“Kurbani” i 1 qershorit

3 Qershor 2016, 11:34Blog TEMA

Nga Dorina Hoxha

 

Festa e përvitshme e “1 Qershorit” i dedikohet fëmijëve, asaj pjese të shoqërisë  që do të përbëjë të ardhmen e një vendi nesër, por që fatkeqësisht po vritet padrejtësisht, sot. Kujt nuk i zbutet zemërimi brenda vetes kur shikon një fytyrë fëmije? Kujt nuk i largohet dhimbja kur shikon një buzëqeshje engjëllore përballë vetes?…

Një fëmijë reflekton brishtësinë e jetës në rritje dhe njëkohësisht forcën për të pranuar brishtësinë e jetës në zbritje.  Një fëmijë  përthyen egot më të mëdha, nënshtron forcat e gravitacionit shpirtëror.

Me rritjen e fëmijëve rriten psiqikisht çdo ditë edhe vetë prindërit e njëkohësisht edhe shoqëria. I parrituri të rrisë të rriturin është njësoj sikur i rrituri të rrisë të parriturin, e tërë jeta jonë është një proces rritjeje.

Përpjekja e prindërve për t’u rritur, rrit përpjekjen e parritur të fëmijëve. Për ta thjeshtuar situatën, prindërimi është një përpjekje rritjeje brenda rritjes, është një përpjekje sigurie brenda pasigurisë. Shqetësimi i prindërve është siguria e fëmijëve të tyre. Mijra para derdhen në emër të krijimit të një mjedisi më të sigurt për fëmijët e tyre, në emër të një të ardhme derdhen mijra sakrifica prindërore. Por, jo gjithmon ajo që shpenzojmë individualisht për t’u siguruar na shpërblehet  në siguri individuale. Në një komunitet, siguria individuale përkthehet në sigurin e gjithë shoqërisë. Nëse prishet një hallkë e këtij zinxhiri shoqërorë atëherë ‘të sigurohesh’ apo ‘ruhesh’  individualisht është  e njëjta gjë  sikur të mos ruhesh, sepse rreziku të vjen nga të katërta anët. Rasti konkret ndodhi disa ditë më parë në zonën e Freskut, në qytetin e Tiranës, ku një makinë doli nga rruga duke aksidentuar  në trotuar tre qytetarë, nga pasojë e së cilës humbi jetën një fëmijë 3 vjeç dhe mbetën të plagosur dy prindërit.

Një fëmijë, i shoqëruar nga siguria që të falë prania e prindërve papritur bëhet ‘Kurbani’ i pasigurisë shoqërore.  Sa ‘kurbane’ të tjerë do të flijohen nga ky zinxhirë i shkëputur instancash?!…

A do të dëshiroje lexues i dashur, që fëmija, nipi ose mbesa juaj të ishte kurbani i rradhës, në pragun e një supermarket, në pragun e një shkolle më keq akoma, në pragun e shtëpisë  tënde?!… Kërkojmë t’ja lejmë fajin një fajtori e kjo sigurisht është një e drejt, por dijeni se fajtori nuk është “NJË”, por janë “SHUMË”. Fajtorët janë ‘ato’ të papërgjegjshëm që manipulojnë  dhënien e lejeve drejtuese, janë ‘ato’ jakat e bardha të papërgjegjshëm, kundrejtë rryshfetit lëshojnë raporte mjeksore pa bërë analiza. Janë ‘ato’ të papërgjegjshëm, që i venë çmim vlerës së jetës duke lejuar narkomanë apo të sëmurë psiqikë të bredhin rrugëve të Tiranës normalisht, si ‘të aftë’ në drejtimin e një mjeti. Ja pra, faji nuk qëndron vetëm tek një 21 vjecarë, që në gjendje deliri a gabimi teknik bëri ‘kurban’ një fëmijë 3 vjeç, në prag të festës së  ‘1 Qershorit’,  e bëri ‘kurban’ në prag të Ramazanit, e bëri ‘kurban’ në prani të prindërve, e bëri ‘kurban’ të pasigurisë që na ofron sot shoqëria, me një zinxhirë hallkash të prishura.

Një varr-dhuratë për  ‘1 Qershorin’ e fëmijës 3 vjeç të aksidentuar, nuk mund të lihet në heshtje nga kjo shoqëri civile që për të kundërshtuar ndërtimin e këndit të lojrave tek liqeni shqyhet. Këndi i lojrave tek liqeni u shëndërrua në legjendë urbane, nuk u ashkalua as në ditën e fëmijëve. Fëmijëve të kryeqytetit të Tiranës i’u krijua një hapësirë argëtuese e standartit europian, prindërit e së cilëve nuk do të detyrohen të paguajnë baret dhe restorantet në këmbim të disa këndeve  modeste lojrash.

Përse shoqëria civile nuk çirrret për pasigurinë e këtyre fëmijëve që dorë për dore prindërve kinse të sigurt, mbesin viktima të absurdeve sociale e korruptive. Shoqëri civile që kujdeset për cilësinë e diellit dhe fotosintezën e gjetheve, pa kuptuar që po i shuhet drita përpara syve. PARADOKS, të shihje shpërfytyrime mimikash nga protestat e shoqërisë civile për këndin e lojrave kundrejt heshtjes që mori ‘varri’ i tre vjeçares, si dhuratë nga të gjithë gojëqepurit që nuk bëjnë zë për të denoncuar  dhe ndërgjegjësuar njëkohësisht  përgjegjësit e vërtetë, ‘ato’ që japin leje drejtimi në mënyrë korruptive, ‘ato’  të jakave të bardha që pa kontrolle mjekesore  lëshojnë raporte,  e kështu zinxhirë hallkat na flijojnë  ‘kurbanet’ një e nga një.  Të përpiqesh  për kërkesa surreale në mjedise sociale të pasigurta do të thotë të nxisësh fëmijët të largohen në mjedise të huaja sociale për më shumë siguri,  për  të qënë larg surrealizmit civil që tejkalon  hapat e zhvillimit, me demek përparimin e shkallës ndërgjegjësuese.

Nisur nga rrethanat historike të një populli të përvuajtur është rrënjosur edhe mentaliteti i një kujdesi të tepruar për fëmijët, deri diku pathologjikë. Prindërit duke mos u ndjerë të sigurt në një mjedis të tillë social, e përçojnë këtë ndjesi tek fëmijët e tyre dhe me kalimin e viteve ajo shtresëzohet dhe shëndërrohet në një një pathologji nga e cila ke vetëm dy mundësi rikuperimi: ‘ose të ruash të njëjtën linjë edukimi ose të largohesh në një mjedis tjetër social.’

Çdo njeri kërkon mundësi më të mira për fëmijët e tij, kërkon jetëgjatësinë e tyre  si më parësore.  A është e vështirë të rrisësh një fëmijë?…Sipas një kalkulimi të lehtë vetëm në tre vitet e para të fëmijës prindërit humbasin nga vetja e tyre shumë gjëra, por mbi të gjitha ajo që humbasin është koha, vlerën që  nuk mund ta shlyej asnjë dënim apo çmim.

Të rrisësh një fëmijë deri në moshën 3 vjeç  do të thotë   të investosh për 45 muaj (+9 shtatzani)  shpresë, dashuri për jetën, një kulm që të lidhësh pasiguritë e tua në botë… pa përmendur pastaj, netët pa gjumë, dhimbjet e dhëmbit të parë, buzëqeshjen e parë, hapat e para dhe gjurmën e pashbëshme në  memorie dhe shpirt.  Në një kohë që s’ka kohë, e rëndësishme është të rrekesh fëmijët në gji, dhe dorë për dore  pasiguritë të përciellin  njëra tjetrën me shpresën  se nuk do jenë kurbani i rradhës.

Ngushëllime, kush nuk ndihet fëmijë.

5 komente në ““Kurbani” i 1 qershorit”

  1. media says:

    Nje shkrim te cilit nuk i heq asnje presje.

  2. GK says:

    Zonja Dorina Hoxha,eshte e tmerrshme qe ne editorialin e e dites ketu ne Shqiperi ,lexon dhe cnuk lexon.Zhgarravina,idiotlleqe,paturpesi,vrasje,perdhunime,shkrime sexsi terbime pa fre te femijeve qe luajne me para, dhe me fuqine e prinderve te tyre,qe edhe vrasin , nga te gjitha sferat e PUSHTETIT TE SOTEM NE SHQIPERI,dhe vertet nje tragjedi e vertete prej 26 vjetesh ,qe vetem shkrime me karakter edukativ ka shume pak.Perse kjo menxyre e vertete ketu ne vendin tone qe tani kohen e shkuar para demokracise me nostalgji kujtojme.E nderuar Dorina te falenderoj per kete shkrim ,dhe ju uroj vec suksese ne profesionin tuaj aq fisnik dhe te veshtire.Te uroj cdo te mire.

  3. QYTETARI says:

    Ta lexojne mire ata llapaqenet , qe se hapin gijen per aksidentet dhe humbjen e jetes se qytetareve, kryeisht te rinj, avaresisht shkaqeve, objektive e subjektive, po qajne si kukuvajkat, per gjne me te bukur qe berei kryebashkiaku Velia. Parkun e lodrave per femije. Su vjen turp ga vehtja ketyre lalasheve qe diten e 1 Qershorit femijet dhe prindit gezonin , si asnjehere duke luaajtur, ata tregonin , se kane mbajtur shenim betonjeret, mortja e pulave qe su ha. PER TE QESHUR DHE PER TE QARE, ME KETA ZAGARE.

  4. gjuha shqipe--mekat- says:

    moj injorante na turperove me keto fjale arabe–turke qe i ke aq perzemer –mjafte me deformime dhe shkaterrim te gjuhes shqipe—thuhet –mekat—-moj d…. te mekatoft zoti—–gjuha jone sa e mire sa e embel sa edlire

    1. mediaa says:

      Injorant je ti qe nuk e ke parasysh qe per rregullimin e ortografise jane redaktoret, specialistet e midhjes dhe peshkut si puna jote. Publicisti shkruan ne kohe rekord mbi aktualitetin, ska kohe te merret me redaktim. Bravo zonjes.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje