Precedenti “Blushi” dhe e ardhmja e errët politike e Lulzim Bashës

10 Qershor 2016, 19:37Politika TEMA

Lulzim Basha deri më tani e ka marrë lehtë “qeverisjen” e Partisë Demokratike, pas në të gjitha rastet ai ka qënë nën tutelën e Berishës. Madje dhe në rast kur ka vepruar ndonjëherë me kokë të vet, duke ndërmarrë ndonjë nismë politike apo duke tentuar të përcjellë diçka ndryshe në këtë parti, në rastin e një dështimi të mundshëm, shumicën e kohës ka dështuar, justifikimin e kishte gati, dhe e besonin të gjithë: Këto janë punë të doktor Berishës, fjala e tij nuk kthehet.

Megjithatë refuzimi nga ana e demokratëve, zyrtarisht me gojën e kreut të tyre institucional Lulzim Basha, i votimit të Reformës në Drejtësi, një produkt i gjithi ndërkombëtar, e ka vështirësuar shumë situatën e Lulzim Bashës në raport me politikën, pasi në Shqipëri suksesi apo dështimi i një politikani dhe për më tepër një lideri varen nga sjellja e tyre ndaj partnerëve tanë strategjikë, në rastin konkret Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian.

Pikërisht për këtë refuzim, që solli dhe një reagim unikal dhe pa dorashka të SHBA dhe BE ndaj opozitës, tregon se ajo po kalon orët e saj më të vështira që prej kohës kur Lulzim Basha ka marrë kryesimin e saj tre vite më parë. Shigjetat për selinë e PD po vijnë njëra pas tjetrës. Uashingtoni deklaroi më së fundi si përgjegjëse për mosarritjen e marrëveshjes për reformën në drejtësi opozitën, sidomos pas zbardhjes së faktit se një natë para takimit i kishin bërë lëshime të tjera Bashës duke marrë dhe mendimin e kryeministrit Rama që rezultoi 100 përqind pozitiv.

Ndërkohë që Brukseli duket edhe më i ashpër dhe është futur në një konflikt verbal me selinë Blu. Të dy së bashku e kanë fshikulluar zvarritjen e gjatë të negociatave që u bëri dyshja Berisha –Basha dhe më në fund kanë vënë gishtin mbi “fajtorin” e vërtetë që nuk e pranoi draftin e ndërkombëtarëve. Ata madje e kanë hedhur mënjanë mantelin diplomatik duke theksuar se PD ndryshe nga qeveria, nuk u tregua fleksibël, se ata mbështesin idenë e Ramës për ta çuar draftin drejt kuvendit dhe i kanë dhënë një sinjal, të pathënë asnjëherë, deputetëve të opozitës, për të shkuar drejt votimit, në kundërshtim me vullnetin e liderëve të saj.

Kuotat e Lulzim Bashës në krye të PD dhe opozitës janë më të ultat për një kryetar opozite të paskomunizmit, ku jo vetëm po fajësohet për mungesë sinqeriteti, por po akuzohet edhe për pa burrërri. Madje dhe për mungesë korrektese në komunikimin konfidencial me partnerët ndërkombëtarë, karta më e fortë për një politikan karriere.

Basha, i urdhëruar nga mentori dhe kryetari i tij Sali Berisha filloi sulmin ndaj ndërkombëtarëve, SHBA dhe BE. Por sulmet ndaj tyre në mënyrë publike ka bërë gjithnjë Berisha, por ai personalisht nuk ka arritur kurrë deri atje sa të bëjë publike bisedat konfidenciale, aq më tepër të zbardhë komunikimin elektronik konfidencial apo komunikimin shkresor konfidencial me partnerët tanë, kryesisht SHBA dhe BE, siç bëri Basha që nëpërmjet Bylykbashit bëri publik komunimin konfidencial me e-mail me ambasadorin e SHBA Donald Lu.

Pavarësisht nga loja se kush ka nisur e-mailin e fundit, pavarësisht nga deklaratat se “po u plotësua dhe ky kusht ne votojmë”, ndërkombëtarët kanë dhënë verdiktin duke kaluar nga roli i një arbitri pasiv, në atë të një gjykatësi të angazhuar. Por kanë kaluar dhe në sulm ndaj kreut të PD Lulzim Basha dhe njeriut që fshihet pas tij, Sali Berisha. Dhe këtu nuk nënkuptohet se është thjeshtë një zhgënjim nga mungesa e burrërisë së Bashës, apo mungesa e lidershipit të tij për te vendosur në favor të reformës në drejtësi. Jo, s’bëhet fjalë.

Bëhet fjalë për humbjen e besimit të partnerëve ndërkombëtarë ndaj Lulzim Bashës në gjënë themelore: Nuk mund të shihet si partner dhe bashkëpunues një lider politik që pretendon të vijë në pushtet dhe të bëhet kryeministër i vendit, i cili ka zbardhur në mënyrë publike komunikimin konfidencial, qoftë elektronik apo shkresor qoftë dhe në mënyrë verbale apo me gojë, pra komunikimin konfidencial me partnerët më të ngushtë ndërkombëtarë dhe më konkretisht me ambasadorin e SHBA.

Biseda konfidenciale dhe me një mik nuk nxirret në pazar, pasi e humbet mikun, sado të ngushtë ta kesh. Konfindencialiteti dhe korrektësia është baza e një politikani, lidershpi për një marrëdhënie normale me pushtetin dhe partnerët. Berisha nuk e ka bërë asnjëherë këtë gjatë gjithë karrierës së tij, por detyroi Bashën ta bënte duke e djegur përfundimisht si politikan dhe njeri që aspiron marrjen e postit të kryeministrit pas një fitoreje të mundshme të së djathtës në Shqipëri, pavarësisht se do shkojë gjatë në kohë ardhja e kësaj dite.

Dikush mund ta ketë fshirë nga kujtesa, por është dhë një politikan tjetër i djegur përfundimisht në raport me bashkëpunimin me partnerët tanë ndërkombëtarë. Bëhet fjalë për deputetin rebel të PS Ben Blushi, i cili në kohën e qeverisjes së parë të socialistëve kur ishte zv.ministër i Punëve të Jashtme zbardhi bisedën konfidenciale të ish-sekretares amerikane të Shtetit Madalen Ollbrajt me zyrtarët e lartë shqiptarë, e cila u botua pa korrekturë në media.

Pavarësisht se nuk kishte akuzë zyrtare, aministrata amerikane ia mbajti “vëth në vesh” këtë ‘bëmë’ Blushit dhe prej asaj kohe nuk është bërë më në nivelet e larta të qeverisjes në diplomaci, pasi nuk konsiderohet më si një partner i besueshëm./ Pamfleti

7 komente në “Precedenti “Blushi” dhe e ardhmja e errët politike e Lulzim Bashës”

  1. normali says:

    Aaa dhe kete e ka bere Ben Blushi?! Qenka maskara, thashethemaxhi, por dhe nje idiot. Por çfare kerkon Beni çomakun e Kiços? Le te pyes te emen per ate, por per politke, fshiu bythen dreqi. Ike Ben tani e mos na çaje derrasa , vetem Hafizin ke me vete, por dhe ajo do te lere rruges se me duket si grua e ndershme.

  2. Baba Tomorri says:

    Hafizi, grua e ndershme!? Ufff! Kaq vjet memece, por superaktive ne tendera e perfitime materiale, ka vene pasuri te pamata. Kur i humbi paksa keto privilegje, hapi gojen dhe u kuptua se c’perfaqeson – shoqe e Benit, te dy dembela, qe dy gram pune nuk e bejne te meritojne vendin dhe pagen ne Kuvend.

  3. Anila says:

    Qajini hallin Blushit. Nuk i vini as te kembet. Eshte me kulture, inteligjent dhe trim. T’i dalesh Rames perballe, megjithe ata servilet qe i lepini te ndenjurat, ne PS dhe jashte saj, do trimeri. Shikoni ne Parlament. Asnje nga deputetet me kontribute ne PS nuk flet kunder tij.
    Edhe po te kete vetem Hafizin, prape ka njeri me vlera. Por, ka shume me teper.
    Prisni pak sa te filloje mire dekriminalizimi, sa te ikin ata qe perfliten, dhe jo nga Sala, por nga partneret nderkombetare, te cilet i permendni aq shume. Atehere do shihni se ku do futet Rama e te tijte. Prisni sa te mare udhe ceshtja e pergjimit. E shihni se cfare po ben Tahiri? I ka mbushur breket. Dale se ka akoma. Se thone qe qarkullon edhe nje pajisje tjter.

    Pasi te mbarohet me keto, merruni me Lulin sa te doni, me Salen edhe me shume, bile as Blushin mos e kurseni.
    Dielli me shoshe nuk mbulohet, dikush do jape llogari.

  4. Sony-Lg-Samsung says:

    Na ndriconi pak , ku ka ikur Luli me Salehin?
    Ca bythqirash, kan ikur me pergatit nonji plan diabolik ose I kan ik me rregullu perfundimisht paret anej nga Zvicra ose Lihtenshtejni.
    Me siguri ja u kan rrasur amerikanet cipin me GPS
    Ca bythqirash te papam Jan.Kan Len me porosi ne Tiran Flamurkarin e Kuksit me be zap PDne sa t kthehen bythqimsat

  5. mergim tari says:

    MUNGESA E KONFIDENCIALITETIT QË U SHPREH ME BERJEN PUBLIKE TE EMAILEVE TE AMERIKANEVE, TREGON SE SA TE TMERRUAR JANE DEMOKRATET NGA REFORMA NE DREJTESI. JANE GATI TE PERDORIN ÇDO MJET PER TI SHPETUAR BURGUT, EDHE TE PESHTYJNE MBI AMERIKANET, VETEM MOS TE MIRATOJNE REFORMEN NE DREJTESI. SA TURP!
    TANI KANE FRIKE EDHE NGA NJERI TJETRI SE MOS VOTON REFORMEN…. PER KETE NXOREN TEORINE FOLKLORIKE TE LENIEVE TE MANDATIT. LENIA E MANDATIT ESHTE AKTI ME EKSTREM, ESHTE SI TE BEHESH KAMIKAZ. DHE NE E DIME KUSH JANE BERE KAMIKAZE…..

  6. mergim tari says:

    MUNGESA E KONFIDENCIALITETIT QË U SHPREH ME BERJEN PUBLIKE TE EMAILEVE TE AMERIKANEVE, TREGON SE SA TE TMERRUAR JANE DEMOKRATET NGA REFORMA NE DREJTESI. JANE GATI TE PERDORIN ÇDO MJET PER TI SHPETUAR BURGUT, EDHE TE PESHTYJNE MBI AMERIKANET, VETEM MOS TE MIRATOJNE REFORMEN NE DREJTESI. SA TURP!
    TANI KANE FRIKE EDHE NGA NJERI TJETRI SE MOS VOTON REFORMEN…. PER KETE NXOREN TEORINE FOLKLORIKE TE LENIEVE TE MANDATIT. LENIA E MANDATIT ESHTE AKTI ME EKSTREM, ESHTE SI TE BEHESH KAMIKAZ. DHE NE E DIME KUSH JANE KAMIKAZE…..

  7. Dyrrahu says:

    Refuzimi qe beri Basha per reformen ne drejtesi dhe dekonspirimi i komunikimit me ambasadorin amerikan ne Tirane perbejne politiken antiamerikane dhe anti BE.
    Dekonspirimi eshte pasoje e nje kryeneqesie malokce e Sali Berishes, eshte nje lojalitet i frikshem i Bashes ndaj shefit dhe eshte nje qycarllek i politikes opozitare karshi qutetareve.
    Nga e gjithe kjo qe po ndodhe ne Shqiperi mund te themi se Sali Berisha nuk pranon gje pos asaj qe ben vet per Shqiperine.
    Te bemat e Sali Berishes per Shqiperine jane te njohura tashme per shqiptaret.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje