“Sky Sports” ka bërë një përmbledhje të të gjithë duleve që kanë pasur dy vellezër ndaj njëri-tjetërit me kombëtare të ndryshme.
Në përmbledhjen e “Sky Sports” nuk mund të mungonte dhe dueli mes dy vëllezërve me orgjinë shqiptare, Taulant Xhaka që luan me kombëtaren shqiptare, dhe Granit Xhaka që luan në rradhët e përfaqësuese helvte.
“Si Graniti dhe Taulant Xhaka po përgatiten të përballen me njëri-tjetrin në Euro 2016 të shtunën. Zvicra dhe Shqipëria do të përballen me njëra tjetrën të shtunën në orën 15:00, dhe të dy vëllezërit kërkojnë që të fitojnë ndaj njëri tjetrit.” shkruan “Sky Sports”.
“Lojtari më i ri i skuadrës së Arsenalit, Granit Xhaka ka bërë 41 paraqitje për Zvicrën. Prindërit e tyre janë shqiptarë të Kosovës dhe u zhvendosën në Bazel pak para lindjes se Taulantit. Të dy vëllezërit kanë përfaqësuar ekipin kombëtar zviceran të rinjve para se vëllai i madh Taulanti vendosi që të përfaqësojë Shqipërinë, ku deri më tani ka bërë gjashtë paraqitje” e mbyll përshkrimin “Sky Sports” për dy vëllezrit Xhaka.
Më pas dulet e tjera mes vëllezërve kanë qenë Jerome and Kevin-Prince Boateng (Gjermani dhe Ghana).
Rafinha dhe Thiago Alcantara (Brazil dhe Spanja).
Paul dhe Mathias Pogba (France dhe Guinea). J
John dhe Archie Goodall (Angli dhe Irlanda Veriut).
Christian dhe Max Vieri (Itali dhe Australi).