Gjatë qëndrimit në Washington DC, Kryetari i Kuvendit, z. Ilir Meta u prit në një takim në Departamentin e Shtetit nga Ndihmës Sekretari i Shtetit, Ambasadori William Brownfield.
Kryetari i Kuvendit e falënderoi Ndihmës Sekretarin e Shtetit për mbështetjen e vazhdueshme, që SHBA i japin Shqipërisë në të gjitha fushat dhe veçanërisht në fushën e sundimit të ligjit dhe luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.
Me tej, z. Meta e njohu Ndihmës Sekretarin e Shtetit me ecurinë e Reformës në Drejtësi dhe theksoi se asistenca e ekspertëve amerikanë përmes OPDAT dhe ICITAP për projektimin, ngritjen dhe trajnimin e institucioneve të reja që parashikon paketa kushtetuese, veçanërisht njësia e Prokurorit Special Antikorrupsion dhe Byroja Kombëtare e Hetimit, është e një rëndësie themelore për suksesin e reformës.
Meta kërkoi mbështetjen e SHBA për një prezencë aktive për monitorimin gjatë fazës së implementimit të reformës, për procesin e vetingut dhe trajnimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve të sistemit të ri të drejtësisë.
Meta shprehu angazhimin e Kuvendit të Shqipërisë për të kaluar këtë reformë sa më parë, për të rikthyer besimin e publikut te shteti ligjor.
Ndihmës Sekretari i Shtetit, Ambasador Brownfield vlerësoi përpjekjet e Shqipërisë në rrugën e reformave dhe theksoi se SHBA mbështesin miratimin sa më parë të Reformës në Drejtësi, si një hap i rëndësishëm për rritjen e standardeve të sigurisë dhe shtetit ligjor të një vendi partner, anëtar në NATO dhe kandidat për në Bashkimin Evropian.
Ambasadori Brownfield theksoi se mbështetja e SHBA do të jetë e vazhdueshme edhe në fazën e implementimit të reformës në drejtësi dhe ngritjes së institucioneve të reja që ajo parashikon, përmes financimit të projekteve të trajnimit dhe përmirësimit teknologjik të strukturave të specializuara të zbatimit te ligjit.
Kulmi!!!
–
Kot e keni qe i qepeni Luluse dhe Salehut. Ky kancer I TEMES eshte rreziku me i madh per aq kohe sa eshte ne pushtet dhe pjese e aleances se qelbesirave.