Sulmet e Berishës e Bashës, Brukseli në krah të Vlahutin: Reforma të miratohet me çdo kusht!

9 Qershor 2016, 14:38Politika TEMA

Bashkimi Europian rrëzon akuzat e lidershipit të Partisë Demokratike, sipas të cilit ambasadorja Romana Vlahutin është pozicionuar politikisht përkrah mazhorancës, gjatë diskutimeve politike për reformën në drejtësi.

Drejtoresha e re për Ballkanin Perëndimor në Drejtorinë e Zgjerimit të Komisionit Europian, ka deklaruar se aktiviteti i Vlautin ka qenë në përputhje të plotë me politikat e Brukselit zyrtar.

Më lejoni që në mënyrë të veçantë të përmend punën e Ambasadores tonë Romana Vlahutin, e cila ka qenë jashtëzakonisht e angazhuar që kjo reform të ecë përpara.

Dua të them se puna e saj dhe stafit të delegacionit të Bashkimit Europian këtu në Tiranë është thelbësore për Shqipërinë që ecë përpara dhe të progresojë drejt integrimit europian”, tha Genoveva Ruiz-Calavera.

Deklarata e drejtoreshës pranë KE-së siç duket i ka mjaftuar ambasadorjes Vlahutin, e cila nuk ka dashur të prononcohet mbi sulmet e opozitës.

Ecuria e reformës në drejtësi, ka qenë temë e diskutimit që zyrtarja e lartë europiane pati mëngjesin e së enjtes me ambasadorët e vendeve anëtare të Unionit, në zyrat e përfaqësisë diplomatike të KE-së në Tiranë.

Na vjen keq qe nuk ka pasur nje marrveshje mes palëve, por ne do të vazhdojnë përpjekjet tona, sepse reforma në drejtësi është shumë e rëndësishme. Kjo reforme është shumë e rëndësishme për të konsoliduar shtetin e së drejtës në Shqipëri për të gjithë qytetarët shqiptarë. Prandaj ne mezi presim arritjen e konsenusit dhe miratimin e reformës në Parlament”, shtoi ajo, raporton Vizion Plus.

Deklaratat, zyrtarja e lartë i ka bërë para mbajtjes së Komitetit të VII-të të Stabilizim Asociimit BE-Shqipëri, kur reforma në drejtësi ishte prioritare. Bashkimi Europian e ka bërë të qartë pozicionin ndaj reformës në drejtësi, duke kërkuar miratimin e paketës së ndryshimeve kushtetuese brenda këtij sesioni parlamentar.

8 komente në “Sulmet e Berishës e Bashës, Brukseli në krah të Vlahutin: Reforma të miratohet me çdo kusht!”

  1. Olimpia says:

    Çudia më interesante e vitit….Berisha takon senatorin Razzi dhe i ankohet për Ramën .Gjëja më qesharake që mund të ndodhë…..Do tju rekomandoja humoristëve shqiptarë, përfshi edhe djalit të Zef Dedës.të shikojnë diçka mbi senatorin Razzi në emisionet humoristike në Itali , sidomos Crozza, dhe nja dy tre muaj mond të improvizoni diçka interesante.Mjafton të dini se Razzi bën udhëtime në Korenë e Veriut si i ftuar i veçantë, ndërsa njohuritë e tij për politikën , janë afër 0 për të mos folur për kulturëne tij …..Ka deklaruar se në se Berluskoni do të dëshironte mund ti linte në dispozicion edhe gruan ….Razzi është gazi dhe turpi i politikës në Itali …..në Shqipëri thuhet….gazi i mëhallës.Takimi i Berishës me Razzin për të folur për hallet e Shqipërisë tregon shkallën e degradimit të Berishës.Jejani , ju lutem këtë lajm z.Lu….

  2. Brukseli dhe usa e krijoi kete monster vampir apo cakall komunist me dhembe te prishur per ti pire gjakun shqiptareve,tani e duroni se eshte pjella e juaj.
    Nje popull budalla e meriton nje vampir te tille perderisa e perkrah dhe e duartroket,ky vampir qe shan enverin dhe bllokmenet ja kaloi enverit nga te gjitha drejtimet qe nga intrigat deri tek vrasjet,ky eshte nje perbindesh qe me keq ja befte nenat shqiptareve.

  3. © KENDVESHTRIM TJETER © says:

    Jane mesuar me socialistet,duke bere presion,menduan ta provojne si Jovan Bregu !

  4. Alban says:

    E kupton o sali qe nuk e ke mbeshtetjen e perendimit.E kupton qe ke mbetur vetem me
    shoket e ish sigurimit ,
    me plepistet ,
    me UDB- ne
    me fazllicin dhe servilet e tjere.
    Gjithesesi te uroj shendet te plot fizik dhe mendor qe te gjykohesh e te besh ca vite burg .

  5. Skela says:

    Sali qenit nuk i intereson per mire apo keq per njohje nga te tjeret po ai do te vihet ne resht pas stalinit mjafton mos ti harohet emri me i felliqur ne historine e shqiptareve

  6. shqip says:

    ne shkoder asht krijue organizata me kryetar … ne mirdite veprojne grupet e gatshme me ne kry…. ne tirane veprojne celula qe do t’godasin qeverine….. jane pak a shume sekuencat e filmit operacioni zjarri. keto raportimet e pedeve me krijojne kete pershtypje. jane nisur per ne kurbet dyshje basha- berisha. shpresojne shume qe doris pack ti ndihmoje ne keto dite te zeza. nuk kemi me çfare te themi. keta jane katandisur si ahengu i “jevgjiteve” te koncert ne vitin 36te.

  7. GrI says:

    Mos Bruksel! “Gabim” qe e paske mbrojt Vlahutin.
    Ja u rregullon ustai (SB) ne FC. Ta shifi neser Merkel, me rob dhe liber shpije.
    Vlahutin e Kaloi lehte.
    Akoma s’keni pa dhe s’keni njofte gje!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje