap mat me sekretaren thone jo j o kjo eshte fotomontazh i bere nga Rama per qellime politike,kur ju thua se strazimiri ishte me arme ne proteste prap thone jo jo Rama e ka bere me fotoshop,kur dalin fakte se si noka flamur ishte i “arrestuar” nga serbet ne kosove kta prap dalin e thone se noka ishte per qeshtje kombetare!!!!!
    Edhe pse ne qe kemi jetuar ate kohe kemi mjaft fakte qe deshmojne se jo vetem noka ishte i regrutuar nga serbet por per fat te keq ishte edhe vete ish kryetari i SHIK-ut azem hjadari i cili stacionin e kishte tek ish kryetari i SPS-serb per Rahovec,pastaj biznesi me millosheviqin çfar eshte,po vrasja e Remzi Hoxhes çfar eshte?Patriotizem!!!ata qe mendojne keshtu jane vetem se pjelle e shkaut dhe sherbetor te tyre edhe sot qe epr mua sali berisha e lul basha te tille jane dhe te tille do te mbesin edhe nese na zbresin Diellin ne toke,prandaj e them se kjo dyshe sdo lere gje pa bere vetem per ta diskredituar qeevrine si te vetmen mundesi qe te vijne ne pushtet dhe ate jo pa ndihmen e LSI-s prandaj jo rralle thone se Rama po e shantazhon edhe meten dhe LSI-n ne meyre qe ta thyeje koalicionin dhe te perfitoje vete,kjo eshte politika e sali berishes dhe e lul bashes qe sdallon aspak nga e millosheviqit qe duke perdorur metoden perqaje e sundo provon qe te vije ne pushtet,por nese shqipatret jane vertet kaq te verber sa ti votojne vrasesit dhe tradhetaret ateher le ta bejne sepse ne nuk e meritojme as lirine as shtetsine dhe as te ardhmen tone te perbashket kombetare.

  5. Qarri i zigurit says:

    Saliu kur ishte mjek shkonte nga liqeni me gazete me vrime dhe pergjonte ciftet. Prandaj e besoj izetin une. Te gjithe e thoshin ne spital mos u bej si sala qe pergjon ciftet

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje