"I paprekshmi," përballja ikonike e Muhammad Ali me Michael Dokes

4 Qershor 2016, 16:38Sociale TEMA
"I paprekshmi," përballja ikonike e Muhammad Ali me Michael Dokes

Ajo ishte thjesht një ndeshje spektakli, jo e vlefshme për ndonjë titull dhe me siguri jo një nga më të rëndësishmet për Muhammad Ali. Megjithatë, ndeshja e vitit 1977 kundër Michael Dokes do të kthehej në një nga ndeshjet ikonë dhe shembulli më i qartë i teorisë së Muhammad Ali: Fluturo si flutur, picko si bletë. Kjo, për arsyen se në një nga raundet, Ali i vendosur në cep të ringut, arrin të shmangë 21 goditje të kundërshtarit të tij. Ndonëse Muhammad Ali atëherë ishte 35 vjeç, ndërsa Dokes një 19-vjeçar energjik dhe kampioni i ardhshëm botëror për peshat e rënda, ai arriti të qëndronte për tri raunde me radhë,  pa u dorëzuar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje