Policia Tajlandeze ka sulmuar disa ditë më parë një tempull Budist, pas dyshimeve se murgjit aty kryenin kontrabandë me kafshë të egra, një pjesë e të cilave në rrezik zhdukjeje. Deri më tani, janë arrestuar 22 persona, duke përfshirë edhe tri murgjë Budistë, ndërsa ajo çfarë kanë zbuluar punonjësit e policisë, ka qenë tronditëse. Mes lëkurëve që do të shiteshin dhe pjesëve të ndryshme nga trupat e kafshëve, ata kanë gjetur edhe këlyshë tigri të ngordhur, futur në kavanozë qelqi.
Tempulli prej dekadash ka qenë një atraksion për turistët, të cilët paguanin për të parë nga afër dhe për të përkëdhelur kafshët e egra.