Me një letër zyrtare, të firmosur nga drejtuesit e lartë të Policisë Italiane, Ministria e Brendshme e shtetit fqinj i është përgjigjur interesit të Prokurorisë shqiptare në lidhje me pajisjen “IMSI Catcher”.
Sipas zyrtarëve italianë pajisja është përdorur nga shërbimi i Policisë Shkencore për aktivitetet formuese dhe stërvitore të Policisë Shqiptare, është në gjendje të lokalizojë por nuk përgjon telefonata.