Artur Zheji jep “mandatën”: Rama do të rrëzohet në shtator

11 Qershor 2016, 09:49Politika TEMA

Artur Zheji, përveç fyerjes live ndaj Kastriot Myftaraj, mbrëmjen e djeshme në “Zonë e Lirë” ka folur edhe për situatën politike.

Ai ka thënë se Rama do të rrëzohet në shtator.

Sipas Zhejit, Rama do të humbasë shumicën dhe për këtë arsye vendi do të shkojë në zgjedhje të parakohshme.

Zheji tha se Rama do të rrëzohet, pasi reforma në drejtësi nuk do të miratohet.

Ndërkohë, sipas tij, çështja e përgjimeve është skandaloze, pasi janë përgjuar politikanë, diplomatë dhe ambasadorë.

Ai ka kërkuar nga ambasadori amerikan Donald Lu, që të flasë për këtë rast dhe të mos heshtë.

Më pas, Zheji ka bërë një shkrim sqarues.

Ja çfarë shkruan ai:

“Ka diçka të rëndësishme dhe në themel që nuk shkon. Qeveria Rama po plasaritet, dhe plasaritjet po thellohen, si një godinë shumë të vjetër.

Janë këto vetëm fjalë? Mos vallë edhe analistët, përtej fakteve dhe humorit popullor që lexojnë, ngatrrojnë dëshirat e tyre dhe realitetin? Le të themi në mënyrë të kujdesshme: “Edhe po edhe jo”. Le të themi madje që kryeministri, nuk di të jetë i kujdesshëm me gazetarët dhe analistët, dhe këta, gazetarë e analistë, kanë ndërmarrë një konspiracion të fshehtë kundër Ramës dhe kundër pronarëve, të shumë mediave që mbështesin për biznes të tyre, Kryeministrin.  Por nëse kjo lugë e zbrazur, ngop dikë, ja cilat janë simbas meje, 5 momente që rrezikojnë qeverinë Rama. Dhe duhet të më besoni që jam treguar ende shumë dorështrënguar.

Kemi në defter, vetëm tani, dy kryetarë bashkie, në Peshkopi dhe në Kavajë të dorëhequr. Le të mos kthehemi se përse. Shukri Xhelili dhe Elvis Roshi, janë të famshëm tanimë. Mirëpo,  dorëheqjet, kanë lënë dy vende bosh. Vende  që kërkojnë një palë zgjedhje të reja në këto dy bashki. Zgjedhje me një pikëpyetje: a do të jetë Koalicioni Rama-Meta në të njejtën llogore zgjedhore? Pse kjo pyetje? Sepse ka shenja të qarta që palët po mendohen dhe po marrin masat përkatëse. Enigmatike dhe në fshehtësi të plotë…

Vetmija e kryeminsitrit. Përvec  gazetarit-biznesmen Henry Çili, me cfarë lexojmë krejt respekt, nga Mustafa Nano e deri te Lorenc Vangjeli, ka vetëm zhgënjim dhe pesimisizëm për këtë qeverisje, që në rastin më të mirë mund të quhet një qeverisje  eksperimentale e paqëlluar. Nuk mjafton dora  e  fortë e dyshes Rama-Tahiri, shoqëruar nga doçkat e buta e të lëmuara, të çunave e çupave që janë katapultuar si drejtorë e drejtoresha të rëndësishëm, me “urdhër të peshkut!” thuhej dikur. Jashtë çdo kriteri serioz meritokratik apo shkallëzimi kariere. Dhe me rezultate e bilance, pak të themi të,  trishtuara dhe zhgënjyese.

Është në proces një Hetim. Një Hetim me “H” të madhe. Shumë serioz dhe shumë domethënës. Po hetohet ish Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, z. Haki Çako. Po hetohet thuhet, për përgjimet e paligjshme të aparaturës italiane, që kish mbritur në “të zezë” në Shqipëri, nga shërbimet sekrete italiane, me qëllim trajnimin e Policisë Shqiptare. Mirëpo Prokuroria dhe Gjykata e Apelit, gjykojnë se kjo pajisje është përdorur në mënyrë të devijuar, për përgjime politike. Por edhe vetë zoti Çako, ish Drejtori i Policisë së Shtetit, ka pohuar simbas Abc neës, që ka marrë burime nga Prokuroria e Përgjithshme, se aparatura është përdorur edhe për të përgjuar “Gjutajt”, që kanë përvec  të tjerave, edhe një armiqësi personale me Ministrin Tahiri. Një përgjim ky, i pa autorizuar nga Prokuroria, pra i paligjshëm dhe me sa duket për llogari “personale” të Ministrit të Brendshëm. Pra, nëse kjo linjë e hetimit thellohet dhe Prokuroria e Përgjithshme, së bashku me Gjykatën e Apelit, u rrezistojnë sulmeve politike dhe gati kërcënimeve të dyshes Rama-Tahiri, kariera e zotit Tahiri vihet në pikëpyetje. Madje çështja mund të shkojë edhe më keq se kaq, sepse ligji është i barabartë për të gjithë. Edhe kur respektohet edhe kur shkelet. Kjo është një plasaritje themeli dhe nuk zgjidhet dot me të bërtitura dhe pështyma verbale.

Lufta e ndezur flakë e barot,  me Prokurorinë e Përgjithshme dhe me Gjykatën e Apelit, nga ana e Kryeministrit, rrëfen për humbje të kontrollit institucional dhe të qetësisë që duhet ruajtur në këto raste. Humbje qetësie, që mund të arësyetohet si një situatë de facto,shumë më e keqe se sa duket deri tash në sipërfaqe. Reforma u shty disa javë dhe këto javë,  janë në favor taktik të Prokurorisë së Përgjithshme dhe të Gjykatës së Apelit, që me sa duket nuk do të kenë më “pajtim” me kryeministrin dhe ministrin e tij kurajoz Tahiri. Dhe kjo mund të sjellë një lëkundjeje të madhe të themeleve të qeverisjes Rama. Në prag të një Reforme të re të Drejtësisë, Drejtësia aktuale, ka vendosur të ngrejë stekën e dinjitetit apo të “hakmarrjes” së saj. Le ta thonë si të duan. Por faktet duken se mund të jenë në anën e saj.

Reagimi i palës italiane, ishte domethënës. Ata e larguan me panik Shefin-ndërlidhës të Interforcës, që dukej se kish rënë në grackën e një paligjshmërie, tanimë të dalë në dritën e diellit. Italianët, me heshtjen e tyre tanishme dhe të mencur diplomatike, e lanë edhe ata vetëm, mbasi e tentuan mbrojtjen disa herë, kryeministrin shqiptar. Që fill më pas filloi të bërtasë me sa zë kish në kokë dhe të pështyjë vrer, mbi Gjykatën e Apelit dhe Prokurorinë. Në trajtën e një Kërcënimi të mirëfilltë. Sepse ay, kryeministri, e di më mirë se sa ne, sot, se sa rëndë dhe se sa thellë ka vajtur ndoshta kjo puna e përgjimeve dhe e kapjes në flagrancë nga ana e Prokurorisë.

Pamvarsisht joshjes dhe dhelave për PDIU-në e Tahirit, nëse do të kërkojë të dalë nga kjo situatë, që dukshëm do të rëndohet, kryeministri do të duhet të mbështetet te Ilir Meta. Sepse edhe ato vota që kishte në Kuvend deri dje, po pakësohen. Përveç deputetëve Blushi dhe Hafizi, seriozisht përflitet që edhe të paktën 3 ose 4 deputetë të tjerë, nuk e ndjejnë veten mirë në PS.

Mirëpo duket, që për Ramën, është krizë e madhe të kërkojë ndihmë egzistenciale te Ilir Meta dhe te qetësia e tij e padeshifrueshme. Mbëeshtetja ndërkombëtare është dukshëm, ende në favor të Ramës, por Skandali i Përgjimeve, është një “Shah-Mat!”, për të cilën Ndërkombëtarët, ende fjalë pakë në këtë çështje, do të duhet të shqiptojnë ndonjë mendim. Herët a vonë.

Lëkundjet e Qeverisë Rama, nuk se janë në vetëvete ndonjë gjë e mirë dhe e gëzueshme për askënd tjetër përvec Opozitës. Do të ishte shumë më mirë të kishim një qëndrueshmëri 4 vjecare qeverisëse, bazuar mbi rregulla dhe rezultate. Një rënie e Qeverie, dhe shkuarja në zgjedhje të parakohshme, ka ndodhur vetëm njëherë në Shqipëri, në vitin e mbrapshtë’97. Personalisht nuk mendoj si Blushi, që Shqipëria po i afrohet një tjetër viti ’97.

Sepse Rama, vërtet mund të mos dojë askënd që e rrethon, por Edi Ramën e do që çke me të!

37 komente në “Artur Zheji jep “mandatën”: Rama do të rrëzohet në shtator”

  1. merushe says:

    Po Zheji a eshte pergjuar valle, sepse eshte figure mjaft e rendesishme ne kete vend.!?

    1. Drogaxhiu says:

      Merushe,
      Te mos ia veme re Zhejit ato qe thote.
      Mendja, thote populli, eshte nje grusht me me miza, po e hape doren ato ikin e hajt ti mbledhesh.
      Ate pune duhet te kete bere edhe Zheji keto ditet e fundit, ka hapur grushtin e i kane marre mizat arratine

    2. albania says:

      O zhele kumarxhiu keni filluar ju grupi kumari: Nano-Blushi Zhei edhe kush do plotesoje akoma

      te jeni aktive ,keni te drejte ,eshte kesti i fundit qe merni,;

      I paska keq punet doktori.

      zoti ju ndihmofte;

  2. beni says:

    KUR I ULET AUDIENCa canit, e ka gjetur ilacin, merr nje klloun dhe tall gencin me te hahahhaah,

  3. prona private LSI META says:

    Spiuni i LSI dhe pjelle e keqe.Nuk duhet te kemi frike nga ky shantazh i LIKE HAJDUTIT FSHATARIT SKRAPARLLI. Like Floriri Hajduti mund tju marre per qorra servila, sharlatane dhe qelbseira te tjera sidomos ne Jug te Shqiperise por jo i gjithe populli eshte budalla ta zgjedhi neser.Rama duhet ti kishte shkeputur lidhjet me kete Firme Kanceroze dhe Kanceri LSI do ishte zhdukur para PD se, por si Edi Rama dhe Ilir Meta jane nje MUT .


    TI zheji KE zevendesuar Takun. Edhe ti per spital je.

  4. Edkari says:

    ka qen nje kenge:
    te shtunen ne pune
    te djel u martove
    te henen ne pune
    bashk me shoqet shkove..
    ………………………………..
    ne shtator do bjer nga fiku
    ne tetor do mshifet si Sadami
    ne nendor do iki per lesh bubi
    dhe vilen ne Surel do e gezoje
    fukaraja .

    1. Mondi says:

      hik or car me nyje

    2. BUJARI JU DEGJON says:

      Ne shtator do i rruash shkopin,
      Ne tetor do i japesh gopin…
      Ne nendor e gjithe vitin
      Cari do t` te zere fytyn…
      Sepse vec nje trugomar
      Vetequhet ” I Edit Kar” …

    3. Arturi says:

      Ketu do jemi dhe do te shijojne goxha 4 germat e fundit ne gojen tende. ?

  5. Ciu says:

    Gamor ti gamor kush tvuni sot e neser valo druni

  6. jani says:

    Paske ngelur pa lek. Me keq do behet per tarafin tend, zakonisht keta bukshkalet nuk i afron njeri pasi jane tipa qe per nje tender te dalin nga rrethi dhe fillojne flasin.gjithsesi edhe po te reezohet Rama nje fje eshte e sigurt : basha nuk fiton kurre thuaja ta dije.

  7. undefined says:

    Kush ta var ty mor rpqir..qe shan tetjeret..ti je llum muti bixhozxhi legen ordiner

  8. sopiqoti says:

    Zaten ne emisionin e CANIT personazhe te tille si Z H E I e Kastriot Myftarikane vend bga ne ” brockollisjen e tyre ” jane te pa aritshem.Ka shteruar ai Zhei me3ndimet e te cilit te shpinin ne arsyetime objektive.Tani ato qe ai thote nuk te shpien gjekundi.

  9. arben says:

    Zheji paska ikur per lesh por nuk ka faj se me kaq shume politikane dhe analiste te politikes qe ne keto 25 vjet na kane perziere zorret e barkut me idiotesirat e tyre sot nuk u mbetet gje tjeter vecse endrat qe shohin ne mbremje te vijne e ta na i tregojne si ngjarjet e shekullit .Turp per ne qe akoma nuk u kemi futur shkelmin e ti flakim ne kazanin e plehrave.

  10. Dulja says:

    Si i ben llogarit ti Zheji…si ne rulet besoj?!!! Prandaj duhet ti kesh te sakta besoj. Ik kap ndonje jackpot se ke humb shum kete jave ndoshta dhe leri analizat e tua fantashkencore.

  11. Noc Rroku says:

    O i fuqishmi zhej,po si u katandise keshtu,keqardhje per ty.Nje bejtexhi ne Shkoder thoshte/Bejtet tuja jam tuj ni,ato fort po mi ka ane,vec kur shkoj ne qenef me u dhi me bjen nermend per zotnin tane/,,keshtu ke msu dhe ti me disa shoke tuj.

  12. normali says:

    PO lere tani, o Mero, akoma ja merr seriozisht Zhejit ato qe thote! Mbreme talli menderen Arjan Cani me te tere naten qe te realizonte minutat e emisionit e ai si idiot filloi ti mirrej dhe goja.

  13. Edi Rama, nuk do te rrezohet kurre,sepse ju antishqiptaret dhe punonjes te UDB se, e pate se Rama beri 3 mandate si kryebashkiak,doli kryebashkiaku me i klikuar ne BOTE ne 2004 n, dhe u rrezua vetem nga Saliu ne pushtet !
    Pra ,tani Rama ka pushtetin dha ashtu sic fitoj ne 2013 n do te fitoj edhe nja 3-4 mandate te tjera seri …..sa te lodhet !
    Pastaj,………do ta marri ne dore kryebashkiaku i Tiranes,Erionushi i ri !
    EDHE nja 4-5 mandate do ti bej Erionushi…….dhe alabaket do te zhduken si antishqiptari Ljubonja,ZHEJIdhe kompania bandite antishqiptare komplet !
    KESHTUQE…..VAZHDONI ….E MBANI ME SHKUME JU SE DO TE RREZOHET RAMA !
    QENE NDERKOMBETARET QE E MBAJTEN PERBINDESHIN MENDER….SALI,PO KESHTU NDERKOMBETARET JANE TE CMENDUR PAS GJIGANDIT RAMA ,DHE DO TA NDIHMOJNE DERI NE FUND TE FUNDERINAVE !ADIO !

    1. tavuni says:

      Çar karash Ka kjo bote. Me te medhenjte jane ata si puna jote

  14. nina says:

    zheji… zhabe… zhager…. zhardannn i rreshkur.. meriton fjale shuuum ofenduese…. je pisllek i komentuesve qe dalin ne tv sqiptare… je shuuuuum legen…. ske shanc tiii dhe asnje ne Shqiperi ta rrezpje qeverin qe ka bere aq shuuum per 2 vite sa nuk u be per 25 vite… ju legenat qe mezi flisni nga pislleku qe keni brenda trupit tuaj… se jene qelbesira e atij vendi qe nuk doni te ec para… flliqesiraaa te kohes se krimineleve…..

  15. Genti says:

    oooo artur zheji nga e hane mengjesin ti o fyll pa bryma ane nga SHQUP-i apo ane nga 5-sa…

  16. timo says:

    Artur! Prite atë dreq kallo të këmbës se ndonjë ditë do të na shpallësh revolucion kundër Ramës.
    Më tha një shok një ditë- Turin e paska shkel keq në kallo Edi ( shoku i ngushtë i rinIse)

  17. DRINI says:

    Zheji,Andi Bushati,Fatos Lubonja,Cani,Nano,e shume te tjere ,jane “GJERPERINJ”qe I ka future ne nji thes SALA dhe sa here I duhet SALES ja u hap gryken ,per te shpetuar shpuren e tij ,por kesaj radhe keta tipa gjerprinj nuk helmojne dot se ja u kane bere vaksinat ,me pare ketyre “FRIKACAKEVE”dhe le te hane mut sa te duan “REFORMA ne DREJTESI”do te votohet se e kerkon e gjithe SHQIPERIA.

  18. Sul Pumi says:

    Hik ore Zheji , e dime qe je pa moral , nuk te vjen turp nga vehtja , le nam o mjeran pa bazament e pa shtylle kurrizore . Por fain e ka Meroja qe ti boton keto ……. (se gjej dot emrin ,sinqerisht qe te perfundoje frazen)

  19. i drejti says:

    Kush te pjerdh ty more legen. Ngele studiove duke llapur. Nuk te ka thene njeri pune e mbare dhe ke nje jete qe jeton duke u bere marionete e te tjereve. Po behesh nje idiot qe nuk e ke shokun more bythelepires.

  20. england says:

    Ky shkrim,ose me mire te them kjo pacavure eshte njesoj si pacavuret e meparshme qe shkruan ky zoteria!eshte njesoj si mashtrimi qe beri live ne opinion me ministra me video porno qe su provua asnjehere,edhe pse Mentor Kikia i tha mashtrues ketij zoterise per pavertetesine e akuzave te tij,ky vazhdon avazin e tij me keto shpifje te tipit Berisha,le te presim shtatorin e ednrres,dhe imagjinates se shfrenuar te ketij mashtruesi,nuk pres qe pasi qeveria te vazhdoje punen edhe per nje dekade tjeter pas shtatorit,ky palaco te kerkoje falje per gjithe keto rrena qe i pasqyron neper media.

  21. ana says:

    o spiun mbylle halen !

  22. Bozhuret says:

    Zheji interesanti,fallxhori,shpifsi,rrenacaku

  23. Anila says:

    Zheji ishte i dehur. O Zheji mos ke parë ndonjë ëndërr të keqe??? Kurrë nuk do të vijë Lulja në pushtet.

  24. Alban Dega says:

    Subject: Re: OPINIONE: MARIONETAT
    Reply-To: agim neza

    Alban,

    Po pate ndonje foto na dergo qe ta fusim ne gazete neser.
    Agimi

    Sent: Friday, January 31, 2014 7:10 PM

    Subject: OPINIONE: MARIONETAT

    Opinione
    MARIONETAT ….

    Sabelotodo es sabelonada, thone spanjollet

    – Nga Alban Dega, Nju Jork

    Ata dine gjithcka… Gjithcka e per gjithcka… Jane mjeshter e specialiste, eksperte e njohes te shkalles me te larte, fjala e fundit e politikes e ekonomise , artit e mjekesise , kultures e arsimit, te financave e ceshtjeve ushtarake, te shkences e te teknikes … te armeve kimike edhe atyre termoberthamore… Ata dine e njohin gjithcka. Enciklopedi e gjalle e cdo fushe
    Shume pak…. Nuk do te jete e larget dita kur do te na shpikin ndonje arme te re… apo mrekulli te tete te njerezimit.
    Te njejtat fytyra. Te njejtat fjale. Te njejtit persona… Kurdo e kudo. Tek Topchanal e tek Klani. Ne Vizion Plus e ne Koha TV… Ne RTSH e ne RTK… Kudo e kurdo. Per gjithcka e per cdo gje. Lum Shqiperia e Kosova, lum Maqedonia e Mali i Zi, lum Lugina e Presheves e lum Cameria, lum shqiptaria qe i kemi.
    Sabelotodos… Ata qe dine gjithcka, thone spanjolle per keta sojesez analistash e publicistash, gazetaresh e rrota…k…, sipas gjuhes celulare te Fatos Nanos me mikun dhe servilin e tij Zheji

    Deliri i madheshtise apo deliri i marrezise

    Xhorxh Uashingtoni e Winston Churchilli, Abraham Linkolni e Sharl De Goli, Bill Klintoni e Toni Bllejer, Henri Kisingeri e Ten Hsiao Pini, Golda Mejer e Mahatma Gandi… Albert Ajnshtajni e Isak Njutoni, Bill Gejtsi e Steve Jobsi… Sulzburger e Larry Kingu… Skenderbeu e Nene Tereza …., ” The New York Times” e “ The Times”, CNN e BBC… Euronews e Raiuno… jane nje hic para tyre.
    Lum si ne shqiptaret qe i kemi keto koka te medha .
    Ketu e gati 150 vjet me pare rilindasi mendjendritur Sami Frasheri ka bere radiografine e shkelqyer te kesaj mendesie dritshkurter shqiptare:
    – Cdo shqiptari i duket vetja i perkyrer , por mjafton te degjoje vetem pese per qind te asaj qe mendon ai per vetveten nga goja e dikujt tjeter dhe ai eshte i kenaqur.
    A mund te gjesh pershkrim e vezhgim me te perkryer per delirin shqiptar te madheshtise se ky i Sami Frasherit. E sic thone amrikanet Deliri i madhshtise nuk eshte vecse deliri i marrezise.

    He si tu duka… !?

    E sa dalin nga mejhanet e kurverise apo kamerat e TV-se, nga ditlindjet apo vdekjet, nga gazmendet apo deri edhe funeralet .. si askush tjeter ne shqiptaret pyesim familjaret apo kanakaret, dashoret apo inatcoret, shoket apo miqte….
    – He si tu duka !?
    U jane merzite edhe grave e femijeve te vet ne shtepi qe mezi presin te perzene prej sysh.
    Na cajne menderen dite e nate, nate e dite sa ne nje ekran ne nje tjeter, sa ne nje gazete ne nje reviste me te njejtat llogje Kavaje apo pallavra Paruce.
    U jane merzite e shkaktojne alergji tek shikuesit e lexuesit qe mezi presin te mbarojne perrallat e tyre ruse me salce kineze apo nderrojne kanale per te shpetuar prej marrezive te tyre.

    Pse !?

    Pergjigjen e keni tek “Opinionet” e 30 janarit 2014 te Blendi Fevziut me Ministrin e Brendshem Saimir Tahiri ne Televizionin “Klan” dhe tek kronikat e séances se djeshme te Kuvendit Popullor te Shqiperise. .
    Tre prej ketyre “yjeve” te analizes mediatike shqiptare Artur Zheji dhe Artan Hoxha dhe Blendi Fevziu dora vete jane deshmia me e qarte e marrezise jo vetem te medias, por edhe te krejt politikes dhe mendesise shqiptare.
    Skenat e fjalimeve ala Fidel Kastro te Sali Kadafit, replikat pafund te tij me cilindo qe mendon e vepron ndryshe nga mendja e tij e cartun, kacafytjet verbale te sejmeneve te tij sipas porosive dhe urdherave te tij ne altarin e demokracise shqiptare, Kuvendin e Shqiperise ishin preludi dhe udhezuesi i “Opinioneve” te Fevziut.
    Ekranet e celulareve te tyre jane edhe vete ekrani i persosur i marrezise dhe mendesise se pandryshuar ketu e gjithhere shqiptare te stigmatizuar aq sakte nga Samiu i madh ketu e 150 vjet me pare. Eshte ekrani i turpit jo vetem i medias por edhe politikes, i mendesise se marre, shkurt i krejt marrezise shqiptare.

    Pasqyra e marrezise shqiptare

    Ekranet e filmuara te celulareve te ish- kryezedhenesit te qeverise dhe shtetit shqiptar Artur Zheji, “ish- kandidatit surprise” te Sali Berishes per President i Shqiperise Artan Hoxha, jane deshmi e gjalle dhe pasqyre reale e kesaj marrezie shqiptare.
    Ato jane denoncimi dhe demaskimi i persosur i krejt mekanizmit te lidhjeve okulte e marredhenieve mafioze midis politikes dhe medias, i pushtetit politik dhe atij mediatik, i korruptimit total te te gjitha hallkave te pushteteve ligjor, zbatues, juridik, mediatik… i pushteteve numer nje, numer dy, numer tre, numer kater… i te gjitha pushteteve reale ne Shqiperi.
    “Yjet” e medias shqiptare e marrin ndricimin , guximin, frymezimin, udhezimin, veprimin, komandat, urdherat nga dy dinosauret, nga dy kucedrat e politikes shqiptare te 23 vjeteve te fundit Fatos Nano dhe Sali Berisha, nga klanet e pjella e tyre e deri niperit e mbesat, tek dhenduret e kollovaret e tyre.
    Nuk eshte fjala vetem per Blendi Fevziun e Artur Zhejin, per Artan Hoxhen e Prec Zogajn, per Henri Cilin e Cim Peken, per Sazan Gurin e … por edhe per deputete e ish- ministra qe nga Arben Imami e Enkeled Alibeaj, Kastriot Islami e Albana Vokshi, Majlinda Bregu e Genc Ruli… per cdo hallke te klaneve politike Berisha- Nano, fatkeqesia e politikes, ekonomise, financave , fatkeqesia e mallkimi i shqiptareve dhe Shqiperise si shtet ne keto 22 vjet e fundit.

    Miti dhe realiteti

    Secili prej ketyre hallkave mediatike e politike u duket vetja i perkryer, sic thoshte Samiu . Jo vetem kaq, por dhe si koka Zeusi, Sabelotodo. Ky eshte miti. Po realiteti!/
    Realiteti eshte ai i ekraneve te celulareve te Hoxhes dhe Zhejit, te Fevziut, dhe Cilit….
    Realiteti tregon qarte se secilit dhe te gjithe ata vec e vec apo te marre se bashku nuk jane gje tjeter vecse marioneta, kukulla qe komandohen nga Berisha apo Nano, Nano apo Berisha , fatkeqesia e Shqiperise.
    Si te tille edhe keto marioneta jane jo vetem fatkeqesia e vetvetes, por edhe e shqiptareve dhe Shqiperise qe jane te detyruar te degjojne llogjet, porosite urdherat, komandat pa fund te Nanos e Berishes, te Berishes apo Nanos.
    A nuk u kujtojne keto skena turpi e marrie mbledhjet e dikurshme te Byrose Politike e plenumeve te KQ te PPSH-se, RTSH-ne qe ne fakt ishte e RTPPSH-se kur te gjithe gerxhot e tyre flisnin si ai Qoftelargu, thoshin cka u thoshte ai Qoftelargu, lavderonin apo ndeshkonin, syrgjysnosnin apo varrosnin per se gjalli apo se vdekuri cilindo qe donte vetem ai Qoftelargu, dora vete. I vetmi ndryshim ishte teknologjia por jo produkti. Atehere nuk kishte celulare…
    Marionetat jane shume me te vjetra se celularet… Ato mbeten marioneta. Jo dosido!
    Marioneta qe dine gjithcka… Sabelotodos… Sabelotodo es sabelonada, thone spanjollet.
    Pra, ata qe dine gjithcka nuk jane gje tjeter vecse ata qe nuk dine asgje !

    SHENIM: SHKRUAR E BOTUAR PER HERE TE PARE ME 31 JANAR 2014. RIBOTOHET PA ASNJE NDRYSHIM.

  25. Treviso says:

    Ka mundesi te jete ngaterruar emrii autorit te ketije artikulli?
    Kete artikull e ka shkruajtur kryekrimineli Berisha dhe jo hipokriti Zheji.

  26. Gjovalini says:

    Zheji….Po ta mbajti menderja dil e perballu me Kastriot Myftarajn. Ai ta ka shkruar e zeze mbi te bardhe, ti dili perpara dhe hidhja poshte. Por ti nuk je nga ajo rrace.
    Nuk te kishim njohur se cfar perfaqsoje, tashti pasi lexova Myftarajn, e morem vesh por nuk po marrim vesh se si eshte e mundur te gjejsh forca me dale ekraneve me tere ate te kaluar pleh.

  27. NICK says:

    KETU CDO GJE SHITET E BLIHET, EDHE ZHEJI S’MUND TE BEJE PERJASHTIM SI I SHITUR QE ESHTE. GAZETARET E VERTETE NUK MUNGOJNE, NDOSHTA ATA VUAJNE POR INTEGRITETIN E TYRE DHE PERKUSHTIMIN PER LAJMIN DHE ANALIZEN E VERTETE E KANE TE SHENJTE.

  28. aqif tahipi says:

    Mendoj se te gjithe keta puthadore dhe bythelepires te sals ,u ndjene si te pjerdhur ne fytyre nga reagimi i ambasades se usa dhe be.Thjesht e kuptuan se jane krejt te parendesishem dhe flasin karlleqe gjithe diten dhe ne fund te dites fillojne ti besojne edhe vete.Po kuptohet fare qarte se gjithe hajdutet ,te korruptuarit dhe grabitesit (politikane) e shqiperise per 25 vitet e fundit nuk e duan reformen ne drejtesi.

  29. normali says:

    Sa po lexova tani Kastriot Miftaraj, kur thote ja pse me ka inat Zheji. Skanerin qe i ka bere Kastrioti Artur Zhejit, nuk ja ka bere as Besa Imami kur e lante ne legen. Lexoni Kastriotin dhe s’ka me nevoje per komente per kete njeri. Nuk ka mandat me te madhe qe te jetosh si vdekur mbi toke.

  30. Jevi says:

    Z. Zhei (BOZHUR) vazhdo te besh te diturin dhe kukuvajken Po ti je dhe dhender ne Kuc ku e duan saten te kuqe dhe me shofer Yllin.C’te ka gjetur valle.?Do te besh mire te vizitohesh se po turperon dhe te madhinPetro..

  31. Fajtore perballe Qytetarit says:

    Politikaret le te hane kokat e njeri tjetrit, se njelloj jane: te dy palet realisht nuk e duan Reformen. DSo ta modifikojne ate deri s ate mos rrezikoj kokat e saj.

    Por, Tahiri duhet ndeshkuar nese ka pergjuar Gjutajt.
    I pergjoi? Dhe i ndoqi papushim dhe i arrestoi, dhe ua prishi jeten…
    Dhe u detyrua t’i leshonte si te pafajshemn.

    Okay, por kush pergjigjet per jeten e trembur tek Gjutajt?
    Gjutajt jane thjesht QYTETARI i zakonshem shqiptar qe u perballe pa faj me Shtetin.

    Sajmir Tahiri, as Edi Rama, as Sali Berisha, nuk jane shteti.
    Turp tu vije qe bejne Qytetarin armik me Shtetin, qe duhet tu sherbej atyre, Qytetareve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje