Ashtu siç paralajmëruan një ditë më parë, qytetarë të Shoqatës Çamëria dhe të tjerë kanë dalë që heret në mëngjes në protestë ndaj Ministrit të Jashtëm grek i cili viziton këtë të hënë Shqipërinë.
Protestuesit së bashku me kreun e PDIU-së Shpëtim Idrizi, janë mbledhur para ministrisë së jashtme me moton“Unë jam shqiptar i Çamërisë, unë ekzistoj”! Idrizi tha se Greqia duhet të heqë menjëherë ligjin e luftës.