Ish-truproja i Sali Berishës, Izet Haxhia komenton luhatjet e raporteve ndër vite të Sali Berishës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe rolin vendimtar të qarqeve e lobeve serbe.
Haxhia, për vite me radhë një ndër njerëzit më të afërt dhe të besuar të Sali Berishës, pohon se UDB kishte një dosje për Sali Berishën.
Sipas tij, ish-ambasadori Rajerson, erdhi nga Beogradi në Tiranë, me një dosje të UDB, të përgatitur për Sali Berishën dhe politikanë të tjerë.
“Për ata që njohin politikën e jashtme të Amerikës, sidomos për vende të vogla e parëndësishme siç është Shqipëria për Amerikën, e dine që kjo politikë është e drejtuar e orientuar sipas ndikimit që kanë lobet e interesit dhe persona të ndryshëm në administratën amerikane të lidhur me këto lobe. Tipik i kësaj politike është edhe rasti Berisha, i cili ka patur në marrëdhëniet me Amerikën ‘dashuritë’ dhe muaj mjalti, ashtu siç ka patur edhe ‘tradhti’, mosbindje e divorce të përkohshme mes Berishës e Amerikës. Po pse Berisha herë pas here, kur preken interesat e tij të pushtetit dhe influencës, bien në kundërshtim me politikën dhe të dërguarit e Amerikës apo përfaqësuesit e saj?
Duhet të mos harrojmë se Berisha ishte i ‘zgjedhuri ‘i Amerikës për të ardhur në krye të PD e më vonë në krye të shtetit pas lejimit të pluralizmit nga Ramiz Alia. Dihet tashmë se rolin kryesor për zgjedhjen e fitoren e Berishës dhe PD në ‘92 e luajti Elez Biberaj me Zërin e Amerikës, që e vuri në funksion të PD dhe Berishës dhe ambasadorin Rajerson, i ardhur çuditërisht nga Beogradi me një çantë, ku kishte dosjet e politikanëve të ‘rinj’ të pluralizmit shqiptarë të marra nëpërmjet kanaleve të UDB”, thotë ai në një intervistë për “Shqiptarja.com”.
“Berisha, duke marrë forcë nga ky lob serb dhe urdhra nga padronët e tij në Beograd, herë pas herë është përplasur e divorcuar me Amerikën, gjithmonë duke dëmtuar interesat jetike të shtetit shqiptar dhe çështjen kombëtare. A ka ndihme më të madhe që mund t’u bësh armiqve tanë shekullore, se ajo që u ka dhënë e po jep Berisha vetëm me faktin që ka penguar e po pengon konsolidimin e një shteti të së drejtës e ligjor në Shqipëri? Kur ishte në pushtet, duke e përdorur shtetin dhe institucionet e tij si pronë të tijat apo partisë e familjes së tij mafioze e antishqiptare dhe tani që duket sikur është në opozitë, duke krijuar shtetin e tij paralel me president, shërbim sekret, kryeprokuror e gjykata në shërbim të tij? Berisha është hedhur në luftën e tij finale me Amerikën dhe Evropën për ta shpëtuar këtë shtet paralel të tij apo më mirë antishtetin që po i bën karshillëk shtetit shqiptar edhe kështu të lodhur e sfilitur”, vijon ai.
Haxhia thotë se Berisha do të bëjë çmos, për të ruajtur shtetin paralel që ka ngritur:
“Berisha për të shpëtuar këtë ‘shtet’ të tij paralel është gati ta djegë Shqipërinë e jo Bashën, i cili që është i kallur që në fillim të karrierës së tij të filluar në Kosovë, bashkë me të bijën e marshallit, duke mbledhur të dhëna e duke spiunuar për luftëtaret e UÇK tek ndërkombëtaret e Marti. Basha është një politikan pa asnjë pikë personaliteti dhe kurajoje që po përdoret si një klloun nga Berisha për të shpëtuar shtetin paralel të Berishës, rrënja e të cilit do të çonte tek kafazi i hekurt shumë politikanë dhe i pari do ishte vetë marshalli, që si duket nuk i pëlqen ajo shprehja, se burgu është për burrat. Ndoshta edhe ai, si vëllai i vet biologjik Radovan Karaxhiç, nuk e përballon dot burgun e na bën të pabërën duke varur veten. Kot nuk thonë që e vërteta dhe hakmarrja e saj janë të pamëshirshme. Ka ardhur koha e së vërtetës për shqiptarët. Ketë nuk mund ta pengojë as Berisha, as Serbia dhe as shteti i tyre paralel më kapter Nishanin.”
Fjale te arta..
Edhe per politiken amerikane ka dicka per te thene Ibreti ?
Bravo Haxhia! Analize e persosur, perfundime qe nuk i luan as topi! Keto fjale duhej t’i thoshin historianet shqiptare kudo qe jane dhe jo te merren me ngritjen e kultit te Ahmet Zogut, paraardhesit te Sali Berishes ne dosjet e Beogradit!
Edhe nje here , faleminderit per te vertetat qe thua , z. Haxhia , per kurajon dhe qartesine e mendimit tend .Une , nuk ve ne dyshim as edhe nje fjale te vetme , nga keto qe thua ti . Mos u dekurajo nga disa vegla te felliqura te marshallit , qe perpiqen te te perbaltin . At a nuk jane vecse bretkosa mocali , qe s`te afrohen as tek gishtat e kembeve , duke derdellisur e shpifur , jane verbuar dhe nuk shofin , se pa dashur , te ngrene edhe me lart ne syte e popullit .
Nuk e di pse merreni me nje lopcare kjo eshte humbje kohe braktiseni nga parlamenti kete papagall cobani dhish.
Eh mor Izet!Sa te kam urryer kur te shihja ne krah te krye tradhetarit,kryekriminelit dhe kryehajdutit me te madh te gjithe historise se shqiptareve!
Sa te kam urryer mor Izet,kur te kam pare me 14 shtator me kanatjeren e zeze dhe kallashin ne dore!
Por ja ku po te them,se gjithshka me eshte kthyer ne nje keqardhje dhe respekt i madh per ty.
Shume shpejt do vije dita qe shkrimet e tua do jene nga guret e themelit per ata qe do te shkruajne historine 25 vcjecare te Shqiperise se tranzicionit.
Sakte! ?
Bravo Izet, do kujtohesh per jete te jeteve per korrektesi ndaj atdheut ne kohe te veshtira.
Bravo,bravo,bravo,zoti Izet Haxhiaj.
Analiza e izetit perfekte. Si e njebpolitikani me experience qe njeh situaten politike shume mire.
Shreti paralel i berishes eshte nje organizim alla mafioze qe kapnin drejtesine e nje vendi. Sherbimet sekrwte informonin kokat e mafias ne menyee qe te ishin nje hap perpara drejtesise.
Kete ka bere berisha. Ka kopjuar mafian duke shtene ne dore sherbimin sekewt, gjykatat, peokueorine dhe presidentin.
Perendimi nuk ka per ra lejuar kurre kete
Faleminderit Izet qe po i tregon te verteten popullit shqiptar, kjo eshte nje ndihme teper e madhe, bravo
Faleminderit Izet qe po i tregon te verteten popullit shqiptar, kjo eshte nje ndihme teper e madhe, bravo
O Izet; Po vete ju nga malesia e veriut e keni nje proverbe sa te mencur po aq aktuale: BISHA DO PLUMB… Te tjerat rrugullohen me pas, se sdo guzoje me askush te beje kete qe i ka bere e po i ben Bisha Sali Berisha ketij populli e ketij vendi, por dhe shqiptareve ne Kosove e Maqedoni me percarje dhe kurthe. Pa u bere shembull Diktatori aktual shqipetar qe te dhiten te tjeret tani e me pas, sdo zere qetesi e zhvillim Shqiperia.
Tema , keni rrjedhur jeni bere lecke derisa ncirrni nje injorant te flas per rapprtet us shqiperi.
O Ibret , kur Berisha ish agjent i udb po cne qe i sherbeje?
Izet e ka drejte per pjese e UDB, por ai nuk e shpjegon. Mbrapa UDB eshte sherbimi sekret ruse I cili do qe ta sllavizoje Ballkanin. Pra ne Shqiperi ka kohe qe po perplasen interesat e dy superfuqive. Prandaj spo gjen paqe Shqiperia. Por reforma ne drejtesi do I largoje ndikimet ruse. Pra berisha ne fact I sherben interesave ruse. Ai ka mbijetuar duke I sherbyer te dyja paleve. Prandaj berisha eshte I djegur perfundimisht, ska burre Nene ta shpetoje
Burre shume I lig, kurre nuk punoj per vendin e tij.
spiunlleket ju pelqejn te gjitheve,spiunin asnje nuk e don.
Me mire vone se kurre.Qendrimi antishqiptar dhe kundervenia here hapur dhe here fshehtas kunder SHBA dhe BE,perdorja qe i beri ambasadorit Rajerson,duke u paraqitur si “zgjidhja e vetme e Ramiz Alise” per fatet e demokracise ne Shqiperi dhe transformimit te saj nga totalitar ne Europeist,krimet akoma te pandeshkuara ne dem te Shqiperise,te gjitha keto e ngarkojne ate me pergjegjesi individuale por dhe kolektive,sidomos ata qe i kane shkuar pas dhe qorrazi kane zbatuar urdherat antikushtetuese e antiligjore ne dem te interesave shteterore dhe te mbare popullit shqiptar brenda e jashte kufinjve te Shqiperise si ne Kosove,Maqedonk, Mal te Zi,Serbi dhe ne Greqi.
Izet, te kisha besuar këto që shkruan por një thënie tek ne thot “i fëlliqti të fëlliq” ……
Si duket të gjithë udheheqesit e Shqipërise kan ardh në pushtet me bekimin e sigurimit te shtetit Serb.
Që nga Hagji Qamili, Zogu, Enver Hogja, Ramiz Alia, Fatos Nano, Sali Berisha, dhe tash pasi qe u dha qelesin e Tiranes edhe Edi Rama …. Por me duket që kete kumari Shqiptareve me Serb ua ka prish Ibrahim Rugova me shokë. Si duket ju na e keni kontrabandu Azem Sylen me kompani dhe na e derguat në Kosovë siç po shihet… Hahahaha komentuesit me bejn te lexoj Gazeten Tema, jane shume të sinçerte, çdo gje qe e kan në zemër e “thon”. Përshëndetje Tema dhe Izet, vazhdo më tregimet tua pasi që si duket nuk je i denjë si Shqiptarë per me i dal të vertetës për balle dhe me u kthye në vend tëndin , atherë mesiguri që Erdogani do të shpërblejë për këto zbulimet tua për politikanet e Shqipërisë.
Izet! Do te Benim HERO KOMBETARE SIKURE TE KISHE SIGURUAR NJE KOPJE TE DOSJES SE BERISHES SI SPIUNE I UDB-SE,Po dosja e Berishes si Bashkepuntore i Sigurimit te Shtetit ku eshte???Pse e kush e “Zhduku”:::a thua Azem Hajdari kishte Djeni per kete Dosje KUR DEKLAROJ:SE AI QE DI SHUME DUHET TE VRITET?????
idiotiza dhe trillime per femij. UDBje armike e perbetuar e Amerikes po e furnizokoka ambasadorin amerikan me dosje sbekrete te agjentit te tyre Berishes pastai Rayrsoni i bindur per Berishen si spiun i Serbise e perkrah fuqimisht
kundra interesave shqipetare….! Ikeni ore te degjeneruar
Bravo Izet Sali Berisha duhet me u var per gjuhe por nuk burra shqiperia se atehere dp shpetoje Shqipera ty bravo te qofte qe po ju a nxjere bojen.