Vetëm pak minuta më parë protestues që kundërshtojnë ndërtimin e HEC-ve në lumin Vjosa, janë futur në brendësi të sallës, ku po mbahej takimi midis zyrtarëve të Ministrisë Energjitike dhe disa bisnesmenëve grekë, dhe kanë protestuar me pankarta kundër asaj që ata e cilësojnë projekti shkatërrimtar i të vetmit dhe të fundmit lum të egër në Evropë.
Siç shikohet edhe nga fotot, dy protestuesit, Eljan Tanini dhe Andi Tepelena, kanë hyrë në mbledhje e cila zhvillohet në Hotel Tirana me pankarta në duar ku shkruhej “Jo digës në Vjosë”.
I pranishëm në këtë mbledhje thuhet se ka qenë edhe zv/ministri i Energjitikës.
Ai ka thene se, sic eshte pohuar edhe nga kryeministri, se qeveria eshte per mbrojtjen e Vjoses si Park kombetar dhe nuk do te ndertohen HEC-e nga Kalivaci e siper.
Pas demostrimit, dy protestuesit kanë dalë të qetë nga salla, pa incidente.
Ky qe duket ne foto eshte Lavdosh Ferruni.
4 milione shqiptare e vetem dy protestues! Ja ky eshte niveli i ndergjegjes se nje populli qe fle.
Por me dy lule s’ka Pranvere!