Bashkia e Tiranës ka bërë sot bilancin e punëve publike të realizuara që nga koha e zgjedhjeve të shkuara si domethënie për forcën e ndryshimit që ka vota e çdo qytetari. Në fjalën e tij në këtë aktivitet kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj theksoi se gjatë këtij viti Tirana ashtu siç edhe u premtua në fushatë është kthyer në punë, ndërsa renditi një sërë projektesh madhore ose jo që janë realizuar ose janë në zbatim e sipër, përfshi këtu Unazën e Vogël, Punimet në Unazën e Madhe, rehabilitimin e bregut të Lumit të Tiranës, rikualifikimet urbane në disa lagje të Tiranës, Këndet për fëmijë, etj. “Besoj që Tirana, ashtu siç e kemi dhe sloganin, Tirana një vit në punë, e kemi kthyer Tiranën në punë me 3 turne siç e kemi premtuar, për t’u siguruar që çdo ditë qyteti gdhihet më i pastër, me infrastrukturë më dinjitoze për të gjithë ata që kanë zgjedhur të krijojnë jetën e tyre në Tiranë”, tha Veliaj në fjalën e tij.
Më tej ai ka theksuar se punët publike të kryera në shumë lagje të Tiranës kanë rritur edhe pritshmëritë e qytetarëve të Tiranës. Ndaj ai i ka kërkuar atyre durim pasi ndërhyrja në çdo zonë është vetëm çështje kohe. “Lajmi i mirë është që po bëhen punë të mira por lajmi tjetër është se sa më shumë punë të bëhen aq më shumë zbulojmë që duhet bërë. Për çdo njeri i cili nga padurimi kur shikon se si disa punë të mira po bëhen, thotë po te lagjja ime, po te rruga ime, ju them është vetëm çështje kohe. Me këtë ritëm nuk do të jetë e largët dita kur do të jemi në nivel kapilar në çdo lagje, në çdo shesh, në çdo fushë pushimi përpara pallatit dhe ju kërkoj vetëm pak durim teksa ne me këtë ritëm që kemi punuar vitin e parë, të vazhdojmë me të 24 administratorët edhe në 3 vitet e mbetura të mandatit për t’u siguruar që jemi në çdo qelizë të Tiranës”, tha Veliaj.
Ai ka shtuar se zbatimi I projekteve të punëve publike në shumë zona të kryeqytetit ka bërë të mundur edhe rritjen e vlerës së pronës së qytetarëve. “Përpara disa ditësh mora akuzën, ndoshta më të këndshme që mund të marri një Kryetar Bashkie, një publikim që nuk është shumë miqësor ndaj Bashkisë më akuzoi dhe tha, ‘që kur ka ardhur ky fytyrë e poshtë në Bashkinë e Tiranës janë rritur çmimet e apartamenteve’, pra është rritur vlera e pronës me 11% në 11 muaj. Nuk ka kompliment më të madh, që t’ i thuash një kryetar Bashkie që është rritur vlera e pronës në qytetin e vet. Arsyeja pse Londra, N.York-u, Parisi, Berlini lulëzojnë është se çdo vit rritet vlera e pronës. Problemi më i tmerrshëm që mund t’ i ndodhi një kryet bashkie është kur bie vlera e pronës dhe kur prona në këtë qytet nuk ka më vlerë dhe njerëzit fillojnë të ikin se nuk ka më vlerë”, – shtoi kryebashkiaku. Ai i bëri thirrje gjithashtu politikës që ta lërë bashkinë të punojë.
Park natyral me bar artificial!
Qilima te lire sintetik nga Belgjika dhe Kina ne Shtepi,qilima sintetik ne nje ambjent lojrash per femije!!!
Kontakti me dheun dhe reren frenon astmen,kontakti me ambjente sintetike e pershpejton.
Nuk eshte e nevojshme te merret Kryetari Bashkise,me nje problem qe i takon specialisteve.
Bej transparent investimet,trego sa vende pune ke hapur,dhe me kryesorja sa investitore ke terhequr.
Ore,i ke demshperblyer ata qe ke prishur Shtepine,apo vari lesht?
Guriiiiiiiiiiiiiiiiiiiiii
Edhe ti rrobat Made in China I ke…
hajd tung laro
Perse o debil,qilimat perdor per rroba ti?
Shko e pellit tek kori i gomereve te pedofilit Janullapos skuthi,vetem atje ndjehesh ne elementin tend ti!
Bravo Erion! Por vazhdoji punimet e nisura ketu tek njesia nr.4, rr.Metush LULI, perreth pallatit 12, dhe na e hiq kete tregun zhul te fruta-perimeve qe na cmendi me zhurme, pamjen dhe pisllekun.
kamerino, ska tabel dhe kafe pa emer, ish ndermarja e gjelberimit, eshte sot kafe.
ne vend te saj eshte kthyer llozha e amfiteatrit,qe hesht, nuk ka koncerte, filma, aegetim, pasi u shkaterua, ku ky i treti, drejtues blendi gonxhe, e ka kthyer ne garderope, magazine, kovash, koshash,
camerino kafe pa reklame e kujt eshte?
pse nuk kthehet ne identitet…….
erjon,je puntor, e te vleresoj si kuader, organizator, ate qe thua e ben,por
ma shpif ai gonxhe,qe iku jashte pasi u be sikur u zu me kryebashkiakun rama.
Gonxhe perfaqeson interesat e krietarit!!! Komtroll Verrine me pak fjale, a vazhdon akoma me pensionin e plakes apo eshte kthy te ai i ambasadorit hollandez