Çfarë do të lexoni më poshtë mund të ishte fare mirë shaka, por në fakt është vendimi i Gjykatës së Tiranes për pezullimin e Drejtorit të Policisë, Haki Çako.
Që në fillim, bie në sy “gafa” e cilësimit të Haki Çakos si Drejtori i Përgjithshëm i Policisë. Në fakt Haki Çako, prej më shumë se 1 viti, pas hyrjes në fuqi të ligjit të ri për Policinë e Shtetit, nuk është Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, por thjesht Drejtor i Policisë së Shtetit. Ndërkohë që po sipas këtij ligji, Drejtorë të Përgjithshëm janë 4 punonjës të tjerë, respektivisht Altin Qato, Ardian Çipa, Ylli Imeri dhe Genc Merepeza.
E në qoftë se për analoigji, vendimet e arrestimit të gardistëve për vrasjet në “21 Janar 2011” nuk u zbatuan për shkak të gabimeve dhe “lapsuseve” ortografike, kaq do kishte mjaftuar edhe kësaj radhe për të mos ekzekutuar asnjë urdhër prokurori dhe vendim gjykate, në rast se Kryeministër do tw ishte Sali Berisha dhe Ministër i Brendshëm, Lulëzim Basha.
Ashtu siç të bien në sy gabimet e shumta ortografike, duket që vetë gjyqtari, ose kush ia ka shkruar vendimin, nuk dinë të përdorin as kompjuterin për të shkruar disa fjali të thjeshta. E si për çudi, gabimet ortografike janë vetëm në faqen 1 dhe faqen 6 (faqja e fundit). Mesa duket, këto janë të vetmet faqe që ka shkruar vetë gjyqtari, ndërkohë që të tjerat i ka marrë të gatshme ashtu siç ia kanë sjellë në email.
Akoma më skandaloze është përmbajtja e vendimit.
Gjyqtari thotë në vendimin e tij se Haki Çako i është përgjigjur Prokurorisë me një shkresë me përmbajtje lakonike.
Kjo fjali do ishte e denjë për një mësus letërsie në orën e korrigjimit të hartimit, por kurrësesi për një vendim gjykate që pezullon nga detyra Drejtorin e Policisë së Shtetit Shqiptar.
Në kohën e komunizmit, mund të dënoheshe për “shfaqje pesimizmi”, e siç duket, ata që ia kanë shkruar vendimin gjyqtarit, nuk e kanë harruar atë kohë.
Më tej, gjyqtari argumenton se Haki Çako nuk ka pasur dijeni për regjimin doganor të hyrjes së pajisjes në Shqipëri, e për këtë arsye, ai nuk ka kryer detyren dhe nuk ka krijuar panoramën e plotë të ngjarjes.
Në qoftë se në akuzë do ishte Drejtori i Doganës ose ndonjë doganier, ky do ishte një argument i mjaftueshëm për t’i hequr ditën e punës, por kurrë nuk mund të jetë një argument për të pezulluar nga detyra Drejtorin e Policisë së Shtetit, i cili nuk ka asnjë kompetencë të kontrollojë nëse makina e Interforza dhe misioneve italiane, hyjnë me doganë ose pa doganë.
Gjyqtari argumenton më tutje se Haki Çako duhet të njoftonte vetë misionin INTERFORCE, pra italianët, për kryerjen nga ana e tyre të një krimi. Kjo ndoshta është pika më qesharake e të gjithë argumentave të renditur në vendimin e gjyqtarit Arjan Aliaj, e para sepse nuk po kryhej asnjë krim, dhe e dyta sepse i gjithë aktiviteti i trajnimit, ishte konform ligjit.
Gallata nuk mbaron me kaq. Gjyqtari shkruan në vendim se Haki Çako shfaqet “i painteresuar në ushtrimin e detyrës së tij”, sepse nuk ka njoftuar palën italiane se po kryejnë një krim.
Mbetet ende e paqartë si mund të ketë vlerësuar sa i interesuar ose jo është Haki Çako për të bërë detyrën e tij, por e sigurtë është që nuk është gjyqtari që e përcakton këtë. E sikur “shfaqja i painteresuar për të bërë detyrën” të jetë krim, atëherë vetë Adriatik Llalla duhet të shkojë në burg i pari si njeriu më i painteresuar për të bërë siç duhet detyrën e tij.
Por në këtë fjali, gjyqtari zbulon një kleçkë në të gjthë argumentimin e vendimit. E marrim të mirëqënë që Haki Çako nuk ka njoftuar italianët për kryerjen e krimit nga ana e tyre, por meqë italianët paskan kryer krim, përse askush nga pala italiane nuk është në hetim?
E megjithatë, gjyqtari Aliaj ka shkruar një të vërtetë, e vetmja e vërtetë në vendimin e tij. Ai shkruan se “Të paturit e një NR. IMEI pa u lidhur me emrin konkret të shtetasit që e posedon, NUK SHKAKTON PËRGJIM NË VIJIM…!!!.”
Por sipas gjyqtarit, trajnimi duhet të ishte konsultuar me prokurorin që të ishte transparent.
Pra, sot Haki Cako nuk është pezulluar se ka shkelur ligjin, se ka përgjuar apo se ka shkelur privatësinë e qytetarëve, por sepse ka bërë një trajnim pa u konsultuar me Llallën.
Sa e kërkuam Lirinë,
Demokracinë
E si na doli:
Sllobodanka e Serbisë
Dhe anadollaku satrap
Nga Viçidoli ?
■□■□■□■□■□■□■□■
Frytet e “Shkollës së Plepave”.
Nje argument me shume per te treguar cfare shtet karagjoz eshte ky yni. Kur kjo tragjikomedi luhet me kreun e policise, po qytetari i thjeshte? Turp faqja e zeze. Po kryetari i shtetit a eshte shprehur per kete situate, se ai kryeson dhe drejtesine dhe sigurine kombetare? Apo varja thuaj, nje shtet karagjoz meriton nje kryetar lolo.
Universiteti Juridik PLEPA & KRISTAL! ?
Mesiguri eshte humor kjo qe shkruhet. Kurrsesi nuk mund te jete i vertete nje vendim keshtu sic shkruhet. Une nuk besoj kurre qe te kete gjyqtar te shkruaje keshtu nje vendim. Mos i bini ne qafe gjyqtareve.
Per keta kelyshe te mafias serbo-vicidolase , eshte pak edhe litari !
Ky seshte i vetem. Kam cfletuar nhe dosje per nje vrasje,edhe pse nuk jam i fushes,mbeta i shokuar se cdare shkryanin prokurore e gjyqtare mbi ato flete. Kemi prokurire e gjyqtare krejte injorante por militante partie. Per 25 vjet Sali Berisha shkaterroje gjithecka ne kete vend. Injoranca ekjetij gjyqtari tregin tere sustemin.
Kush ia ka shkruar valle? Pyetje njemilion dollare? Kush jep nje pergjigje te sakte fiton nje bilete per kampionatin europian nga une….
kete vendim ja ka derguar me e-mail, Salih Rame Berisha, dhe ky i ka bo kopi peiste dhe vetem kaq.
Tani dua bileten per te pare ndeshjen qe ti fusim pak relaks.
Hajde moterqir gjyqtar hajde
AA- Plepisti me klasik qe kam njohur para 15 vitesh. ( Me duket se para formimit “juridik” tek plepat ka qene me shkolle te mesme!!?)
Shkurt, ky eshte plep dinjitoz!
Komentues i respektuar!( “Naku”)! Ketu nuk eshte fjala per “injorance” (analfabet duhet te kishit thene), por per nje veprim te miremenduar ku vjen ere PUCIZEM , nje veprim i miremenduar tipik fashist.Jane gjarperinjte e nendheshem te S.Berishes, V.Ajazit, B.Nishanit e Llalles &co. qe kane filluar e po dalin mbi siperfaqe. Une them: Atdheu eshte ne rrezik!Katyre gjarperinjeve u duhet prere koka.
Keshtu eshte kur sekretaret e gjykates nuk meren ne base te shkolles dhe eksperinces por te gjatesise se shaleve dhe numurit te gjjoksit
“Ra ky mort e u pame “, shkruan Kadare.
Me kujtohet nje fjale e urte: Peu keputet kur hollohet, zullumi kur trashet.Keta jane zullumqaret.
Nuk ka me zi se kjo injorance dhe babezi e tufcakenjeve prokurori-gjykate.
Por une mendoj me mire qe kjo ndodh dhe me pas publikohet, per nje drejtues te larte, Drejtori i Policise se Shtetit.
Ketua keta gjyqtare e prokurore a e mendoni valle se cfare bejne me popullin?
Reforma do behet,por mos i harroni keta mostra-gjyqtare e prokurore.
Keta njerzit e liq, edhe nga fytyra duken!…
Ky gjyqtar Arjani Plepave edhe nga fytyra duket si Mi Muri…!
Ёshtë një turp i madh ti quash gjyqtar këta gjobëvënsa.Ky kamikaz vetem në faqen e parë ka bërë më shumë se 70 gabime ortografike(Gjuha shqipe ka një gërmë “ë’) që ky e ka heqë fare.Pra si mund të punojë gjyqtar ky hajvan që nuk din shqip.Shpresoj që USA do ta ndihmojë qeverinë shqiptare ti zhdukë këta injorante nga faqja e dheut.
Ju jeni skllever qe nuk meritoni lirine. Sipas jush gjyqtari duhet ti shkoje pas avazit qeveritareve . Po jo more skllever ka edhe njerez kurajoze ne kete bote qe nuk deshirojne te jene te pergjuar. Per ju mund te jete normale qe mund tju pergjojne mjafton qe tju ushqejne. Shyqyr qe paska gjyqtare qe mund tia thyejne hunden politikes. Deri dje nuk besoja se ekzistonin te tille. Bravo Arjan Aliaj.
Gjyqesori eshte nje pushtet me vete, i pavarur nga partia e qeveria, tani cfare kerkohet qe gjyqtari te pyese qeverine se cfare vendimi te marr? Parlamenti shqiptar vete i ka miratuar ligjet, le ti formulonte ne ate menyre qe vendimet nga gjyqtaret te merreshin me te arsyetuara,ose me forma me te lehta. Parlamenti me ligjet qe ka miratuar ka bere lemsh jo vetem gjyqsorin, qe per mendimin tim cdo vendim qe merre e bazon ne ligjet qe ky parlament ka miratuar, por edhe tere shoqerine ne mardheniet me ligjin. Nga kendveshtrimi im, ne se duam drejtesi te pavarur dhe te bararte per te gjithe ,shembulli i fundit eshte per tu lavderuar ne aspektin profesional. Cfare drejtesie kerkoni ju zoterinje? nje drejtesi te pavarur per popullaten dhe nje drejtesi te varur per veten tuaj? Ne se ka korrupsion ne drejtesi, kjo ne radhe te pare eshte per faje te ligjvendseve,sepse ligjet ne ate menyre i ka formuluar qe le vend per korrupsion, ne se nje gjyq shkone me vite te tera,kjo prape eshte per faj te ligjeve qe nuk ka vendosur kufi dhe nga kjo dele se parlamenti eshte shume nen nivelin e trupes gjyqesore ne shqiperi. Pergjegjesia pse shqiperia eshte ketu ku eshte sote,ne gjendjen mjerane ,ne te gjitha aspektet, eshte e parlamentit dhe kryetareve te partise qe i zgjedhin vete kandidatet ,vete i bejne deputet,vet i perjashtojne, dhe popullin nuk e pyet askush. Zgjedhjet e deputeteve para viteve 90 kane qene shume me demokratike se sote,ku populi jo vetem qe i zgjidhte por edhe i shkarkonte kur te donte.
PO me e bukura eshte konkluzijonet (nuk shkruhet me j po me i) dhe nuk vendoset presja midis konkluzionet dhe perfundimtare, eshte iditellek ne gjuhen shqipe
Ky eshte fundi i shtetit ligjor. Nje palaco vendos per fatin e nje njeriu, institucioni, dhe shume ngjarjeve qe pasojne. Ketu duhet qe njeriu te drejtoje vete fatin e tij. Nuk ka asnje dallim midis ketij palacoje dhe kujtdo qe i lind ne mendje te kryej nje shkelje ligji.