Prapaskenat: SHBA dhe BE ofruan një draft të ri, por opozita e refuzoi edhe atë (dhe reagimi i ashpër amerikan ndaj PD)

9 Qershor 2016, 18:34Politika TEMA

Burime ndërkombëtare i thanë Zërit të Amerikës se para takimit Rama-Basha, palëve iu paraqit një variant i ri, ku kërkohej që secili të përshtaste pozicionet.

Qeveria e pranoi 100 për qind. Opozita këmbënguli te vendet e rezervuara.

“Zëri i Amerikës” ka mësuar arsyen se përse ambasada e Shteteve të Bashkuara deklaroi dje se ndërsa “Qeveria shfaqi fleksibilitet, në fund, opozita nuk bëri të njëjtën gjë”, në takimin e realizuar të hënën mes kryeministrit Edi Rama dhe kryetarit të Partisë demokratike.

Burime ndërkombëtare shpjeguan se SHBA-të dhe BE-ja i paraqitën qeverisë dhe opozitës, javën e shkuar një plan kompromisi për reformën në drejtësi.

Plani, i cili i paraprinte takimit mes dy udhëheqësve politik shqiptarë, iu kërkonte të dy palëve të përshtasnin pozicionet e tyre.

Burimet saktësuan se “Qeveria e pranoi planin e kompromisit 100%.

Opozita pranoi shumë nga aspektet e propozimit por këmbënguli për metodën e vendeve të rezervuara për përzgjedhjen e këshillave të ndryshme”.

Pikërisht kjo këmbëngulje nga ana e PD është motivi pse Ambasada e SHBA-ve u shpreh se opozita nuk dëshmoi fleksibilitet.

1 komente në “Prapaskenat: SHBA dhe BE ofruan një draft të ri, por opozita e refuzoi edhe atë (dhe reagimi i ashpër amerikan ndaj PD)”

  1. kombi says:

    Edhe te bejne prift dhe te rruajne mjekren !!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje