RTSH sqaron pse nuk e transmeton Europianin: Mund ta ndiqni në radio!

10 Qershor 2016, 21:39Sport TEMA

RTSH ka dhënë një sqarim përse nuk e transmeton Europianin e Francës.

Televizion Publik thotë se nuk kishte mundësi financiare të blinte të drejtën për transmetimin e këtij kompeticioni.

RTSH thotë se Europianin mund ta ndjekim në Radio Tirana

Deklarata:

RTSH sqaron edhe njëherë publikun për arsyet e mostransmetimit të drejtpërdrejtë të ndeshjeve të Kombëtares Kuqezi, por edhe të gjithë fazës finale të Euro 2016.

Ashtu siç e kemi shpjeguar edhe më parë për publikun, proçedura e tenderit për blerjen e të drejtës televizive të transmetimit të Euro 2016 (ku përfshihen edhe ndeshjet e Kombëtares) është organizuar gati dy vite më parë nga UEFA.

RTSH ka marrë pjesë në këtë tenderim ndërkombëtar nëpërmjet EBU (Bashkimit të Transmetuesve Publikë në Europë), ashtu si edhe në shumë raste të tjera të ngjashme, por oferta e EBU-RTSH për territorin e Republikës së Shqipërisë nuk rezultoi fituese.

Ndërkohë për transparencë sqarojmë se përveç RTSH-së, edhe transmetues të tjerë publikë në Europë nuk arritën t’i blinin këto të drejta, si Franca që është edhe organizatorja e Euro 2016, Spanja, Polonia, Rumania, Ukraina, Islanda, Izraeli etj.

Edhe pas përfundimit të kësaj proçedure tenderimi ndërkombëtar, RTSH ka bërë të gjitha përpjekjet për arritjen e një marrëveshjeje me fituesin e këtyre të drejtave për territorin e Republikës së Shqipërisë, me qëllim blerjen e së drejtës për transmetim në televizion pa pagesë për shikuesit, madje duke ofruar edhe vetëm për transmetimin e ndeshjeve të kombëtares, por pa patur sukses.

Njëkohësisht, RTSH ka kënaqësinë t’i bëjë me dije publikut shqiptar se këto ndeshje do të transmetohen drejtpërdrejt në kanalin e parë të RADIO TIRANËS, ashtu si edhe të gjitha ndeshjet e tjera të këtij turneu deri në ndeshjen finale.

Po ashtu, TVSH do të transmetojë çdo ditë të kampionatit europian një program të dedikuar për Kombëtaren Kuqezi dhe për gjithçka ndodh në Euro 2016, duke patur lidhje të drejtpërdrejta me Francën dhe vendqëndrimin e Kombëtares, ku RTSH ka dërguar një grup të posaçëm xhirimi me gazetarë dhe specialistë, të cilët do të informojnë për çdo gjë ndodh në kampin e Kombëtares Kuqezi dhe në Euro 2016.

RTSH ju fton të gjithëve të ndiqni transmetimet e drejtpërdrejta të çdo ndeshjeje të Euro 2016 në Radio Tirana, por edhe programet e dedikuara në Televizionin Shqiptar, ku do të gjeni informacione dhe analizë teknike të specializuar për çdo takim të këtij turneu.

Gjithsesi, Kombëtarja Kuqezi do të rikthehet me ndeshjet e drejtpërdrejta shumë shpejt në ekranin e TVSH-së dhe në të gjithë rrjetin e RTSH-së, duke filluar nga 5 shtatori 2016, kur nisin ndeshjet eliminatore për Kupën e Botës, Rusi 2018, një ekskluzivitet i RTSH-së.

Ndërkohë, transmetimet sportive eksluzive të RTSH-së do të jenë edhe gjatë periudhës së verës me ndeshjet e klubeve shqiptare ne Kupat e Europës dhe me Lojërat Olimpike Verore Rio 2016 (në muajin gusht).

21 komente në “RTSH sqaron pse nuk e transmeton Europianin: Mund ta ndiqni në radio!”

  1. Kapter Jari, jo presidenti says:

    Idiot.

    1. Vlora1912 says:

      Ptuuuuu,
      Rrac e ndyre
      Deri ketu arrini, sa nuk mund te transmetoni per Shqiptaret ngjarjen me te rendesishme sportive te 100 viteve- –“Pjesmarrjen ne Europian” per her te pare.

      Po mir, ja ta zem se nuk e fituat dot, pse nuk i beni ofert Top-Channel qe, Vetem per ndeshjet e kombetares, ti transmetoni edhe ju, O Bastard medioker te Parfumosur…

      Po mir ore, ja ta zem se skini leka( nga tonat), me cfar surrati na thoni qe do dergoni ne France nje e kip te Tvsh, qe te jet afer kombetares???!!

      Pra e keni ndar mendjen qe, leket qe ja u jaipm cdo muaj, ti harxhoni pa tjeter.
      Pooooor jo duke ofruar sherbimin, transmetimin e ndeshjeve, poooor duke i harxhuar per Turizem ne France te punonjsve tuaj…

      PS.
      Zoti Bujar LESKAJ, KLSH, duhet urgjentisht te bej auditin e ketij institucioni, TVSH, me i urrryeri nder Shqiptar, se si i shpenzon parat tona

    2. Prona Private LSI mETA says:

      Kur je republike banane , vendi i varfer dhe pa bole..Me mire harten e shqiperise se madhe ne mur se nje ndeshje te kombetares ne TV.Le te mburremi dhe krenohemi me varferine dhe dobesine e shtetit e republikes ballkanike, ashtu si na njeh dhe bota. Pastaj, ata, bosat i hypin aviionit dhe e shikojne nga Tribuna. Si njehere e nje kohe te priviligjuar te Byrose Politike.

  2. Edkari says:

    12 mije lek ne vit cdo familje paguan takse televizori
    .nuk kish si te ndodhte ndryshe qeveritaret i pame
    dje si iken nga seanca parlamentare dhe fukarenjte
    i drejtohen ZOTIT qe le te na vijne nga FRANCA
    qeveritaret te futur neper tabute.

  3. FLORENT says:

    o mashtrusa njerez po si nuk ju vjen turp dhe thoni as franca nuk i transmeton un po shof ndeshjen te TF1 QE esht TV KOMBETARE TURP TJU VIJ NJEREZ TE PA AFTE NJEREZ MASHTRUSA

    1. undefined says:

      Tf1 nuk eshte tv publik, eshte privat. Ne spanje asnje kanal nuk i bleu te drejtat, se kushtojne shume. Mos i bini ne qafe kot tvsh.

      1. darmian says:

        Ik o koqe!!!
        Kombetaret transmetohen falas nga tv publik ne cdo vend te botes!!! Tf1 ne france dhe Zdf ne gjermani jane publik apo jo? Te shohim do e japi RAI italine!!
        Vetem ketu eshte kombetarja e Dukes dhe Digitalbit

        1. tt says:

          RAI jep cdo dite 1 ndeshje, jo vetem Italine.

          Rasti TVSH eshte thjesht afer korruptive.

  4. vflp says:

    Konflikti i interesit i kryetarit te FSHF Armando Duka me kompanine Digitalb i le Shqiptaret pa pare kombetaren.

  5. PLAKU says:

    Ore jini ne terezi apo jo,ne radio ?!!! Po te transmetonte S.Kelliçi e Ismet Bellova do ishit te lare Po rezultatet do ti marrim vesh te henen ne oren 21 e 30 ne rubriken sportive ,,,,,,,,

  6. sit... back..and relaks →→→ says:

    po taksen e televizorit per ca e paguajne shqiptaret? apo per te pare parlament show pa para cdo te enjte?

  7. raimond vlonjati says:

    Bastardet e PS-se —

    Po na kthejne ne vitet 60-te kur nuk kishte televizor dhe ndeshjet degjoheshin ne radio

    1. tt says:

      Kur u be tenderi para 2 vjetesh e kishte PD-ja akoma :), s’ishte ven drejtori i ri

  8. NICK says:

    ATEHERE PERSE DUHET TE PAGUAJME RTSH???

  9. ben says:

    Ky eshte nje rast skandaloz tipik rilindas
    Qe cfardo te thuash e te shkruash nuk e justifikon babezine rilindase per tiu mare shqiptareve dhe qindarken e fundit.
    Ben pallat me stadium “per te miren e shqiperise ” po kur vjen puna per te pare 1 ndeshje duhet ti paguash prape rilindjes 20 mije leke.
    Ky eshte patriotizem!
    Fundja eshte njejta gje si shendetesia falas vetem se ilacet dhe doktorin duhet ti paguash vete .

  10. K. F says:

    Mos u justifikoni si kurvat o plehra, o te korruptuar, o matrapaze qe drejtoni TVSH. Eshte e para here ne histori te paktem mbi 45 vjecare sa di une qe TVSH nuk mer gjioja te drejten e transmentimit te Kampionatit Europian te Futbollit. E keni bere qellimisht per tye favorizuar klientelen e Digitalb. Turp o bastarde!

  11. Atdhetari says:

    Te mos e paguajme me taksen e televizorit.As ne nuk kemi mundesi ta paguajme

  12. enter"" says:

    Eshte ekonomia e tregut. Ai qe ofron me shume ai fiton. Mos kakarisni kot e merrni neper goje rilindjen. Kjo u be para dy vitesh

  13. MANOS says:

    O U Q….. ROPT CA JANE KETO ARSYE QE THONI.O BARKDERRA TE PA NGOPUR.PO JU NUK JEPNI NJE NDESHJE MIQESORE TE KOMBETARES/ JO TEBEHETFJAL PER EVROPIAN

  14. Sandri says:

    Rrobt Dukes dhe Digitalbit!!!
    Te fala takses se televizorit dhe ripjerdhjes ne france!

  15. tironsi says:

    idioat fuck you 25 milion euro ne vite per tvsh-ne dhe cfare po shohim asgje , perse duhet te paguajme kur nuk na afrone asgje disa idiota burokrat e drejtojne, qe fec te shetisine te hane ndonje dreke dhe te kene ndonje sekretare te bukur per dashnore nuk dine asgje,,,fuck off

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje