Popull i marrun më qafë (i marrun se “i marrë” sesi m’u duk)
Të kanë marrë më qafë, o gjindja ime! E prejse të kanë marrë më qafë, ti nuk jeton më në shtëpinë tënde, po në kapanonin e Big Brother-it.
Njëherë të mori më qafë Big Brother-i orwellian, Enveri! Për dekada me radhë të mësoi të jetosh me moton “ti n’punë time, un n’punë tate!”. I duheshe atij, i duheshe që ti të rrije me gotën në vesh, mbështetur pas murit të komshiut, i duheshe ti që të gërmoje te Kimetja e Ushqimores a mori filani vajin e sallatës së tallonit, apo mos ka gjetë ndonjë vaj ulliri n’treg të zi. Të ushqeu me gjyqe popullore me altoparlant, me dënime kolektive nëpër uzina, kur i bihej çangës rrak-e-rrak dhe mblidhej gjithë kolektivi për të parë si bën autokritikë fajtori! Të ushqeu me sekretarët e vet që “zbulonin” çiftet e saponjohura nëpër lulishtet e Kombinateve dhe mandej i martonin me zor po ata vetë.
Iku Bigu, erdhi kjo demek-demokracia!
Të çmendën me Kafaze të Arta e me Big Brothera live! Të ushqyen të rrije zgjuar netëve duke fërku sytë para imazheve të mjegullta të kamerave nokturne, vetëm e vetëm për ta parë i pari a ndërroi dyshek filania dhe u fut poshtë jatakut të fistekut? Po kur u fut, si u fut? A hyri vetëm në dush akcili apo u ngjesh dhe i bëri vend akcilës? Të çmendën me histori të ndyta, kallxu nga gojë të pista nëpër foltore Parlamenti a nëpër konferenca shtypi partish! Të debilosën, të banalizuan, të shëmtuan deri n’beterr!
E tash s’të rref për asgjë tënden vetjake jetike të qenësishme, sa të ha e të gërryn e të ndez e të vdes padurimi me pa big brotherin politik të radhës. E kupton në çfarë të kanë shndërruar? Në vuajerist! Po po, të kanë bërë plak manjak që hap një vrimë te gazeta dhe përgjon çiftet nga liqeni, pa i rraf fare se ku i ka kalamajt e vet. Të kanë marrë më qafë!
Bravo shamku
Vetem se ne duhet ti leme rehat kur shke….ne ne shtepite e tyre me leket e tyre .
Zyrat e shtetit moj vajze e mbare resturohen me leket tona, keta paguhen nga leket tane,vjedhin nga leket tane ,ne nje vend publik qe duhej teorikisht te na sherbente ne . Dhe ne fund kur njerezia nuk ka pune per te punuar e leke per te ngrene
eshte tallese alla rilindje qe te na kerkohet qe ti leme rehat edhe kur ju paguajme dhe kurvat.
Apo atij tjetrit qe I paguajme edhe rrugen edhe hotelin se nuk I del I shqiptarit po I pelqen I brazilianit.
Ledi une e di qe ju rilindasit jeni mendje hapur
Po si do te vinte ty nese yt shoq te bente palle gjithe diten me leket e tu, te sillte ne zyren qe ti ke bere me leket e tu ndonje kurve e ne fund te te kerkonte ti paguaje dhe sherbimin?
A e kupton ca thua a e kupton ne c’llume keni rene e notoni?
As ne shoqaten e prostitutave nuk do gjendej nje e tille qe te merte persiper te shkruante e te mbronte kete qe ke vendosur te mbrosh ti.
PS:A ke guxim qe kete arsyetim tia besh edhe femijes tend?
1. ne kohen e Dulles nuk futeshin nen çarçaf por nen dhe2. tashti varet nga paret qe kan se ku fute.3. eshte politika ajo qe i merr ne qafe shqiptaret me korrupsion(lexo vjedhje) , me shpifje e perbaltje jo vetem te kundershtreve por dhe te atyre qe nuk ju nenshtrohen, me dasi fetare e krahinalizem ( dhe dialekte si ti).
Ledi….mos u bëj e ngjashme me Z.Makbeth.Koha e parë , ishte diktaturë , por i bëri shqiptarët nga primitivë , të dashuronin me të vërtetë, djalin, vajzën , atëdheun, punën, pavarësisht se si….le të mos gjykojmë …thotë i madhi Montaneli që studjohet në të gjitha universitetet europiane.Ndërsa për kohën e sotme, nuk gjejmë dot një përcaktim , demokraci , diktaturë, gjysëm….gjysëm….anarko..fashizëm, anarko feudalizëm…sepse po u rikthejmë pronat turkoshakëve dhe pasardhësve të tradhëtarëve…individualizëm farwest.Sepse kur studjoja unë në leksione përsëritej nga të profesorët e mij, Demiraj, Dodi, Domi, Pernaska….se gjuha nuk ka karakter politik e klasor, ndërsa sot bëhen debate absurde….Në të gjithë botën gjuha letrare është bazuar në një zonë…..në iItali në Toskanë…dhe askush nuk guxon të diskutojë , edhe pse pothuajse të gjithë rajonet kanë dialektet e tyre gati të pakuptueshme midis tyre
Te lumte Olimpia. Respekt dhe jete te gjate.
Ja ke fut kot ! Po kot fare………
Zonje, Ju kam shkruar e komentuar dhe here te tjera: Diagnoza e shoqerise sone kerkon projekt dhe racionalitet dhe jo emocione. Ne formen me mizore te dhimbjes keni prekur zemren time dhe te shqiptareve e kaq! Cfar pastaj! Per cfar jeni zgjedhur?! Bota, ose me sakte ketu ku punoj e jetoj une, ben e ka projekte racionale per integrimin e shoqerise. Merr kontigjente milionash refugjatesh dhe ne baze te projekteve i kthen ne qytetare aktive, i kthen ne njerez e perkthyer me gjuhen shqipe. Cfar beni ju shkencetaret, deputet apo intelektualet per ta bere shoqerine ne lartesine e kohes. Hic! Jo, nuk beni hic, po beni djallin. Djallin e ben politika e po ben shume mire. Ju jeni modeli i ndyresise e poshtersise, pra universi ku rrotullohet pulsi i kesaj jete te percunduar. Per kete fol, per partin ku ben pjese fol, per politiken fol … e mbaj qendrim qytetarje…Ju, politika e ka marre ne qafe kete popull.
pajdhi asht i majr.Ne cdo sistem kjo leme ( maxima) nuk ka pasur firo.Para pajdhit t majr jane dorezuar ,mbreter ,perandore ,deputete ( m+f) etj ,etj.Populli yne e ka care rrugen historise tuj q. pajdh e tu bo fmij oj taj dhaskalice ( jo me shpate ne dore ) /.
Mos shkruaj me ne dialekt se dukesh me antipatike nga c’je ne te vertete. Ose te pakten mos i boto neper gazeta!