Takimi Llalla-Visho Ajazi, skenar për të futur nën hetim Tahirin. Si SHISH po shmang Ramën

9 Qershor 2016, 19:19Politika TEMA

Në mënyrë të papritur kryeprokurori i Përgjithshëm Adriatik Llalla është takuar sot në mëngjes me kreun e Shërbimit Informativ Shtetëror Visho Ajazi Lika, për të diskutuar të ashtuquajturën çështje të përgjimeve të Policisë së Shtetit.

Ishin në takim edhe krerët e prokurorive, për t’i dhënë një dimension më të merituar këtij takimi, pikërisht në kulmin e debateve, akuzave dhe kundërakuzave për pezullimin nga ana e Gjykatës të kreut të Policisë së Shtetit Haki Çako, kërkesë kjo e Prokurorisë së drejtuar nga Adriatik Llalla.

Në tërë këtë përplasje të fortë të institucioneve të shtetit nën moton “të gjithë kundër të gjithëve”, ku Prokuroria përplaset me policinë dhe Ministrinë e Brendshme, duke ftuar në këtë përplasje dhe gjykatat, ku ministri i Brendshëm akuzon drejtësinë se është kapur nga krimi dhe politika duke invoilvuar dhe kreun e KLD presidentin Bujar Nishani, nuk kishte si të mungonte pikërisht ai, kreu i SHISH Visho Ajazi Lika, njeriu që me informacionin gojor dhe të “parëndësishëm” për “të shqetësuar” kryeministrin Edi Rama nga i cili ka varësinë, shkaktoi një përplasje të tillë politike për të ashtuquajturën pajisje përgjimi të interforcës italiane, e cila së fundmi është larguar nga Shqipëria, nuk dihet nëse me afat të pacaktuar ose jo.

Por sot në mesditë një takim i tillë nuk ka qënë në parametrat e një takimi për gjetur një zgjidhje sa më të lehttë dhe të pakompromentueshme për të dalë nga ky batak ku një informacion gojor në dukje pa rëndësi futi në kolaps politikën, përplasi fort institucionet ligjzbatuese dhe solli goditjen e kokës së policisë në kulmin e luftës kundër trafikut të drogës, tani që është sezoni i mbjelljes së Canabis Sativa, dhe në kulmin e goditjes kundër krimit.

Burimet të besueshme brenda takimit të kryeprokurorit Adriatik Llalla dhe kreut të SHISH Visho Ajazi Lika saktësojnë se arësyeja e vërtetë e këtij takimi ka qënë gjetja e rrugëve dhe mënyrave të duhura që të vihet nën hetim pikërisht ministri i Punëve të Brendshme Saimir Tahiri. Hetim i cili ishte paralajmëruar ditën e pezullimit të Çakos nga vetë kreu i opozitës Lulzim Basha në një dalje publike pas vendimit të gjykatësit Arjan Aliaj, duke përcaktuar kështu “axhendën” e Prokrurisë në këtë hetim.

Mësohet se kreu i SHISH Visho Ajazi Lika ka dhënë sërish informacione të cilat ai mendon se do të përdoren më pas për të hetuar Tahirin, informacione që janë pikërisht në standardin e informacionit fillestar gojor për Llallën dhe më pas për Nishanin kohë më parë.

Mësohet se këto informacione të cilat nuk cënojnë aspak hetimin e nisur nga ana e Prokurorisë për çështjen e pajisjes së përgjimit nuk kanë shkuar në zyrën e kryeministrit Edi Rama, ndërsa në zyrën e Presidentit kanë mbërritur përpara se të diskutoheshin në takimin e sotëm mes Llallës dhe Visho Ajazi Likës.

Ajo çfarë bie në sy është se, kreu i SHISH nuk informon kryeministrin sipas ligjit, duke vijuar në mënyrë periodike të shkelë ligjin, të paktën për rastin e të ashtuquajturave përgjime.

22 komente në “Takimi Llalla-Visho Ajazi, skenar për të futur nën hetim Tahirin. Si SHISH po shmang Ramën”

  1. Gopisti i NSHRAK-ut says:


    Shtet rrumpallë,
    Futja pordhë
    E gri sallatë!

    Ta tregon qefin Rama
    Ty o Visho
    (me një tjetër dekoratë)!

    ?
    ?
    ?

    1. kanadezo says:

      o ajaz revenue Canada po te kerko me sqaru per welfare qe ke mor…..

    2. Naim Frasheri says:

      O Gopist i Nesherakut,
      Po i le Bythqirat e Lire,
      keta qe si do as Bota,
      kthehen dhe ta kafshojne,
      Dhe ti fshi Bythen
      me 1000000 Vota.

    3. patrioti says:

      keta spiune te SALIUT po bejne cmos qe ta fusin shqiperin ne nje colaps tjeter, Ata bene te mundur qe te prishen me gjithe boten dhe me parterin Amerikan
      Por bravo I qofte Edi Rames qe nuk po mere asnje mase per keta por po I lejone te shine simbas qefit
      Shqiperia ka mare fund dhe eshte e vertet qe eshte nje nocion gjeografik per europen dhe per gjithe boten

  2. NjeQytetarOptimist says:

    Me mire keshtu.. Po dalin fytyrat e verteta ne siperfaqe.. Po nxjerr gjarpri koken.. C’fare ti pyesesh Visho Likes ?!?! “Gojet e liga thone” thote ai.. Ai eshte nje kamikaze merrhum.. Germo Dhalle germo.. Akuzo pa patur as edhe nje evidence ne dispozicjon.. Vetem ne Albanistan ndodh kjo kot kuturu.. Dhalle, duhet te kerkosh per pajisjen e pergjimit ta kesh si evidence dhe pastaj hap proces penal.. Ti s’di c’fare ben ajo makineri dhe si do ti akuzosh zyrtaret o Dhalle dale boje ?!?!

  3. student says:

    Ajazi e LLalla shkelin ligjin sikurse dikur nje kaoamndant garde ekzekutonte protestues ne bulevard pa ju dridhur qerpiku e nje minister rendi nuk ekzekutonte urdher ndalimet pa i bere syri terr se kishte mbrojtjen e KRYEMINISTRIT aso kohe SALI Berisha dhe sot ata kane kete mburoje , kete hale qe vec zoti me duket do na shpetoje prej tij,

    1. ben says:

      Student
      Cilin ligj kane shkelur keta?
      Na e thuaj dhe ne ta kuptojme, se ti patjeter qe duhet te studiosh drejtesi.
      Se shkelja e ligjit eshte konkrete. Nuk eshte ngjyre fasade qe dikush e do mavi e e nje tjeter blu.
      Pra cilin ligj dhe perse e kane shkelur?
      Teknologjia te jep te drejten te hapesh syte e te shkruash, po teknologjia nuk te fal mendje.

  4. Lajme says:

    KRIMINELET E BERISHES VISHO AJAZI DHE PROKURORI I KORRUPTUAR TE MENDOHEN MIRE SE ANDEJ NGA KANE DALE NUK DO TE FUTEN ME….PROKUROR QELBESIRE PYETE BYTHEN MIRE SE PO TE PRET BURGU:

    1. Tarrasbubi says:

      TShume drejte, te pysi jo ythen apo veglen e te semes, por veren e Rovenes se Gashajve(Gina)/ Asaj kurves qe ben ligjin me veglen e saj ne prokurorin e pergjitheshme.
      Hajde Prokurori leshi hajde shtet.
      Rama dekoroje Gopshin ROVENa se e ka me hak, me teper se visho lika bashke me ajazin

  5. Antishqiptaret kane dore te lire ne shtetin e rrumpalles

    te bejne cte Duan – dhe shteti guak ben sehir !

    KTA JANE TE PARET QE DUHESHIN ARRESTUAR BRENDA NATES

  6. LG says:

    Çfarë po bën Vishua për agjentët e vet që shesin informacionin tek kriminelët?

  7. shqipe says:

    Antishqiptaret ne sulm!
    Por shqiptaret kane per tju degjeneruar juve. Ju kujtohet 97?

  8. normali says:

    Fajin nuk e kane vetem keta, por dhe ata shqiptare qe dhane voten per padrinot e tyre kriminele. Fajin e kane dhe ata shqiptare qe duan rrumpallen qe po te ishte se donin te ardhmen e vetes dhe femijeve te tyre duhej te votoni ashtu si votojne popujt e tjere. Per veten e tyre dhe jo per padrinot. Pushteti i Sali Berishes, tani qe i ka ardhur laku ne fyt, nxorri krye me Kryeprokurorin Llalla, me Visho Ajazin e Robert Nishanin. Duan se s’ben nje rremuje mbarepopullore si ne 1997 qe mbase shpetojne koken me zgjebe, por aq idiot jane se Shqiperia eshte antare e NATO-s dhe parlamenti shpall gjendje te jashtezakonshme dhe forcat e NATO-s jane ne Tirane, pezullon veprimtarine e çdo institucion dhe qeveria eshte ne detyre. E di Llalla dhe kosi kete pune qe mund te perfundojne pa arritur te gjykohen ne Sharre?! Po ata gjykatesit e plepave e dine?! Se nuk i dorezohen ministrat e qeverise mazhorante, prokuroreve dhe gjykatesve kriminele te Sali Berishes.

  9. xhimi says:

    Po provojeni mor qener te ndyre, arrestojeni futeni ne burg mundesisht ne izolim po provojen mor qener te ndyre se edhe nje vit kohe keni per ti vene flaken shqiperise po provojeni mor qener te ndyre se e kapet kesaj radhe sajmirin duke spiunuar naltmadhine tuaj qe I kerkon lulushit ti thote nishanit per ti kerkuar vishos qe ti coj vibratorin kurves se xenit. Ptuuuuuuuuuuuuuuuuu

  10. EdscobarRamaMetaKUDERReformes says:

    Sa pa mend dhe te irrituar shume komentues qe shajne Visho Ajazin qe vete kryeministri shqiptar , miku i komentuesve dhe udheheqesi megalloman Edrama e dekoroi. Sa per Adriatik LLallen edhe ai do dekorohet se ka tre vjet qe Edrama se ka permendur njehere dhe tani eshte koha qe edhe ky palaco i Salehut te dekorohet nga vete Edrama qe ka arsye te forta pse e ka frike Adriatik LLallen. Pse thua valle?

  11. shqip says:

    keta nuk e kane keq. perkundrazi po bejne gjene me normale qe mund te beje shteti paralel. bile u lumte se nuk jane buke shkale. i sherbejne berishes me devotshmeri. duke rrezikuar edhe veten. anormalja ketu qendron ne krahun e rames. them keshtu pasi nuk mundesh ti te qeverisesh, ose me mire te pretendosh te qeverisesh, me njerez qe dihet se kane bere nje betim tjeter. jo ate ndaj kushtetutes. por nje betim para saliut qe di ti stimuloje lojtaret e tij. me sa mbahet mend, treshja president, k prokuror, k shish, jane emeruar me 71 vota nga parlamenti i dale me votat e ristanit. tani keta jo vetem tahirin, po edhe ramen ta marrin çdo dite ne pyetje, derisa ky i fundit te bindet se nuk mund te udhetoje me kepucet e saliut. lere sebepin e reformes, po mblidh veten dhe jepi drejtim vendit. mjafton nje ngritje kartoni ne kuvend , per te ndryshuar kete mizerabilitet 2 shteteror.

  12. populli says:

    Vishua e Llalla jane armiqte e ketij vendi,punojne ne favor te Sali kriminelit qe dmth se edhe ata jane te tille.
    Vepro z. Rama urgjent,sa nuk eshte vone, shkarkoji te dy dhe coji per ndjekje penale

  13. Sul Pumi says:

    Pse lodheni o komentues se shkruari. Kjo mesele eshte e skicuar vetem per cperqendrimin e reformes ne drejtesi. Te gjithe keta plhera nuk po i ze gjumi naten ,per reformen ne drejtesi . Neser ose cdo dite do degjoni edhe te tjera sikunder kjo e socmja mesele. . Mos bini ne batakun e mafjes te ketyre 25 viteve . Jane bere e katandisur per ti qare hallin, qe i ka zene, e spo dine ku tja mbajne.

    1. EDSCOBARRAMAmetaKUNDERreformes says:

      lodhen kot me lLallen, ai po pret te dekorohet nga shalgjati….DEKORATAT I NJOHIN MIRE QELBSINAT SOCIALISTE

  14. landi says:

    nje gje qe ja vlen dyshimi: sin eshte e mundur pajisja nuk dorezohet peer tu hetuar ne prokurori? pamvarsisht nese eshte mall i huaj apo jo. nese perdorimi ka qene i ligjeshem me mire akoma per te akuzuarit. perse nxituan ta nxjerrin pajisjen? c eshte pergjuar me te ky vend dduhet tta dije. menyra me e mire per t a pare do te ishte te dorezohej dhe te vertetohej sinqeriteti i pales se akuzuar…bullshit… kjo s eshte pa gje vjen ere..dhe ” i gjati” ka treguar ne vite shume paranoja per te besuar edhe kete ndyresi…

  15. zagaret says:

    Plaku mere eshte hedhur ne nje sulm te papare, po kete e di dhe femija qe eshte ne djep, se kush jane varmihesit e ketij populli te vuajtur dhe te raskapitur, qe e gjithe kjo varferi iu ngjit si mastic ketij te gjatit, varferia eshte pasojve e viteve te sundimit te tyre, por mafia eshte hedhur kaq eger sa qe ne nuk mund ta imagjinojme, shiko u popull se cfare behet, dhe kjo vetem per ne, se ata per vete te tyre i kane ne rregull cdo, qe vetem per ditlindje dhe pushime ne nuk i bejme dot ne jete te jeteve qe kemi punuar si qener dhe po punojme akoma me shume ketej vendeve te Europes, harxhojne me mijera euro.Mire te na i bejne kaluan 25 vjet dhe ja ku jemi, na rrofshin vilat, makinat, llogaritet bankare, kjo sigurisht per nje pjese te atyre qe vodhen e shperdoruan, se per te tjeret ndeshemi perdite me pensionet e pakta, me arsimin cope cope, me mjekesine mafioze qe e ropen kete popull etj, etj. por deri kur ?

  16. maks says:

    po vjen ora qe pd ja te dal jasht ligjit si parti anti shqiptare dhe te gjith keta prekuror dhe gjykatesa te korruptuar te futen ne burg

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje