Rrëfehet Edi Rama: Ja “krimi” që kam bërë kur isha kryetar bashkie i Tiranës

8 Qershor 2016, 13:48Politika TEMA

Gjatë mbledhjes të Këshillit Ekonomik Kombëtar, kryeministri Edi Rama tha se fjala e tij sot, i ngjason një alibie në vendin e krimit, pasi në kohën kur ishte kryetar bashkie, ai i ka dhënë lejen e ndërtimit këtij hoteli.

“Një përgëzim shumë i sinqertë edhe për një fakt tjetër, që është ndër të paktat, se është e vetmja godinë e ndërtuar në Tiranën e pas 1900, që ka respektuar në frymë dhe në germë të gjitha kushtet e përshkruara në projektin e zbatimit.

Ta kemi të qartë se për ju kjo është një ditë e gëzuar.

Dhe fjala ime është një alibi në vendin e krimit se ky është një nga krimet që kamë bërë kur isha kryebashkiak, krim artistik, arkitektonik dhe një shpërdorim i plot i detyrës, pasi godina është e imja, dhe jo e këtyre.

Këto fjalë do t’i marrë era, siç ka marrë dhe shumë të tjera.

Dhe ajo që mbetet është vepra e këtyre sipërmarrësve”, tha Rama ndërtesën “Torre Drini”, ku dhe bëhej mbledhja.

Më pas kryeministri u ndal tek kritikat e biznesit ndaj masave të qeverisë, por tha se sipërmarrjet se nuk respektojnë ligjin.

“I kam dëgjuar me vëmendje reagimet e biznesit apo disa dhomave të tregtisë që kanë nënvizuar një problematikë të konsiderueshme në klimën e të bërit biznes.

Në këto reagime ka një të vërtetë të madhe që çka kemi bërë nuk mjafton nëse nuk vazhdojmë më tutje për ta kompletuar.

Por ka edhe një të vërtetë tjetër që shumë pak janë mësuar bizneset të respektojnë ligjin.

Që shumë pak janë mësuar sipërmarrjet të veprojnë në çdo hap dhe çdo detaj brenda kornizës së ligjit.

Informaliteti nuk është vepër e disave, por e të gjithëve së bashku.

Vepër e qeverive që nuk e kanë reformuar sistemin e funksionimit të shtetit shqiptar, që nuk e kanë reformuar administratën, posaçërisht atë fiskale, që nuk e kanë reformuar drejtësinë, por edhe vepër e aktorëve në treg që kanë përfituar një hapësirë ku rregullat kanë qenë në letër dhe ligjet kanë mbetur në letër”, theksoi kreu i qeverisë.

Rama tha se “vetëm në një vend si ky mund të ndodhë që një kompani e huaj thotë se ‘unë nuk kam mundësi të paguaj taksat dhe ju nuk më impononi dot sepse unë do t’ju diskreditoj ndërkombëtarisht’.

Vetëm në këtë vend një kompani e huaj që valëvit flamurin amerikan apo një tjetër mund të kërcënojë qeverinë shqiptare, një qeveri sovrane”.

Ndërkohë. kryeministri iu drejtua sipërmarrësve se nuk e pranon faktin nëse thuhet se klima e biznesit është përkeqësuar.

“Nuk është i vetmi shembull për fat të keq, pasi e kam bërë të qartë për të gjitha kompanitë.

Për çdo problem që biznesi ka me administratën, dera ime është e hapur dhe e ministrit Ahmetaj.

Atyre që bëjnë engjëllin, por në fakt janë në pozicionin e djallit, në raste të caktuara, pranojmë se ajo që kemi bërë është e papranueshme.

Të më thoni mua se klima e biznesit sot është përkeqësuar, ndërkohë që 32 muaj më parë nuk merrnit dot një TVSH pa paguar 50 për qind të të paktën asaj që ju takonte, kjo më duket e tepruar.

Të më thoni mua se klima e biznesit është përkeqësuar, pasi nuk guxonit të hapnit gojën dhe kishit shtruar km rrugë, dhe iu futët kredive, kjo është e vështirë.

Juve ju trajtonin si shërbëtor të marrë peng, dhe jo sipërmarrës.

Ndaj më duket e tepruar. Ajo që shoh të domosdoshme dhe jo të tepruar është kërkesa juaj dhe e imja, për qeverinë për të lehtësuar procedurat. Për të lehtësuar dhe thjeshtuar paketën fiskale, për të bërë një kuadër që të jetë i thjesht ne Rajon dhe Evropë”, tha Rama.

14 komente në “Rrëfehet Edi Rama: Ja “krimi” që kam bërë kur isha kryetar bashkie i Tiranës”

  1. maximus says:

    mire e ka EDI, shko ne usa , formo nje firme dhe guxo te thuash qe une s’paguaj taksa, po keta xhvatesit dhe kolonizatoret e pasurive natyrore te botes jane mesuar keshtu me vendet e 3-ta, dhe kujtojne se mund ta bejne edhe ne shqiperi, qe per fat te keq e bene kur ishte ai largqofte plaku mere i viçidolit

    1. EdscobarRamaMetaKunderReformes says:

      Sot me kete rrefim , jashte rradhe , ashtu si dhe perrallat me filma Italiane, mu shtua dhe 20% besimi te EdscobarRama.

  2. Edkari says:

    Do ti numerojne shqiptaret krimet qe ke bere
    dhe te siguroj se do pergjigjesh me lekuren tende.
    Keto qe thua jane ngacmime qe te vijne nga
    koshienca.Sot si me shaka permende qe ke bere krime
    ndersa dy dite me pare permende vetvrasjen..
    Per te gjitha keto mos u merakos vete se jemi
    specialiste qe ta nxjerrim pika pika ate qe do paguash..

  3. Pelasgian says:

    Ik mor plehre ……rop….q….r i poshter …..krimi yt shikohet sapo vjen ne KRYEHALEN e arrnautve ….

    nje nder “qytetet” me te shemtuara ne europe dhe bote …te vjen turp t’i thuash dikujt ” ja , ky eshte kryeqyteti yne” !!!

    Bej qejf cakall bej se ke lindur ne cakallistan ku secili mendon te xhvase nga nji cope kocke e lekure nga kerrma e quajtur Shqiperi!

  4. Pelasgian says:

    Ik mor plehre ……rop….q….r i poshter …..krimi yt shikohet sapo vjen ne KRYEHALEN e arrnautve ….

    nje nder “qytetet” me te shemtuara ne europe dhe bote …te vjen turp t’i thuash dikujt ” ja , ky eshte kryeqyteti yne” !!!!

    Bej qejf cakall bej se ke lindur ne cakallistan ku secili mendon te xhvase nga nji cope kocke e lekure nga kerrma e quajtur Shqiperi!

  5. Pelasgian says:

    Ik mor plehre ……rop….q….r i poshter …..krimi yt shikohet sapo vjen ne KRYEHALEN e arrnautve ……

    nje nder “qytetet” me te shemtuara ne europe dhe bote …te vjen turp t’i thuash dikujt ” ja , ky eshte kryeqyteti yne” !!!!

    Bej qejf cakall bej se ke lindur ne cakallistan ku secili mendon te xhvase nga nji cope kocke e lekure nga kerrma e quajtur Shqiperi!

  6. Pelasgian says:

    Ik mor plehre ……rop….q….r i poshter …..krimi yt shikohet sapo vjen ne KRYEHALEN e arrnautve ……

    nje nder “qytetet” me te shemtuara ne europe dhe bote …te vjen turp t’i thuash dikujt ” ja , ky eshte kryeqyteti yne” !!!!!

    Bej qejf cakall bej se ke lindur ne cakallistan ku secili mendon te xhvase nga nji cope kocke e lekure nga kerrma e quajtur Shqiperi!

  7. Celo Mezani says:

    O komentator trap. Gazetari zvicerian i permendi rastin e nje njeriu te famshem qe kishte thene ca gjera si ato qe po thoshte Edi, dhe ne fund i vuri bishtin qe ky njeriu ka vrare veten. Edi thjesht ju pergjigj batutes me batute: qe une shpresoj qe mos te vras veten.

    Eshte si me i thene Eminemit, qe kjo kenga jote e fundit ngjan me filan kenge te Tupac, por ai vrau veten pas kesaj.

  8. EDI QE TE PALLOVA says:

    oooooo CELO OOOOOOOOO !
    TE GJITHE KETA QE KOMENTOJNE KUNDRA RAMES,,,,LERE NJEHERE SE JANE MOTERQIRA,POR……JANE ushtaret cetnike te UDB se ,me ne krye bacen !
    cfare po ju tregon….?pse nuk i dine ata ate qe thua ti ?????? ashtu e kane urdherin…….shikoje pallen e carit qe hedh nga 5 komente rresht……
    cfare pret tjeter prej moterqireve…………………………………………………………yshttttttttttttttttttt…….

  9. Sul Pumi .. says:

    O E Rama. Cfare po i ben biznesit ti e di shume mire . Na ke kenaqur ,dhe sHokuar ,kur vendose te ulesh akzizen e birres qe vjen nga jashte , dhe te ngresh taksat per prodhimi vendas . Bravo ndihmon tregetaret ne thonjza qylaxhinj, qe te kane investuar dhe te terheqin tani prej hunde. Ne te gjithe boten qeverite ndihmojne prodhimin vendas, kurse ti ben te kunderten. E para shiko cfare ben neper dogana , ke nxjerr nje ligj qe gjithe mallrat qe vijne nga EU, ke lene doganen 20 Perqind , kurse po te vine jashte vendeve te EU ke futur edhe 18 per me shune pra ne total 38 perqind , plus gjithmone shokon dhe mer taksat per transportin 38 perqind ku shikoni dhe kilometrazhin , turp, . Je i vetmi ne bote qe i ben keto gjera , edhe ne fund ti e di mire kush e ha, e ha e paguan shume shtrenjte bleresi i fundit, qe eshte individi popull. Ne te gjithe boten nuk paguan njeri dogane, por futet ne kompjuter nga dogana dhe i kalojne automatikisht finances. cfare malli hyri dhe ne fund shteti mbasi tregtari shet mallin, shteti mer dy here takse, 1 TVSH , e 2 takse mbi fitimin . Ku ne kete menyre tregtari nuk ben vetvrasje dhe eshte me i qete ,e natyrisht shteti e merr taksen e vet . .Pra shteti merr rriskun e vete dhe ben mire se cdo shtet mbahet nga taksat , por jo te marresh dogane edhe per transportin . Per e qare e per te qeshur nga europa transportin e ka 20 perq kurse jashte eu 38perqind e natyrisht ke futur 20 perqindshin per disa mallra jashte eu e natyrisht se nuk i ben vendi ,por ke edhe me 38perqind mallra qe nuk i ka shqiperia ,e kete mesele nuk ka majmun ta kuptoje ne bote . Pra mbroje mallin tend por me cte drejte ca te nenes e ca te njerkes. Do te thoshnja edhe nje gje, qe eshte me kryesorje, me rilindjen qe dole zotrote, duhet te shkaterroje monopolet, kurse ti i ke mbeshtetur me shume . Bravo me fjale, dhe brutalitet me vepra . Me gjithe se standarti i te ardhurave e sidomos pensioneve eshte qesharake ,nga keto monopolet qe mbeshtetni ju politikanet e ketyre 25 viteve ne shqiperi ushqimet e perditeshme jane me shtrenjte se ne boten perendimore . Ja kjo eshte politika e juaj. Bravo e te na rroje rilindja . E kemi kuptuar lojen tuaj me njeri tjetrin . Ziheni gjoja ne parlament per politike , aktore teatri , kurse kur cenoni monopolete njeri tjetrit aty ka sherr tamam, e jo fallco. Dhe me kryesorja merr e rregullo pronat e zbato kushtetun qe ke bere nje betim e deri tani po e shkel me kembe ,posacerisht per pronat , se ste vjen as edhe nje firme serjoze per te investuar. Veri gishtin kokes e behu i pergjegjshem z KRYEM.

  10. doktori says:

    Kur flet Rama per problemet e vendit,qe jane krijuar nga rrumpalla,nga informaliteti dhe berishizmi ne ekonomi…shume nga komentusit ne rrjetet sociale nuk e kuptojne!!!!Jane komplet injorant dhe shajne si rrugecer,pa asnje argument!Bile duan te bejne te mencurin,filozofin,e cfardo tjeter!Rama fatkeqesisht ,fal rrjeteve sociale te lira pergojoset nga ndyresira qe kujtojne se jane te mencur me shume se nje kryeminister!

  11. Sali Horri says:

    Ju mund te keni te drejte Zoti Kryeminister por mesojeni se nje Drejtor ne Ministrine e Transporteve, bastjon e “partnerit” tuaj qeverises, merr cash, e pakta 20 mije Euro per nje Licence Linje Urbane Transporti Qytetas dhe keto Euro shperndahen sipas hierarkise deri tek “engjelli” Haxhinasto.
    Shko e pyete Lush Osmanin te Kompanise “Shpresa. Al”!

  12. Shkreli says:

    I Genjen aq shpesh saqe tani i eshte bere rutinë, dhe i beson edhe vetë. ” ndertimi qe ka zbatuar 100% projektin” Shihni projektin e shpallur fitues dhe kete te ndertuar. Ngjasin aq shume saqe me e vertetë eshte qe Meta eshte me i gjate se Rame trubetoni.
    Pinoku duhet te rishkruhet me urgjence. Ky provincial eshte mitoman teknologjik.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje