Deti Mesdhe është kthyer prej kohësh tashmë në një varr masiv, ku me mijëra refugjatë janë mbytur, ndërsa lundronin drejt një jete më të mirë në Europë. Por, ajo që ka ndodhur të premten në qytetin Zuëarah të Libisë, ka patur përmasat e një makthi. Rreth 100 trupa refugjatësh janë shfaqur papritur në brigjet e qytetit. Trupat gjysmë të dekompozuar mendohet se i përkasin refugjatëve nga vendet e Afrikës Nën-Sahariane, ndërsa ende nuk dihet se kur janë mbytur.