Franca e ka nisur me fitore ndeshjen hapëse të “Euro 2016” duke mundur në “Stade de France” skuadrën e Rumanisë me rezultatin e ngushtë 2-1.
Një ceremoni spektakolare ishte përgatitur përpara nisjes së kesaj ndeshje, ku nuk munguan keorografitë spektakolare, si dhe performanca live e DJ-it të njohur David Guetta, i cili së bashku me këngëtaren suedeze, Zara Larsson kënduan himnin zyratre të kampionatit europian.
Në pjesën e parë të ndeshjes të dyja skuadrat e përqëndruan lojën në mesin e fushës duke sulmuar me anë të kundërsulmeve.
Rastin e parë e pati Rumania në minutën e 5-të, por Loris bën mrekullinë duke ndalur topin brënda vijës fatale.
Kundërpërgjigja e vëndasve ishte e menjëhershme me Greizman që rrezikoi portën e Rumanisë, por ndalet nga shtylla.
Pjesa e dytë ishte krejtësisht ndryshe nga e parë, ku u shënuan tre gola.
“Gjelat” zhbllokuan rezultatin në minutën e 57-të me Oliver Giroud pas një goditje të saktë me kokë.
Por, festa e vëndasve nuk zgjati shumë pasi Stancu në të 65-tën godet saktë nga pika e bardhë e 11-metërshit duke rikthyer barazpeshën.
Kur gjithçka po shkonte drejt fundit një perlë e Payet i dha tre pikë skuadrës së drejtuar nga Dider Deshamp të cilët e nisën me këmbën e mbarë “Euro 2016”.
Goli i tretë i shënuar nga Payet
Goli i barazimit i shënuar nga Stancu
Goli i parë i shënuar nga Oliver Giroud
Ne France-Albania parashikohet qe i ”gjati” francez te kete mese 4 gunga…………………gola!
Ne ndeshjen Greqi-Qipro eshte e sigurt qe cdo bythe ka dy vrima.
Keto jane pershtypjet e plakes tate? Prit i thuaj, se ske provuar kete shqiptarin sa gunga ka!!!
Le qe mo mire tet pyesi ty, se ja jep ti pershtypjet ?
Nje ndeshje e merzitshme.
Nje France e dobet , lojtaret me te mire si Pogba e Grizman u zevendesuan dhe pothuajse ishin te padukshem ne fushe.
Edhe Rumania nuk beri ndonje gje te madhe.
Lojes se merzitshme iu bashkua edhe arbitri qe beri gabime , goli I pare I Frances ishte nje faull I paster ndaj portierit rumun.
Penalltia e Rumanise edhe jepej edhe nuk jepej.
Barazimi ndoshta do te ishte rezultati me I drejte.
—-
Kete vit ka nje rivalitet midis dy kampionatesh : Kampionati Evropian dhe Copa America .
Te shohim ne fund kush do te jete me spektakolari.
zhabzit e frances ishin me fat ne kete ndeshje. po te jene ne kete gjendje dhe kukesi ka taktike me te mire