Gjykata Kushtetuese ka vendosur që të mos shqyrtojë kërkesën e Partisë Demokratike për mandatin e deputetes së PS Valentina Leskaj.
Sipas Gjykatës Kushtetuese, kërkesa e PD për mandatin e Leskajt nuk plotëson kriteret dhe për pasojë nuk do të shqyrtohet.
Partia Demokratike kërkoi heqjen e mandatit të Valentina Leskajt, me pretendimin se djali i saj ka përfituar fonde publike, siç ishte ai i hekurudhës.