Sondazhi i IDRA/ Ministria e Mbrojtjes, institucioni me nivelin më të lartë të transparencës

3 Qershor 2016, 10:00Sociale TEMA

Ministria e Mbrojtjes rënditet si institucioni i parë përsa i përket transparencës në vend.

Ky është përfundim i sondazhit të organizuar nga Instituti për Kërkime dhe Alternativa Zhvillimi (IDRA) mbi Perceptimin dhe Përvojat e Qytetarëve me Korrupsionin në Shqipëri.

Të intervistuarit në të gjithë Shqipërinë e rendisin Ministrinë e Mbrojtjes si institucionin me nivelin më të lartë të transparencës në vend.

Studimi i kryer në kuadër të një projekti të financuar nga Programi i Granteve, Komisioni i Demokracisë të Ambasadës së SHBA-ve, mbi perceptimin për korrupsionin është një sondazh i cili mat perceptimet, qasjen dhe përvojat e publikut me fenomenin e korrupsionit në Shqipëri.

2 komente në “Sondazhi i IDRA/ Ministria e Mbrojtjes, institucioni me nivelin më të lartë të transparencës”

  1. Sul Pumi says:

    Te pakten mos genjeni se eshte turp . Konkretisht . Kryebashkiaku Vanjgjush Dako ne Durres, per interesa personale parash, ka prishur vendstrehime ne toka shteterore dhe ka dhene leje ndertimi, ku indirekt ka fituar personalisht meter 2 ndertime . Kam bere ankese ne ministrine e mbrojtjes dhe anashkalohet pa pike turpi problemi , nga kjo ministri. Ku dihet ligji nga KSHK te mos prishen ,mos transformohen por vetem te ipen ne raste me qera.Bejleret e socem mund te bejne cfare te duan per perfitime personale ekonomike dhe ju lejohet te shkelin edhe ligjet e tyre .. qofte ky V Dako sa i forte ose idiot i pa pergjegjshem eshte , me sinqeritet une kurre, po ta kisha ne dore, kurre sdo e beja, qofte edhe perfitime te medha. Llogjikshem do kishja frike. Ministrja Kodheli ta verifikoje se i ka te gjitha ciper tavolines i ka dhe me foto dhe me harte te marra nga ana e ime ne instutucionet perkatese shteterore , e mos na beje ketu propogande . Oh sa po e duron Shqiptari hipokrizine, nga mafja ne pushtet.

  2. Sul Pumi says:

    Pse nuk e jepni komentin tim, kam postuar paradite dhe kam shkruar me ze e figure ,pra me fakte . Duhet te ndihmojme sa te kemi mundesi per kete katrahure ,qe e ka mberfhyer shqiperine nga korrupsioni brutal..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje