Saimir Tahiri: Arjan Aliaj, qokë politike me policinë

10 Qershor 2016, 18:32Politika TEMA

Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri e ka cilësuar një qokë politike, masën e sigurisë “ arrest shtëpie” të dhënë sot për dy zyrtarët e policisë së shtetit Artjon Duka dhe Entiol Xhelilaj, përkatësisht drejtor i Forcave Operacionale dhe specialist pranë kësaj Force.

Në një konferencë për mediat, Tahiri  tha se argumentat me të cilat gjyqtari Arjan Aliaj ka vendosur të lërë të pandryshuar masën e sigurisë janë qesharake.

Në vazhdim të denoncimeve tona të vendimarrjeve skandaloze të gjyqtarit Arjan Aliaj, dal sot para jush pas vendimi të këtij gjyqtari për të lënë në arrest shtëpie dy punonjës shumë të mirë dhe të përkushtuar të policisë së shtetit Artjon Duka dhe Entiol Xhelilaj, të cilët kanë kryer detyrën me përkushtim në forcimin e bashkëpunimit dhe besimit ndërmjet policisë shqiptare dhe partnerëve ndërkombëtarë falë të cilave policia shqiptare në bashkëpunim me partnerët ka korrur një sërë rezultatesh themelore për të ndërtuar marrëdhënien kyç që duhet ndërmjet agjencive ligjzbatuese, luftën kundër kriminalitetit dhe veçanërisht terrorizmit.

Gjyqtari Arjan Aliu ka vendisur arrest shtëpie për oficerin Duka me argumenta skandalozë, që nuk janë të denjë as për një student të juridikut jo më për një gjyqtar.

Është një përpjekje e dështuar për të bërë qokën politike të radhës”, tha ai.

2 komente në “Saimir Tahiri: Arjan Aliaj, qokë politike me policinë”

  1. Treviso says:

    Zoti Sajmir, kjo bande ka zene pozicion dhe po studjon si puna e tigrave kur gjuajne gjahun. Keto tigra me kollare drejtesie po studjojne nje gjah shume te forte, por dhe friksohen, se ndoshta nuk e perballojne dot. Une do ti pergezoja keto plehra me kollare drejtesie, per guximin qe kane, kur paguhen me taksat e popullit dhe i kundervihen po popullit.
    Zoti Sajmir, eshte dhe pergjegjsia e Juaj si qeveri, qeskeni marremasat me kohe per keto plehra, duke filluar nga plehu i presidences dhe duke e perfunduar tek shoku i Gazidedes. Ju ka ardhur disa here ne shteg per ta pushuar nga detyra. Ketu nuk flas te mirret hak por ka shkelur shume here ligjet e shtetit. Ishte kopetenca e kryeministrit per ta pushuar nga puna njeriun dixhital.

  2. fuksi says:

    kjo eshte pergatitje serioze per grusht Te bute shteti dhe palloshi Rama po nuk kuptoi kete gje meriton ye largohet. Boll me idiotllrqe dhe batuta Te shpelara di Te Nanos let sportin me punen e tij dhe shtro bythen se Berishs me Meten Jane ujq Te regjur dhe po Ta fusin

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje