Kryeprokurori Adriatik Llalla ka sekuestruar dy pajisje përgjimi Pi2 e Gi2 të padeklaruara dhe ka pezulluar hetimin, nuk heton Imamin, Zylën, Shehun dhe Berishën
Prokuroria e Republikes po kryen krim mbi krim, ne rastin e pergjimit total nga marsi i vitit 2011 deri ne korrik 2013.
Skandal.al ka mesuar se prej majit te vitit 2014, Prokuroria e Pergjithshme dhe me delegim te saj, prokuroria e rrethit gjyqesor Tirane, ka bllokuar hetimet pas nje kallezimi te ministrise se Mbrojtjes.
Burime te Ministrise se Mbrojtjes i thane Skandal.al se, prej dates 23.05.2014, dite kur kane depozituar kallezimin ne Prokurorine e Pergjithshme, nuk kane dijeni per ndonje hetim te kryer nisur nga kallezimi i kryer.
Askush, asnje prokuror apo oficer i Policise Gjyqesore, nuk ka trokitur ne harkun e dy viteve ne ministrine e Mbrojtjes per te pyetur dhe, pse jo, per te marre prej nesh informacionet e dokumentuara qe ne zoterojme ne mbeshtetje te kallezimit te depozituar-thane burimet.
Ne Ministrine e Mbrojtjes insistojne se asnje hetim nuk eshte kryer deri tani.
Skandal.al thelloi hetimin ne krahun tjeter, ne institucionin ku eshte depozituar kallezimi i ministrise se Mbrojtjes, prokurori.
Skandal.al mesoi se, pas kallezimit te ministrise se Mbrojtjes, prokuroria prane Gjykates se Shkalles se Pare ne Tirane, ka regjistruar procedimin penal me numer 4013.
Por kjo prokurori, gjashte muaj me pas, tamam si per te mbyllur vitin, me 31 dhjetor 2014- ka vendosur “pezullimin e hetimeve per procedimin penal nr.4013 te vitit 2014”.
Kete vendim kjo prokurori nuk ja komunikuar kerkujt, as kallezuesit!!
Nuk dihet ende cfare veprimesh hetimore kishte kryer deri me 31 dhjetor 2014 prokuroria, kur ne institucionin qe kallezoi e ku eshte konsumuar i dokumentuar krimi, nuk ka trokitur kerkush, qofte edhe per nje dokument te vetem.
Por mesa duket, prokuroria eshte perpjekur shume te ndertoje nje mur, pas te cilit me vullnet te plote as qe do te kaloje.
Skandal.al mesoi se prokuroria e ka kryer nje veprim, ka sekuestruar paisjet e pergjimit, Pi2 pasive dhe Gi2 aktive.
Paisjet e pergjimit jane prova me e qarte e ketij krimi dhe, vetem me kaq, prokuroria duhet te merrte nen pergjegjesi penale gjithkend qe figuron ne dokumenta si urdherues, bleres, administrues, perdorues, nderhyres ne ato paisje dhe me tej akoma, cilindo qe ne shkelje te ligjit i ka nxjerre ato jashte Shqiperise.
Por prokuroria nuk ka vullnet ta beje kete.
Ne menyre te befte, prokuroria ka vendosur te shkoje larg- deri te ekspertimi i paisjeve te pergjimit, menjehere.
Skandal.al ka mesuar se prokuroria ka trokitur per kete ne dy dyer institucionale, por prej andej ka marre pergjigjen e qarte se ishin ne kushtet e pamundesise per ta realizuar ate.
Qofte drejtoria e Policise Shkencore ne Tirane, qofte zyra diplomatike amerikane permes se ciles prokuroria kerkoi ndihmen e FBI, e kane drejtuar prokurorine ne origjine, tek kompania prodhuese.
Ketu muri ka arritur lartesine e kerkuar me ngulm, per te stopuar para tij gjithcka.
Leter porosite e prokurorise ne Izrael-vendi i origjines se kompanise prodhuese te pergjimit Verit, as qe kane marre pergjigje.
Keshtu, nje film i gjate 6 muaj pa hetime, ka arritur ne fund, me deshire.
Prej 31 dhjetorit 2014, kur u arrit me sukses ketu, prokuroria nuk ka kryer as edhe nje veprim tjeter hetimor, me deshire gjithnje.
Krim mbi krim
Mos hetimi i krimit me te rende kushtetues te ndodhur ne 25 vite ne Shqiperi eshte nje krim i rende me vete.
Prokuroria e Pergjithshme-nen autoritetin e centralizuar te se ciles kryhen hetime, por edhe prokuroria e Tiranes nen pergjegjesine e se ciles u rregjistrua ne majin e vitit 2014 nje procedim penal, po konsumojne kete krim.
I konsultuar me ekspertet me te mire ne vend, Skandal.al mesoi se vete paisjet e pergjimit te sekuestruara, perbejne nje prove te forte per te marre nen procedim penal nje rresht te gjate me zyrtare te ministrise se Mbrojtjes, te perfshire ne menyre te drejtperdrejte ne kete krim.
Sipas tyre, ligji ka percaktuar shume qarte, institucionet qe mund te kryejne pergjime te telekomunikimeve ne Republiken e Shqiperise.
Po sipas tyre, Prokuroria e Pergjithshme eshte autoriteti absolut qe ka kontrollin e plote mbi kete veprimtari.
Pra vetem Prokuroria e Pergjithshme ka tagrin ta beje nje proces te ligjshem; nese ndodh jashte saj, pergjimi eshte teresisht i paligjshem dhe si i tille eshte nje krim i rende.
Ekspertet i thane Skanal.al se, ne kete rast, Prokuroria e Pergjithshme e ka patur shume te lehte te provoje qe ne origjine krimin.
Qe tek paisjet e pergjimit-spjegojne ata.
Prokuroria e Pergjithshme, me sekuestrimin e paisjeve, brenda se njejtes godine-zyrat e saj te protokollit dhe arkivit, menjehere, mund te verifikoje nese paisjet e pergjimit Pi2 pasive dhe Gi2 aktive, jane deklaruar ne Prokurori ne disponim te ministrise se Mbrojtjes dhe Sherbimit Informativ te Ushtrise.
Nese rezulton qe te mos jene deklaruar, atehere krimi eshte i konsumuar-thone ekspertet. Provat jane pasijet e sekuestruara-vijojne ata.
Skandal.al qemtoi edhe nje here me kujdes te gjithe dosjen qe disponon dhe, e dokumentuar, prej saj rezulton:
Ish ministri i Mbrojtjes ArbenImami ka firmosur urdhrin per blerjen e dy paisjeve operacionale-te pergjimit. Ai e ka ndryshuar urdhrin e tij per ti dhene autoritet te plote SHIU-t te prokuroje vete, drejtperdrejte, blerjen e dy paisjeve te pergjimit.
Ish ministri i Mbrojtjes Arben Imami e ka bere kete pa kerkese te Shtabit te Pergjithshem, madje pa dijeni te tij, fare. Blerja e paisjeve nuk ka qene kurre e planifikuar ne planet e investimeve dhe modernizimit te Ushtrise. Ministri Imami, ne urdhrin e tij i eshtte referuar nevojave urgjente dhe situates se krizes, duke genjyer qellimisht.
Drejtori i SHIU-t Ylli Zyla, ka nenshkruar cdo urdher, korrespondece dhe, kontratat ne fund, per blerjen e dy paisjeve te pergjimit, duke ndjekur procedura ekstra, te paligjshme ne raport me detyrimet ligjore.
Drejtori i SHIU-t Ylli Zyla, nuk ka aplikuar per Licence Importi dhe “perdorues i fundit” (end user), ne rastin e blerjes se dy paisjeve te pergjimit. Ligji nr. 9707 date 05.04.2007, detyron ate dhe cilindo importues tjeter, te aplikoje per keto dy dokumenta. Sipas ligjit, dy dokumentat ne fjale jane detyrim dhe, permes tyre, perdoruesi i fundit, ne rastin ne fjale SHIU, percakton vendin e instalimit dhe qellimin e fundit te perdorimit te ketij malli, por edhe garanton se, mallrat nuk do te perdoren ndryshe nga cfare percaktohet ne certifikate.
Drejtori i SHIU-t Ylli Zyla nuk mund ta bente kete, ndryshe do te zbulohej.
Por drejtori i SHIU-t Ylli Zyla ka bere me shume se kaq.
Perpara marrjes ne dorezim te paisjeve, drejtori i SHIU-t Ylli Zyla, ka nenshkruar vete nje certifikate te perdoruesit te fundit, me numer nr.21/2, date 21.02.2011.
Kjo certifikate nuk eshte leshuar nga AKSHE-sipas ligjit dhe, nuk eshte nenshkruar nga nje autoritet i percaktuar ligjerisht per kete, konkretisht sekretari i pergjithshem i ministrise se Mbrojtjes.
Skandal.al duke konsultuar deri ne fund dosjen me dokumenta, veren se kjo certifikate, nuk egziston e regjistruar as ne AKSHE dhe as ne protokollin e SHIU-t.
MEICO, ndermarrja e skandaleve te ushtrise, eshte perdorur per pagesat e zhdoganimit te pasijeve te pergjimit; ka nje shkrese te saj per transferim fondesh ne daten 25.03.2011 ne shumen 101.960 leke ne favor te deges doganore Rinas, pike ku kane hyre paisjet.
Por ne dogane ato jane deklaruar si artikulli “Amplifikator per paisje elektronike”.
Pra, deri tani nuk ka asnje gjurme zyrtare ne agjencite ligjzbatuese te shtetit, nga ato brenda ministrise se Mbrojtjes deri ne dogane, ku paisjet pergjuese te jene deklaruar nga ministria e Mbrojtjes dhe posacerisht nga SHIU.
Madje madje, nje xhungel datash hedhin dyshime te forta mbi kohen kur keto paisje kane hyre ne Shqiperi;
Data e dergimit te mallit sipas dokumentave doganore eshte data 15.03.2011.
Deklarata doganore (manifesti), mban daten 31.03.2011, pagesa e detyrimeve doganore nga Meico mban daten 25.03.2011, fatura dalese e kompanise shitese te mallit Port Croft Ltd mban daten e perpilimit te dokumentave ne 11 dhe 14 prill, dite kur jane bere dhe hyrje ne SHIU.
Ne datat 11 dhe 14 prill 2011, te dy paisjet, ndryshe nga sa thuhet ne urdher pagesat e MEICO per zhdoganimin e tyre, jane bere hyrje ne zyrat e SHIU; dy paisje pergjimi me specifikime te cilesuara sekret-Pi2 pasive dhe Gi2 aktive.
Pra ne keto data, paisjet jane deklaruar zyrtarisht ne nje dokument shteti qe deshmon se, pasijet e pergjimit jane ne ministrine e Mbrojtjes.
Por as ne kete date dhe ne asnje date tjeter deri ne diten e kallezimit, keto paisje nuk jane deklaruar ne Prokurorine e Pergjithshme, autoriteti shteteror i ngarkuar me ligji per lejimin dhe kontrollin e pergjimeve ne Shqiperi.
Por ka ndodhur me shume.
Paisjet jane instaluan ne ambjente te ndryshme publike ne Tirane, ne periferi dhe mu ne zemer te saj, ne nje makine te SHIU-t, jane ndezur dhe jane bere funksionale dhe, perseri prokuroria nuk eshte njoftuar; prej saj nuk eshte marre asnje leje.
Edhe me shume akoma.
Paisjet jane instaluar ne zyra shteterore-sic zyrat e SHIU-t ne ministrine e Mbrojtjes, jane ndezur dhe jane bere funksionale, kane pergjuar gjithcka dhe serisht prokuroria nuk eshte njoftuar.
Paisjet jane testuar per efekt te certifikimit per modulet e instaluara ne to, ne permbushje te kontrates;
jane ndezur dhe kane pergjuar te kater rrjetet kombetare te telefonise se levizeshme ne Shqiperi-testim i deklaruar i suksesshem dhe, perseri prokuroria nuk eshte njoftuar.
Prodhuesi i kontraktuar qe zhvilloi testimin, ka leshuar certifikata zyrtare pas testimit qe deshmojne mundesine e nje “pergjimi total” permes tyre dhe, prokuroria perseri nuk eshte njoftuar.
Me keq akoma, paisjet jane bere funksionale dhe operativet e SHIU-t kane pergjuar nga zyrat e tyre ne ministrine e Mbrojtjes dhe jashte saj, permes makines levizese ku ishte instaluar paisja pergjuese aktive Gi2 dhe, prokuroria edhe nje here nuk eshte njoftuar.
Ka ndodhur qe SHIU ka patur nevojen te fshije cdo te dhene te regjistruar ne te dy paisjet e sherbimit dhe, perseri, ka blere materiale te dokumentuara si pjese te ketyre paisjeve te pergjimit dhe, serish nuk jane deklaruar ne AKSHE, nuk jane deklaruar ne dogane, nuk jane deklaruar ne prokurori.
Perkundrazi, drejtori i SHIU-t ka tentuar ti paguaje si makina te perdorura dhe eshte refuzuar nga kompania e origjines Verint.
Paisjet jane bere serish funksionale dhe, kane qendruar ndezur me mundesine e pergjimit te garantuar nga modulet e instaluara e te licensuara prej prodhuesit, ne to dhe, perseri prokuroria nuk eshte njoftuar. Te tilla kane shkuar per 50 dite ne Kosove dhe, perseri prokuroria nuk eshte njoftuar.
Te gjitha keto te dokumentuara dhe te provuara nga dy pasijet e pergjimit te padeklaruara, qofte edhe thjesht nga prezenca e tyre.
Kur u blene, qellimi i deklaruar ishte perdorimi i tyre nga forcat tona ne misione jashte Shqiperise.
Por nuk u deklaruan kurre si te ardhura ne Shqiperi. Prokuroria e ka proven qe ato kane qene ketu-i ka te sekuestruara.
Nuk dolen kurre nga Shqiperia prej marsit te vitit 2011 deri ne 31 korrik 2013, u perdoren ketu dhe, prokuroria i ka provat per keto, dokumenta dhe me shume se kaq.
Atehere, perse prokuroria ka bllokuar dhe pezulluar hetimet kur krimi ja ben muuuuu?!
Nje zell i madh i Prokurorit te Pergjithshem per te mos hetur kurgje ne kete vend eshte arsyeja, posacerisht kur behet fjale per Salih Berishen dhe hierarket e tij-Arben Imami, Ylli Zyla, “celulen politike e teknike te pergjimeve”.
Jane te pakten dhjete zyrtare te perfshire ne kete krim te rende:
Sipas dokumentave, zyra e SHIU-t ne ministrine e Mbrojtjes, ne periudhen ne fjale, mars 2011-korrik 2012, drejtohej nga nenkolonel Perparim Gega dhe, nen varesi kishte dy specialiste- Arlind Logun dhe Gjergj Bodurin. Aksesi ne kete zyre ishte i kufizuar ne zyrtaret e mesiperm dhe tek, Ylli Zyla-drejtor i SHIU-t, zevendesi i tij Sokol Pollozhani, shefi i IT Flori Olldashi, shefi Cyber Xhelal Shehu, dy specialistet e trajnuar per perdorimin e dy paisjeve te pergjimit Ma.Ao dhe Ri.Le.
Padyshim, ketyre ju shtohet ministri i Mbrojtjes, firma e te cilit ndodhet mbi cdo urdher per blerjen e ketyre paisjeve, Arben Imami.
Ky krim duhet hetuar, asfare per interesa te politikes e politikaneve qe ankohen rendom si viktima te ketij krimi.
Por per interesa te qytetareve qe ne cdo kohe mbeten me te rrezikuarit nga krime qe cenojne rende lirite dhe te drejtat e tyre.
Prokurori eshte nen akuze tani.
Kater jave te shkuara, Prokurori i Pergjithshem u thirr dhe u detyrua nga Presidenti Nishani te investohet ne hetimin e nje ngjarje-situate pergjimi, e konsideruar e paqene nga qeveria shqiptare, qeveria italiane dhe agjencite respektive te tyre.
Perfshirja e Prokurorit te Pergjithshem ne kete histori e ben edhe me te rende akuzen ndaj tij, kur ke parasysh se ai ka sekuestruar dy paisje pergjimi te padeklaruara ne territorin e Republikes se Shqiperise dhe, ka bllokuar e pezulluar hetimin per to prej nje viti e gjysem.
Po prokurorin kush e heton?
Po car do hetoje llalla nuk ka kellqe te hetoje se ja ka tredhur tribuja e UDB berisha me Co,,,car do hetoje llalla nuk ja mbane tapa se ja ka care qysh kur saliu,lalla eshte nje militant i pashkolle i katapultuar ne ate institucion,po te kishte sot shtet+drejtesi llalla me eproret e tij du ishte me ne ndonje qeli izolimi pas hekurave,turp plera qe kane ndyre kombin plot 26-vjet…
Ore qe duhen pergjuar te gjithe ska dyshim por te dhenat he perdoren per forcimin e sigurise dhe te rendit kushtetues.
Po Imami pse eshte zhdukur nga TV. Imam e di ca ke bere. Jo vetem ti por edhe ata qe ke lene pas. Ke pergjuar me urdher kedo, Ke cenuar sigurine kombetare. Ke cenuar marredheniet me partnere strategjik dhe naton. Po perse? Do vij shpejt dita kesaj pyetje do i pergjgjesh, ti dhe te tjeret, po nuk arritet te arratiseni.
Pak hajgare ne kete kohe kolere :
“BOMBAT E PERGJIMIT” DHE PORDHAT E NASTRADINIT
– Adriatik Palla dhe prokuhorat e tij vazhdojne hetimet… Pse!?
– Nga Alban Dega, Nju Jork
Sot ra zjarr ne pallatin ku banon Sali Berisha … Alarm !
Te dyshuar kryesore jane Edeskovari dhe Sajeshullazi… I treti i musketiereve ne radhe eshte Erion Veliaj” sipas fonogramit urgjent te “Qytetarit Dixhital ” Kolonel Sales drejtuar Mareshallit Berisha dhe kapterrit Bujar Nishani.
Lajmi konfirmohet edhe nga shefi i SHISH-it Visho Ajaz Gazidede.
Kryeprokurori i Republikes se Lazaratit Adriatik Palla ( shkurtim i fjales Rrumpalla … ose Palla e Ariut ) , qe nuk ka lene asnje krim te rende pa zbuluar, hetuar e kopsiitur me sukses si ato te Kusarise 500 milione euroshe te Autostrades se Kombit te CEZ-it, te masakres se 26… viktimave te Gerdecit, te kater protestuesve te ekzekutuar pa gjyq e pa asnje faj me 21 Janar 1911, te miliona euoreve te Arben Imamit per reklama te Klanit e co. dhe per pajisje pergjimi te kunderligjshme per SHIU-n, megaskandalet e Ardian Fullanit, Genci Pollos, ekzekutimin makaber te bankierit Artan Santo nen hunden e Presidences, Kuvendit dhe Kryeministrise, per minimin e gjyqtarit Konomi ne mes te dites per diell e ne qender te Vlores me C-4 ahst si te ish- kryetarit te PDK-se se Malesise se Madhe Aleksander Keka…
Aq i sukseshem ka qene sa ka harruar edhe te beje apel per deshtimin e dosjes se Fullanit e qindra te tjera qe kane zene pluhur ne zyrat e tij… dhe ” tani nuk mund te bejme asgje”, sic i tha pa piken e turpit “Zerit te Amerikes” gjate vizites se suksesshme ne SHBA ku nuk e priten as portieret e FBI-se amerikane. Si mund te takonin syshqiponjat amerikane nje buf kenetash qe e ka zene kllapia mbi dosjet madhore te krimit dhe korrupsionit qe ben mu .
Nuk ka faje eshte teper i zene me deklaratat kunder reformes ne Drejtesi se bashku me Mafian Politiko- familjare te Familjes… Konflikt i hapur interesi dhe veprimtari destabilizuese e antikushtetuese e mirefillte !
Por ai eshte hazer xhevap, rrufe e vertete sa peshperijne tutoret dhe monitoret e tij mafioze….
…Sapo leshon nje pordhe Plaku i Vicidolit…. Palla zgjohet dhe versulet si rrufeja dhe bashke me median ne sherbim te familjes i ben ato “bomba atomike ”
Jo vetem aq… Por edhe kerkon te marre ne pyetje dhe i shpalle si te pavlefshme deklaratat e shefit te sherbimeve sekrete italiane, nje nga 11 me te fuqishmet ne Bote per pajisjet sterbvitore qe i kishte nenshkruar Presidenti i sotem Bujar Nishani qysh ne vitin 2008 kur ai ishte Minister i Brendshem sigurisht edhe me miratimin e Berishes pa te cilin as sot ai nuk shkon as ne banjo …
Shkon deri aty sa edhe kerkon pergjigjet me shkrim te tij per pyetjet te Prokuhorave te Plepave te Tiranes!
Shashka per te terhequr vemendjen dhe fituar kohe per grushtin e deshtuar institucional te shtetit te komanduar nga Mareshalli Berisha dhe zbatuar nga kapterri Bujar Nishani ne bashkepunim me kreun e SHISH-t, Visho Ajaz Gazidede dhe Prokurori i Pergjithshem Adriatik Llalla per “pajisjen e pergjimit’ qe Edeskobari e Sajeshullazi u kishte vendosur 385 shtetareve te vet dhe opozitareve te reformave ne drejtesi,
“Bomba: e pergjimit na doli nje pordhe me shume te Plakut te Vicidolit!
Po zjarri i sotem!?
… Pas hetimeve doli se Sales i ishin djegur fasulet qe i sherbjne si lende te pare, lexo barut per ” bombat” e tij
Hajde Palle Rrumpalla hajde! Hajde Palle Ariu hajde !
SHENIM: SHKRUAR ME 21 MAJ 2016. RIBOTOHET PA ASNJE NDRYSHIM
thuthuqin ta hetoje ghykata e HAGES BASHKE ME SHPUREN E SALIH BERISHEN QE KETIJ POPULLI VETEM TE KEQIJA I KANE SJELLE,KETO GJERA TE SHOHI z .LU.
Zgjedhjet e vitit 2013 nuk e cenuan sundimin e Sali Berishes ne Shqiperi, vetem i hoqen barren e rende te qeverisjes.