Ndërkombëtarët në sulm, edhe Merkel presion për reformën drejtësi

4 Qershor 2016, 20:22Politika TEMA

Se sa të rëndësishme janë dy ditët e mbetura për refomën në drjetësi, këtë e tregon niveli i lartë i zyrtarëve amerikanë dhe europianë të përfshirë në negociatat për miratimin e reformës.

Kjo u duk që të enjten, me deklaratën publike të komisionerit për Zgjerimin, që nga njëra anë kërkonte kompromisin, ndërsa nga ana tjetër vinte në dukje domosdoshmërinë për të siguruar dy të tretat e votave kushtetuese për miratimin e reformës.

Kulmi i pëprjekjeve nga partnerët deri tani është arritur me ndihmës-sekretaren e Shtetit, Victoria Nuland, e cila ka patur dy telefonata të njëpasnjëshme me Lulzim Bashën dhe Partinë Demokratike.

Por Nuland nuk është zyrtarja e fundit e huaj që do të ushtrojë presion, në mënyrë që nga takimi i së hënës Rama-Basha të dilet me një “PO” të përbshkët për votimin e reformës në drejtësi javën e ardhshme.

Në Bruksel, Federica Mogherini ka patur një takim me tre komisionerë për çështjen e Shqipërisë dhe prej andej pritet një deklaratë e përbashkët që nxit kompromisin.

Nuk dihet ende me siguri se kush do të flasë në emër të Bashkimit Europian, por është e sigurtë se mesazhi i njehësuar do të jetë euro-amerikan dhe adresa do të jetë përsëri e njëjta: Partia Demokratike.

Por nuk mbaron këtu. I njëjti burim konfirmoi për Top Channel se në ofensivën finale do të përfshihet edhe zyra e kancelares Angela Merkel, e cila përmes njeriut të saj më të besuar për punët e jashtme dhe sigurisë, Kristof Heusgen do të veprojë e fundit në radhë, gjithnjë përmes telefonit, për të thënë çfarë do Gjermania.

Kristof Heusgen është ai që vepron gjithnjë në emër të Merkel kur ajo nuk preferon publicitetin, por që puna të jetë e kryer./ TCH

5 komente në “Ndërkombëtarët në sulm, edhe Merkel presion për reformën drejtësi”

  1. Nexhmie Hoxha says:

    Hajt, se po e pati mare ne dore Ajo, j’u rreshto si ushtare, o ditezinj…..

  2. Arturi says:

    Nje pako … jo jo, shume pako me pampers per gjyshin Salih, se nuk po i pushon diarreja, qe kur e mbylli telefonon zonja Nuland! eshte urgjente! ?
    Te lajmerohet dhe behet gati spitali … ndoshta dhe nje kompani varrimesh. ?

  3. Sul Pumi says:

    Zonja e nderuar Merkel. Ne nuk na i hedh njeri me , ta harroni . Per ndihmat sociale qe na ndihmoi EU, na vute kusht qe te firmosnim si Mitklid ne Gjyk e te drejt te njeriut ne Strasbourg ne vitin 1996. e pame katastrofen dhe duhet qe ne ti dorezojme pronat e vjedhura pronareve mbrapsht , se kemi investuar sidomos kemi zaptuar ajken e bregdetit ,kemi dhe imvestojme vila me pare per vehte dhe tani per biznes. dhe tani vazhdoni te na futni ne kallupe te tjera me reformen ne drejtesi dhe te shkojme vete tek pavioni nr 313 . Jo Zonje e nderuar , nuk e keni kuptuar, qe ne luajme me ju ,ne nuk duam te inkuadrohemi ne BE . Ne nuk na pelqen diktati pozitiv dhe zbatimi i ligjit, po te pranohemi ne BE . Ne edhe mund te bashkohemi me PUTININ dhe ne qofte se nuk pranon Putini, ne bashkohemi dhe me ISIS po te jete nevoja dhe halli. Po na i mblidhet rripi e pak meshire per ne antishqiptaret e socem te ketyreve 25 viteve te fundit. , Zonje e nderuar Frau Dr. A. Merkel..

  4. k says:

    NE FAKT TË GJITHA DIPLOMACITË BOTËRORE JANË NË HALL PËR REFORMËN SHQIPTARE.
    O PIKA QË SJU BIE ,I BËNI QEJFIN VETES,ASNJË NJERIU NUK I PLAS TRAPI PËR ATË
    HALE KU DIKUSH FUTET VETËM KUR I VJEN SHURRA.OSE M…..

  5. EdscobaRamakunderREFORMES says:

    Takimi Basha-Rama ka per qellim kerkesen e Bashes per anmistine e kriminelave te pushtetit pa te arrihet ne nje kommpromis.


    Po pyetja qe shtrohet eshte pse EdscobarRAMA nuk insiston me te madhe dhe ze te larte per Referendum?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje