I pari që mori fjalën në mbledhjen e radhës së dy qeverive, ishte kryeministri i vendit pritës Isa Mustafa. Ai foli për sukseset që ka arritur Kosova dhe nevojën e një bashkëpunimi më të ngushtë për ta çuar më tej këtë progres.
Në lidhje me marrëdhëniet me fqinjët, Mustafa tha se qeveria që drejton mbështet dialogun me Serbinë, ndërsa për demarkacionin me Malin e Zi theksoi se këtij të fundit nuk i është dhuruar asnjë metër katëror tokë.