PORTRETI/ Kundërshtarët duhet ta kenë frikë “Gatuzon” shqiptar

10 Qershor 2016, 14:30Sport TEMA

Taulant Xhaka duhet pasur frikë nga kundërshtarët, për shkak të agresivitetit të tij dhe aftësisë për të fituar dyluftimet. Në “Euro 2016”, në ndeshjen e parë, gjithashtu, llogaritë mirë duhet t’i bëjë edhe “Schweizer Nati”. Pseudonimin “Gattuso shqiptar”, Taulant Xhaka e ka marrë nga trajneri i Shqipërisë, Gianni De Biasi. Italiani ka hequr linja paralele mes tyre, mes mesfushorit të FC Basel dhe ish-legjendës së Milanit, Gennaro Gattuso. “Gattuso është një lojtar i madh. Nëse trajneri më krahason me të, ky është një nder i madh për mua”, – thotë Xhaka.

“Dobësitë” kanë të bëjnë me zemrën e luftëtarit, me temperamentin gjaknxehtë deri në shpërthim. Xhaka e ka dëshmuar këtë gjë disa herë në fushë. Rreth vjeshtës së kaluar, ai u pezullua për sjellje të dhunshme ndaj ish-lojtarit të Yong Boys dhe shokut aktual të skuadrës, Renato Steffen. Apo shikoni ndeshjen skandaloze në fushatën kualifikuese të Europianit, Serbi-Shqipëri. Xhaka dhe Gattuso u takuan në sezonin 2012-2013, në dy ndeshje të njëpasnjëshme, njëri pjesë e FC Basel dhe Gattuso duke mbyllur karrierën aktive si futbollist me FC Sion.

Në ndeshjen e parë të dy kombëtareve, në “Euro 2016”, Taulant Xhaka do të përballet me Granitin, vëllain e tij më të vogël, me kushtin që të dy do të luajnë në mesfushat respektive. Pra, duelet janë të pashmangshme. “Kjo ndeshje do të jetë një makth, por unë e kam thënë tashmë: në qoftë se futemi në dyluftim, situata do të jetë e ngrohtë”, – thotë njeriu mbrojtës i kuqezinjve. Gattuso, megjithatë, kurrë nuk ka luajtur kundër vëllait të vet. Ai nuk ka asnjë të tillë. Shkruan “srf.ch”/ Telesport.

4 komente në “PORTRETI/ Kundërshtarët duhet ta kenë frikë “Gatuzon” shqiptar”

  1. Projekti says:

    vetem lavderime bosh, lavderimet plot do vijne vetem po kaluam fazen e grupeve……mundesia 1%

  2. aedinise says:

    Po Gatuzo shqiptar eshte, arberesh !

  3. Illyria says:

    Futja pordhes kot, ne do dalim qe ne grupin e pare, do jete fat nese do shenojme ndonje gol.. (uroj te gabohem)..

  4. enter"" says:

    Kush eshte ai idiot qe krahason kete me Gatuso????

    Gatuso vraponte 90 min ne fushe, kurse keta tanet vrapojne vetem 5 min e para te ndeshjes

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje