Reagon dhe Bashkimi Europian: Të gjithë anëtarët e Kuvendit mbajnë përgjegjësi të veçantë para shumicës dërrmuese të qytetarëve shqiptarë

8 Qershor 2016, 17:10Politika TEMA
Reagon dhe Bashkimi Europian: Të gjithë anëtarët e Kuvendit

Delegacioni i Bashkimit Evropian dhe Ambasadat e Shteteve Anëtare të BE-së në Tiranë shprehin keqardhjen që udhëheqësit politikë në Shqipëri nuk mundën të arrinin të hënën një marrëveshje për reformën në drejtësi.

“Ne e mbështesim fort vazhdimin e procesit demokratik për të siguruar miratimin e propozimit aktual legjislativ, i cili përputhet plotësisht me standardet evropiane dhe angazhimet e Shqipërisë ndaj BE-së.

Të gjithë anëtarët e Kuvendit mbajnë përgjegjësi të veçantë para shumicës dërrmuese të qytetarëve shqiptarë që kërkojnë një gjyqësor të pavarur, profesional, të paanshëm dhe efektiv.

Ne e nxisim Shqipërinë të ndërmarrë hapat e nevojshme për miratimin e paketës ligjore për reformën në drejtësi”, thuhet në reagimin e BE.

4 komente në “Reagon dhe Bashkimi Europian: Të gjithë anëtarët e Kuvendit mbajnë përgjegjësi të veçantë para shumicës dërrmuese të qytetarëve shqiptarë”

  1. A says:

    FREDERIKA MOGERINI, ju kerkoni qe politikanet, qeveritaret dhe deputetet shqiptare duhet te mbrojne interesat e shqiptareve, une po ju them qe keto persona kane tjeter gje ne mendje. Ata mendojne si te perfitojme dhe te mbrojme interesat e tyre personale, familjeve te tyre biologjike dhe klaneve te tyre mafioze dhe korruptive te perlyer me shperdorime dhe krime. Ka 26-te vjet qe keto bejne te njejten gje si pozita dhe opozita, si PD + LSI + PS. Prandaj eshte kjo gjendje sot ne Shqiperi ku populli i saj eshte populli me i varfer dhe i mjeruar ne kontinentin evropian. Injoranca eshte ulur kembekryq dhe me keto lloj takemesh gangsterash, horrash, vagabondash qe fillojne nga militantet, simpatizantet e partive, deputetet dhe deri tek pushtetaret eshte e mbushur politika dhe shteti shqiptar.
    Cdo njeri qe e njeh situaten dhe i ben analize gjendjes e kupton se ne Shqiperi te gjitha reformat jane pa u nisur te deshtuara. Per reformat “e sukseshme” sot ne jemi pa viza ne Hapesiren Shengen dhe anetare e NATO-s. Duhet te falenderojme evrodeputeten sllovene TANJA FAJON qe me grupin e saj beri te mundur heqjen e vizave per shqiptaret e thjeshte dhe me insjativen e SHBA-se dhe disa shteteve te tjera jemi anetar te NATO-s. Se per reformat qe kane kryer keto mender “shtetar” dhe “qeveritar” ne jemi te ngelur ne klase dhe me shkuar ne qenef duhet me marre leje, njekohesisht nuk kemi ushtri qe te na mbroje.
    Prandaj kjo klase politike e deshtuar dhe gangstere e tipit SALI BERISHA, FATOS NANO, ILIR META, LULEZIM BASHA dhe EDI RAMA duhet te na hiqen qafe. A keni mundesi qe me forcen e juaj si nga BE-ja dhe NATO na i hiqni qafe, duke na vendosur njerez qe e duan me te vertete demokracine, barazine dhe mireqenien per te gjithe.

  2. ALBAN DEGA says:

    THANK YOU BROTHERS!

    God bless USA & EU
    Pavaresia, Clirimi dyte i Shqiperise nga prangat e skllaverise se korrupsionit dhe impunitetit!
    E meritojme! Jemi populli me properendimor, me proamerikan ne Bote!
    ThankYou brothers!

  3. tt says:

    Qe kur Doktori mban pergjegjes perpara shqiptarve, ka mbajt ndonjehere?

  4. Treviso says:

    Me vjen keq per deglaraten e Bashkimit Europian. E keni hanger ne bese Lulzim Bashen, sebashku me SHBA-ne. Jy vete i keni thene zotit Lulzim qe te mos bie dakort me Ramen, per reformen. Ju i keni premtuar per vendet rezerve ne sistemin e drejtesise. Ju tani po vendosni ta denoni zotin Lulzim se bashku me padrinjon e tije. Ju nuk po lejoni unjonin e prokuroreve dhe gjygjtareve mafjoze te punojne te lire.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje