Derbi Epsom njihet edhe si gara e të pasurve në Mbretërinë e Bashkuar. Ajo është një garë kuajsh historike, e cila zhvillohet prej vitesh në Londër dhe në të marrin pjesë figurat më të rëndësishme të vendit, përfshirë edhe Mbretëreshën Elisabeta II.
Megjithatë, kjo garë është e njohur edhe për dhunën dhe përleshjet mes bandave të ndryshme të basteve. Edhe këtë vit, përleshjet nuk kanë munguar, ndërsa dy persona janë goditur me thikë dhe rreth 11 të tjerë janë arrestuar nga policia. Kaosi ka përfshirë të pranishmit, ku edhe vetë Mbretëresha Elisabeta II, ishte duke ndjekur garën.