“Gjyqtari që pezulloi Haki Çakon, ka liruar vrasës dhe përdhunues dhe sot bën shërbime politike”

8 Qershor 2016, 11:57Kronika TEMA

Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri ka reaguar ndaj vendimit të Gjykatës së Tiranës për pezullimin nga detyra të drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, Haki Çako me kërkesë të Prokurorisë së Tiranës me akuzën e shpërdorimit të detyrës.

Tahir duke folur nga sheshi “Nënë Tereza” në panairin e Policisë së Shtetit, akuzoi se vendimi është tërësisht politik dhe tha se vendimi është marrë nga një gjyqtar që ka lidhur vrasës dhe përdhunues dhe që është shkarkuar nga detyra për korrupsion dhe mos përmbushje të detyrës.

“Po kush është gjyqtari që vendosi? Është një gjyqtar i shkarkuar për korrupsion dhe për mos përmbushje të detyrës.

Ka liruar nga burgu persona për vrasje të mbetur në tentativë, përdhunim në tentativë, vjedhje, përdhunim. U shkarkua dhe disa vite më pas u kthyer sërish në detyrë”, tha Tahiri duke shtuar se Çako ka ushtruar detyrën me devotshmëri dhe ndershmëri.

Ka liruar nga burgu të paktën 7 herë njerëz të akuzuar për vepra të rënda penale, për tentativë vrasje, për përdhunim, vjedhje me armë, i ka liruar nga burgu. Dhe ky gjyqtar u shkarkua. Dhe papritmas kthehet në detyrë. Po si mund të kthehet në detyrë një gjyqtar që liron një vrasës nga burgu, një përdhunues nga burgu, një jneri që vjedh me armë? Dhe ky gjyqtar ka kurajon për të shkelur ligjin me të dyja këmbët dhe për të dhënë një vendim tërësisht politik

Ky gjyqtar është fytyra e vërtetë e atyre që nuk e duan reformën. Ky Aliaj është fytyra e vërtetë e gjyqtarëve që ne nuk pranojmë e nuk duam. Ky është fytyra e korporatës së korruptuar dhe shërbëtorëve politikë, sepse detyrën e kanë dhuratë nga pushteti edhe në kurriz të përdhunimeve e vrasjeve. Ky gjyqtar, ky Aliaj që liron vraës e përdhunues, që është shkarkuar dhe rikthyer në detyrë për shkaqe proceduriale.

Përfaqësuesi i fronti të Keqes që përfshin prokurorët e gjyqtarët e qelbur nga koka që mbrohen nga shqupistë të qelbur nga koka që nuk duan reformën në drejtësi. Të cilët duan të mbajnë Shqipërinë peng. A keni dëgjuar se çfarë thonë? Duan vende të rezervuara. Çfarë janë vendet e rezevuara? Janë bunkeri i sigurtë për të futur dhe për të mbrojtur gjyqtarë të tipit Aliaj në sistemin e drejtësisë. Vendi i rezervuar është vend parkimi për gjyqtarë të korruptuar.

Flasin për drejtësi të pakapur, por unë nuk di njeri që ta dijë sot sistemin e drejtësisë të pakapur. Është drejtësia e kapur sot? Sigurisht që është. E kapur peng.

Ky Aliaj që ka liruar vrasës e përdhunues, sot u shërben porositësve politikë. Kjo nuk është drejtësia që ne duam për Shqipërinë e gjeneratës tjetër, për shqitparët që janë sakrifikuar në vite e dekada që Shqipëria të jetë më e drejtë, që ligji të jetë njësoj për të gjithë, që institucionet të bëjnë detyrën, pavarësisht se kush është në pushtet, pavarësisht problemeve që koha ka grumbulluar.

Beteja jonë është kundër frontit të së keqes të atyre në sitemin e drejtësisë, gjykata e prokurori edhe në politikë, që nuk e duan reformën e drejtësisë”.

Dyshimet për gjyqtarin Arjan Aliaj

Arjan Aliaj është një njohje e vjetër për shërbimet politike

Me një shikim të shkurtër në motorin kërkues të Google për ata që nuk kanë kujtesë, mund të shihet se bëhet fjalë për rastin e dënimit të 30 protestuesve të opozitës pjesëmarrës në protestën e 21 janarit të vitit 2011, nga 116 personat e ndaluar, nën akuzën e dhunës ndaj institucioneve dhe akuza të tjera të rënda të armëmbatjes pa leje dhe përdorimit të sendeve të forta ndaj policisë.

Eshtë pikërisht gjyqtari Arjan Aliaj njeriu që i gjet i gatshëm për të dënuar me burg protestuesit paqësorë, ndërkohë që ekzekutorët e Gardës së Republikës u morën në mbrojtje nga kryeministri i asaj kohe Sali Berisha dhe qëndruan të lirë për shumë e shumë kohë.

Por nuk është vetëm ky rasti i vetëm i gjyqtarit Arjan Aliaj që “goglat” e shortojnë për të gjykuar ngjarje të tjera politike.

Rasti tjetër është ai i marsit të vitit 2013, vetëm pak muaj para zgjedhjeve parlamentare të 23 qershorit të vitit 2013, kur u dënua Bashkim Tahiri, babai i ministrit të Brendshëm aktual Saimir Tahiri.

Akuza asokohe ishte se kishte bërë trafik ilaçesh me çanta shpine.

Një akuzë që nuk u vertetua asnjëherë dhe që mori përmasat e një gjykimi politik, për arësyen e vetme, se i biri i Bashkim Tahirit ishte një ndër eksponentët kryesorë të opozitës së asaj kohe të majtë.

Pra, konçidencat janë me të vërtetë të habitshme pasi sa herë që kërkohet ndonjë shërbim apo lëvizje politike në favor të politikës që dominon gjyqësorin, më konkretisht ish-kryeministrit Sali Berisha, rasti ishte një ditë pas takimit të dështuar Rama-Basha për reformën në drejtësi, gjithnjë “shorti” për gjykimen e çështjeve të mëdha politike u bie gjyqtarëve të provuar në të këtilla raste.

Arjan Aliaj duket se është gjyqtari i radhës, dhe që e ka të përsëritur shërbimin politik.

11 komente në ““Gjyqtari që pezulloi Haki Çakon, ka liruar vrasës dhe përdhunues dhe sot bën shërbime politike””

  1. Artur says:

    Keto jane llogje koti, jane bla bla bla o vella! A keni bythe ju? Kjo eshte pyetja. Reformen ne drejtesi duhet ta kishit bere qe vitin e pare te qeverisjes.
    Tani tregoni qe keni bole, cojeni ne parlament dhe nese nuk gjeni votat qe ta hidhni ne referendum, beni zgjedhjet e parakohshme si referendum per drejtesine.
    Keni bythe apo jo?

  2. Spartaku says:

    Ky gjyqetar eshte qeni qe leh per Sali Berishen.

  3. Gazmir says:

    Ik pirdhu! Vete e ke fajin. Ky dhe shoket e tij dihet qe jane plehra. Duhej te ishin ne burg sot ndersa ti me qyrravitesh.

  4. Genti says:

    Ky i ashtyquajturi gjyqtare eshte njeri nga ato palacot kursante 6-muaj ne Plepa llumrat qe mbrojne krimet shteterore te sali ram berishes TURP..

  5. ALBAN DEGA says:

    Opinione

    CFARE I DINI SHQIPTARET O JU KRYE-KRIMINELET E SHQIPERISE !?

    – Gomare Hasi si Flamur Noka, lope Hollande si Lulezim Bashiqi, apo Feld- Mareshalle te UDB-es SE Beogradit si Sali Berisha… !

    – Partia shtet, Njeriu shtet apo Sovraniteti
    I Sovranit…. “Ne populli, Me popullin , Per
    Popullin” ?

    – Nga Alban Dega, Nju Jork

    Jeni te kapur ne flagrance nga kamerat dhe syte, nga mendja dhe shpirti i sakatuar nje populli te tere
    1-duke vjedhur 500 e ca milione te Autostrades se Kombit…
    A e dine Shqiptaret se kane paguar nga gati 100 milione dollare ne vit vetem per interesin stratosferik 12 per qind te kredise tregtare pasi FMN dhe Banka Boterore nuk pranuan te jepnin kredi me interes te ulet nen 4 per qind!?Sipas eksperteve te tyre, kostoja e saj ishte teper e larte dhe e fryre per shkak te kusarise dhe korrupsionit Berisha- Basha e co? Vetem interes! Kusari e trefishte!!!
    2 – duke hedhur ne ere e masakruar 26, duke plagosur qindra gerdecare te pafajshem perfshi edhe foshnja ne bark te nenes e pleq ne buze te varrit !?
    A e dini se ky ” aksident teknologjik” i Gjin Gjoneve e Saliqeve shqiptare klasifikohet si Krim Kunder Njerezimit ?!
    3- duke ekzekutuar pa vendim gjyqi kater, duke plagosur dhjetra e duke torturuar qindra protestues te pafajshem shqiptare me 21 janar 2011, ne Bulevardin ” Deshmoret e Kombit” ku nuk kishte ekzekutuar as nazifashizmi e as komunizmi Shqiptar?!
    Krime kunder njerezimit dhe Konventes Nderkombetare te Gjeneves kunder Tortures te kapura me ze e figure nga deshmitaret me te padiskutueshem, nga kamerat e medias se lire e te pavarur shqiptare e nderkombetare!!
    4- duke fshire rregjistrimet e kamerave dhe serverin e brendshem te Kryeministrise qe u zbuluan nga maja e hetimit boteror syshqiponjat e FBI- se amerikane!
    5- duke kryer grusht shteti te mirefillte institucional me fyerje prej rrugaci Vicidoli Presidentin Bamir Topi dhe Kryeprokuroren e Republikes se Shqiperise Ina Rama per te penguar hetimet dhe per te fshehe krimin makaber ne flagrance atehere!
    6- duke perseritur grusht shtetin institucional safi vetem nje jave me pare kur me urdher te Mareshalit te UDB-se serbe dhe RIA-s – Agjencise Ruse te Informacionit,pjelle e kucedres sovjetike KGB te Putinit, Presidenti i PDSH-se Nishani, kreu i SHISH-it Ajazi dhe Kryeprokurori Llalla komplotuan kunder Kryeministrit, Kuvendit dhe Qeverise se nje milione votave!?
    7- duke mbrojtur nje Agjent te Milloshevicit dhe UDB- se serbe te kapur ne flagrance me dokumente me pohimin e nenshkrimin e vet si ish- ministri I Brendshem e deputeti i sotem i Sali Berishes, si korrieri i tij me ” Stanishicin, dajen e Damir Fazlicit, dhe vete Sllobodan Milloshevicit, qe e katapultuan ate ne krye te Shqiperise edhe me ndihmen e makartistit William Rajerson”, sipas fjaleve te ish- Presidentit te ndjere Ramiz Alia gjate visites se tij te fundit ketu ne SHBA.
    Flamur Noka eshte korrieri i Sali Berishes me UDB-en Serbe, por edhe me Podesten qe krahas PD-se lobon edhe per Beogradin!
    Jo pse Sales i ha Palla per nje hajvan si Muli por sepse ky di me shume se sa duhet per Berishen!
    Si eshte e mundur qe krye-kriminelet e Shqiperise Sali Berisha, Lulezim Basha, Flamur Noka na bejne jo vetem krye- telallin por edhe krye-prokurorin, like rye- gjykatesin … e dekriminalizimit ne Shqiperi?
    Cka e dini shqiptaret more krye- kriminela te Shqiperise!?
    Gomare si Flamur Noka, lope hollandeze si Lulezim Basha apo Feld- Mareshalle te UDB- Serbe e Beogradit si Sali Berisha!?
    Dorezojuni vullnetarisht Drejtesise para Reformes sepse perfitoni uljen me nje te treten e denimit!
    Keta socialistet e Rames dhe Metes kushedi se c’kane “kurdisur” me Obamen, Bidenin, me e Drejtesine dhe FBI-ne amerikane me Ambassadorin Lu …. qe dine me shume per ju se ju per vete!
    Mos harroni se Zoti Lu vetem kulturen dhe durimin qe ia keni sosur e ka kinez!
    Por shpirtin,betimin dhe misionin e ka 24 karat amerikan… Edhe kur jane mbrapsht si ne Irak apo Libi, ata e cojne misionin deri ne fund!
    E Reforma ne Drejtesi qe ata kane nise eshte po aq e bekuar sa edhe nderhyrja per Lirine e Pavaresine e Kosoves.
    Ajo do ti sjelle jo vetem shtetin, por edhe sovranitetin shtetit Shqiptar. Nuk mund te kemi asnjerin as tjetrin sa te kemi ligj mbi ligjin impunitetin dhe Saliqin!
    Si Obama edhe Biden, edhe Kongresi edhe ambasadori Lu Jane betuar me dore tek Zoti e Kushtetuta amerikane!
    Ne kapakun e saj shkruhet ” Ne populli, me popullin, per popullin…!
    De jure pak a shume thote ashtu edhe ajo e Shqiperise!
    De facto ajo eshte kthyer ne ” Ne Saliu, me Saliun, per Saliun…l”
    Nga Kushtetuta e Partise- Shtet per 45 vjet eshte kthyer ne Kushtetuten e Njeriut- Shtet, Sali Berisha tash e me shume se 25 vjet!
    Populli eshte sovrani, me sovranin e per sovranin” Jo me kusarin e per tiranin!
    A mund te kete sovranitet pa rrenjet e shpirtin e tij sovranin?
    Mos harroni as Zonjen e nderuar Vllahutin! Ajo nuk eshte Dora Bakojanis e Athines!
    Eshte “Dora Hekuri” e BE-se!
    Ua kemi pru ne maje te hundes me keta krye- kriminele makaber qe i kane korruptuar edhe vete fjalet korrupsion e Impunitet me korrupsionin e impunitetin e tyre te tejskajshem!

    Sent from my iPhone

  6. "Horri i Bulevardit" says:

    Mbasi degjova fjalen e ministrit Tahiri, me habiti deklarata teresisht politike e shoqates se gjykatesve, ku mbronte hapur korrupsionin.
    Ministri Tahiri e cilesoi gjyqtarin me emer dhe mbiemer e cilesoi ashtu sic eshte i korruptuar, ku liron vrases e kriminele te krimeve te renda nga burgu.
    Ju “shoqata”e hajduteve te korruptuar, perse ju vjen keq, apo jeni te gjith gjingjona dhe partija ju urdheron se si duhet te gjykoni.
    Sot u binda se gjykata duhet urgjentisht, te gjykohet per vendime te renda te kundraligjshme.
    Ju sjeni shoqate, por jeni nje grup hajdutesh, qe skeni fytyre, por reforma ne drejtesi, do temiratohet dhe jam i bindur se shume prej jush, do ti shohim si te pandehur.

  7. Moza says:

    Ky surratbytha duhet te ishte vete ne burg me ato qe thuhen. I ben sherbim si kelyshi te zotit krimit te shtetit.Po merre urrejtje e neveri nga populli.

  8. aferdita says:

    Ky gjykates duhet varur dhe te behet shembull per te gjithe se ky liron kriminelet ,hajdutet ,vrasesit ,ky eshte 6 mujore si munde te gjykoje ky njeri i nevelit funderine sa e sa njerez te thjesht dhe te pa fajshem kane humbur gjygjin Ky gjykates me ka kerkuar 2000 ero per nje gjygj te thjesht kaqe i poshter eshte

  9. Lali says:

    Pse merreni me gjyqtarin.Mblidhuni dhe shkarkoni Nishanin dha pastaj me radhe dhe mos pyesni asnje as brenda as nderkombetare.Ceshte kjo pune ,po na shpifet jeta me keto gjera , apo dhe ju jeni brenda e beni sikur po luftoni krimin.Nese keni prapanica votoni ligjin aq sa jeni dhe filloni zbatimin e tij se nuk ka per tju thene gje as Europa as Amerika

  10. KOLE GJOKA says:

    hajdudat dhe kriminelat pushojne njeriun me te ndergjegjshem dhe me te sincerte HAKI cakon.
    duhet ta njohesh kete njeri te mrekullushem e punetor si HAKIUN. GJYKATESI QE E PUSHOI ESHTE NJE KALBESIRE E KETIJ SHEKULLI NJE FUNDERINE NJE MASKARA NE SHERBIM TE POLITIKES DJALLEZORE TE PARTISE DEMOKRATIKE.
    MALLKUAR QOFTE DORA DHE PENA E KETIJ GJYKATESI QE PEZULLOI NGA DETYRE NJERIUN ME TE NDERSHEM E PUNETOR.
    FAJIN E KA QEVERIA QE E LA KETE GJYKATES TE NDYRE DHE NUK E BERI REFORMEN NE DREJTESI MENJEHERE PAS MARRJES SE PUSHTETIT NE DORE.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje