Komiteti i Ministrave, dakord me ligjin e ri të pronave, që Nishani do ta anulojë me anë të Kushtetueses

8 Qershor 2016, 13:42Sociale TEMA

Komiteti i Ministrave në Këshillin e europës, është dakord me ligjin e ri të mazhorancës për çështjen e pronave.

1.Duke kujtuar se Komisioni ka mirëpritur miratimin e Ligjit për kompensimin për pronën e shpronësuar gjatë regjimit komunist, si një hap shumë pozitiv në procesin e ekzekutimit të vendimeve në këtë grup të rasteve , vuri në dukje me interes masat tashmë të miratuara në zbatim të tij.

2.Komisioni mirëpriti në këtë drejtim miratimin e fundit të tre akteve të rëndësishme nënligjore, si dhe krijimin e një mekanizmi të monitorimit periodik, që përfshin Drejtorin e Përgjithshëm të Agjencisë, Ministrin e Drejtësisë, Kryeministrin, si dhe Komisionin Parlamentar për Ekonomi dhe Financa dhe Komisioni Parlamentar për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut.

3.Komisioni vuri në dukje në këtë kontekst, se disa çështje  lidhur me kushtetutshmërinë e ligjit të ri janë aktualisht pezull në Gjykatën Kushtetuese të Shqipërisë, e cila ka vendosur të mos të pezullojë zbatimin e Ligjit të ri në pritje të vendimit.

4.Duke pasur parasysh rëndësinë e gjetjes së një zgjidhjeje përfundimtare për problemin jetëgjatë  të shpallur nga gjykimet në këtë grup, inkurajoi autoritetet që të vazhdojnë me gjithë përpjekjet e nevojshme për funksionimin efektiv të mekanizmit në praktikë.

5.Ftoj autoritetet për të mbajtur të informuar Komitetin lidhur me progresin e arritur në zbatimin e tij, veçanërisht në lidhje me miratimin e akteve nënligjore , rezultatet konkrete theksuar në procesin e trajtimit të kërkesave dhe rezultatet e para të monitorimit periodic”, thuhet në një vendim të marrë nga ky komitet, që është siguruar nga TemA, duke qenë se ai nuk është bërë publik ende.

Ligji i ri i pronave kundërshtohet ashpër nga ana e presidentit Bujar Nishani, për shkak të interest të tij personal.

Për këtë arsye, ai është duke ushtruar presion mbi Gjykatën Kushtetuese, për ta cilësuar këtë ligj si antikushtetues.

7 komente në “Komiteti i Ministrave, dakord me ligjin e ri të pronave, që Nishani do ta anulojë me anë të Kushtetueses”

  1. ben says:

    E ropen kete vend e kete popull
    Tani duhet te paguajme me prona shqipraresh edhe ca “ministra europiane “se nuk mjaftonin keta ketu.
    Ligji I pronave qe rilindja ka miratuar eshte grabitje skandaloze e pronave dhe jo vetem kaq po nga makuteria e rilindjes qe nuk do te ktheje me asnje m2 prone por gjithe qytetaret shqiptare duhet te paguajne per kompesimin e pronave te ish pronareve nga qe rilindja eshte makute tokash.
    Nese artikulli eshte per rilindasit ju befte mire.
    Nese eshte per ish pronaret I genjyet 1 here ne 2013 2 here me kete nivel inteligjence e me kete makuteri qe ka rilindja nuk e beni dot

  2. Adeline G Belgium says:

    Mashtrim feminor “pa te keq” i Mero dhelpres. Po Mero po ne ate krah fli ti dhe rilindasit e haremit. Biles Meros do ti japin ca prona free ne Peshtan. Strazburgun spo e ze gjumi per ligjin e konfiskimit te prones se rivdekjes rilindase.
    Prona tek i zoti. Flijeni mendjen politikare dhe llapat e tyre nga Peshtani

  3. anonymous says:

    Sa artikull i dobet !!! Po si e lexoni kaq keq mesazhin? Sic thuhet aty duhet nje zgjithje perfundimtare efektive per kete ceshtje me rezultate konkrete. A mund te na thoni aktualisht si gazetar rezultatet konkrete sipas ligjit te ri ose ligjeve te meparshme ?

  4. ponavjenperte.vjell says:

    jeni bere shume te shpifuuuuur
    filloi gatimi i lajmeve tek mero
    kaq leshko i dini shqiptaret
    ca mediash qe kemi ca gazetar bythelepires
    na e shpifeeeet po na vjen per te vjell

    “funksionimin efektiv te mekanizmit ne praktik” hahhahaha
    keni 3 vjet qe s po leviz asnje dosje
    as nje vendim nuk eshte marr
    dhe per kompesimet akoma ku e la sala jeni tek viti 92-93

    3 vjet pushime iken se kur do i kompesoni te tere per 10 vjet?????
    futje pordhes
    rilindje tamam

  5. Treviso says:

    Antikushtetuse eshte zgjedhja e ulogut si President.

  6. Sul Pumi says:

    Kesj i thone . O STRASBOURG shkel te drejtat e njeriut . Dhe cvendosu nga Franca dhe istalohu ne korene e veriut.

  7. normali says:

    Shpirteziu nuk behet shpirtebardhe kurre. Kurrizos vetem varri ja ndreq kurrizin e shume shprehje te tjera popullore qe pershtaten me ato gjalleses, njerez, qe vetem kundershtojne dhe nuk e dine çfare kundershtojne. E po ne s’kemi marre persiper tu rregullojme shpirtin dhe kurrizin kesaj gjenerates se saliut!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje