Oketa: PS dhe PD janë shndërruar në kazerma politike. Mosmiratimi i reformës, frikë nga humba e monopolit

8 Qershor 2016, 17:02Politika TEMA

Intervistoi Ben Andoni

Për Sekretarin e FRD-së, Gazmend Oketa, rezultati i takimit të dy liderave politikë ishte fare i pritshëm dhe vetë mbledhja u zhvillua që të kamuflonte qëndrimin e vërtetë të dy forcave politike. Për ish-ministrin e Mbrojtjes, takimi jo vetëm ishte i sforcuar, por edhe u përdor si pretekst për luftën boshe që bëhet prej një viti e gjysmë mes dy forcave politike. Për të mungon krejtësisht vullneti dhe nëse ai do të ishte do të kishte një lloj zgjidhje. “Nëse palët do kishin vullnetin e duhur për Reformën në Drejtësi, atëherë minimalisht paralelisht me të do të realizonin dhe Reformën Zgjedhore dhe jo ta përdornin këtë të fundit si kusht pengues për të parën. Nëse përpjekjet do të kishin qenë serioze atëherë mendoj se ky takim duhej të ishte realizuar para fillimit të punës së Komisionit të Reformës, të arrihej një marrëveshje në parim dhe në fund takimi të shërbente si një tregues se palët dinë të bien dakort dhe se besimi tek njëri-tjetri është rikthyer”, citohet ai.

Por, problemi më i madh për të gjendet te mënyra sesi konsiderohet pushteti në Shqipëri, që do të thotë hedhja poshtë e Kodit Zgjedhor të vitit 2008, “pasi Kodi aktual, listat e mbyllura dhe administrimi politik i zgjedhjeve janë faktorët që i garantojnë krerëve të forcave kryesore politike asgjësimin e çdo zëri ndryshe brenda partive dhe shndërrimin e tyre në kazerma politike. Janë të pakët shqiptarët, e aq më të pakët politikanët që do të donin t’i humbisnin të tilla mundësi për pushtet absolut”, shprehet ai.

Teksa vëzhgimi më interesant mbetet ai që thotë për elitat politike, se jo vetëm politika nuk do që ato të ndërrohen por edhe vetë populli nuk e do një gjë të tillë. “Liderat e fortë për ta janë më të rëndësishëm se një ekonomi, arsim, shëndetësi e fortë. 45 vjet komunizëm me një lider absolut, ndoshta kërkojnë edhe 45 vite të tjera për të kuptuar se ndërrimi i elitave politike nuk është fundi i botës por është një mundësi më shumë për cilindo dhe se kjo përbën thelbin e një sistemi demokratik”. Fjala të rënda, por që kanë një sens kur shprehen prej tij…

A ju duket i sforcuar takimi i dy krerëve të forcave kryesore në vend edhe pse tema kryesore është Reforma?

“Takimi ndërmjet z. Rama dhe z. Basha  edhe pse zhvillohej në funksion të Reformës në Drejtësi ishte më shumë se i sforcuar dhe fakti që nuk do të kishte dakortësim ishte lehtësisht i parashikueshëm. Kjo për disa arsye: Së pari ky takim më së shumti u realizua për t’i “dëshmuar” ndërkombëtarëve se ne e “duam” Reformën por ne “nuk mundemi” ta realizojmë atë. Reforma në Drejtësi ka afro një vit e gjysmë që përdoret si çështje për të mbajtur gjallë debatin dhe luftën politike se sa si një çështje për të cilën palët kanë vullnet për ta përmbushur. Nëse palët do kishin vullnetin e duhur për Reformën në Drejtësi, atëherë minimalisht paralelisht me të do të realizonin dhe Reformën Zgjedhore dhe jo ta përdornin këtë të fundit si kusht pengues për të parën. Nëse përpjekjet do të kishin qenë serioze atëherë mendoj se ky takim duhej të ishte realizuar para fillimit të punës së Komisionit të Reformës, të arrihej një marrëveshje në parim dhe në fund takimi të shërbente si një tregues se palët dinë të bien dakord dhe se besimi tek njëri-tjetri është rikthyer”.

Në konceptin tuaj, pse mungon një vullnet për një Reformë Zgjedhore të thellë dhe të pranuar nga të dy palët?

“Mungon pasi palët do të humbnin monopolin që kanë arritur të krijojnë në politikë nëpërmjet një Kodi Zgjedhor, si ai i miratuar në vitin 2008. Kodi aktual, listat e mbyllura dhe administrimi politik i zgjedhjeve janë faktorët që i garantojnë krerëve të forcave kryesore politike asgjësimin e çdo zëri ndryshe brenda partive dhe shndërrimin e tyre në kazerma politike. Janë të pakët shqiptarët, e aq më të pakët politikanët që do të donin t’i humbisnin të tilla mundësi për pushtet absolut”.

Pse është e vështirë të ndërrojnë elitat politike në Shqipëri?

“Sepse dhe vetë shqiptarët nuk e duan një gjë të tillë. Liderat e fortë për ta janë më të rëndësishëm se një ekonomi, arsim, shëndetësi e fortë. 45 vjet komunizëm me një lider absolut, ndoshta kërkojnë edhe 45 vite të tjera për të kuptuar se ndërrimi i elitave politike nuk është fundi i botës por është një mundësi më shumë për cilindo dhe se kjo përbën thelbin e një sistemi demokratik”./Javanews

3 komente në “Oketa: PS dhe PD janë shndërruar në kazerma politike. Mosmiratimi i reformës, frikë nga humba e monopolit”

  1. sit .back. _and_ relaks says:

    Gjalle qenka ky merhumi. flejne gjum 4 vjet ene kujtohen me u zgju para zgjedhjeve. Shyqyr qe eshte Ben Andoni qe nuk perto me shku me ju mor intervista kur ia kerkojne.

  2. Genti says:

    oooo Gzooo po monopolin ish-prartia jote e ka po behu burre njehere mos fllit me sponda po dil hapur+drejte..

  3. normali says:

    Ka pase respekt per ty Oketa, por ketu e ke prishur fare. Nd vend qe te thuash dhe ti nje fjale te vertete, po na tregon ato qe dime me mire se ti. shqetesimi yt qenka reforma zgjedhore dhe jo reforma ne drejtesi. Po e pyesni veten o poltikane, a ka zgjedhje te drejta pa drejtesi?! Qenki bere gjallesa te çuditeshme, por edhe bajate qe te vijne zorret tek gryka kur ju degjon. Po edhe ata gazetare qe u degjojne jane pothuajse idiota. Gabimi tjeter , zoti Oketa, eshte se ti i barazon mazhorancen me opoziten; Duhet ta dishe dhe ta thuash se nuk ndihmon mazhorancen, por Shqiperine dhe shqiptaret e ndershem qe ato jane si nata me diten. Pse u largove nga PD zoti Oketa kur ata paskan qene njesoj me mazhorancen e soteme? Une e shikoj se koka juaj nuk qendro mbi supet tuaj, por te interesit i cili per ju te FRD-se nuk ka asnje te ardhmen as pushteti e as interesi. PO te kishit qene ju bashke me Bamirin, ne binaret politik si nje parti e fuqishme e demokracise shqiptare, ne kushtet e soteme kur Lulezim Basha ulurin se po votoi nje person i opozites do tu djegim mandatet, ju do te merrnit frenat e nje opozite moderne shqiptare, te vertete sepse “opozita” e Lulezim Bashes (Sali berishe) tani ka ngele si nje bande kriminelesh brenda dhe jashte vendit duke bashkepunuar edhe me Udb-ne, por edhe segmente te tjera qe nga Amerika e larget. JU jeni politikan dhe i kuptoni e ndjeni gjerat me mire se mua, por A JENI JU TE ZOT SOT TE JENI OPOZITA SHQIPTARE MODERNE? A jeni ju per nje reformim rrenjesor te drejtesie apo prisni nga Lulezimi e Saliu? Thojeni fuqishem fjalen tuaj e mos beni te fjeturin, koha sot ju kerkon. Thojeni edhe ne media edhe ne rruge edhe kafene edhe ne plazh e kudo. Ngini zerin qe te behi opozite e vertete dhe e vlefshme, mos flini gjume e pastaj hidhni nga nje llaf per reformen zgjedhore se ajo u ka prish pune, kur nuk ka fare drejtesi, por drejtesa po ben çdo dite padrejtesi skandaloze duke thene qe qenkan dhe pushtet i pavarur. Ata i ka varur me koke poshte Sali Berisha. Kush nuk e shikon e nuk e thote! Kam pase respekt dikur, zoti Oketa, por jo me keto mendime kaq te mefshta dhe pa kurajoje, vizion e perspektive. PO u a hodhe fajin te dyve, ke pranuar qe te jetosh ne kete situate sa te jeshe gjalle; ndersa po i the fajet dhe gabime, por dhe sukseset, si njeres dhe tjeres, kerkon te ndryshosh, te zhvillosh, te emanciposh veten dhe vendin. Prandaj merrni insiativen se ju takon!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje