Lirohen nga paraburgimi Drejtoresha dhe Infermjerja e Qëndrës së Zhvillimit Social në Shkodër. Gjykata dha këtë të shtunë masën arrest shtëpie për të dyja.
Arrestimi i tyre u bë pas një hetimi dy javor nga ana e Prokurorisë së Shkodrës ku u konstatua se në qendrën e zhvillimit social pacientët ishin bërë pre e dhunës seksuale dhe asaj fizike, ndërsa dy të arrestuarat ndonëse ishin vënë në dijeni nuk kishin marrë asnjë masë parandaluese.