Balla: Berisha e Basha në ‘kurbet’, PD me skenar, s’do që të miratohet Reforma në Drejtësi

9 Qershor 2016, 14:24Politika TEMA

Pas ndërprerjes së seancës parlamentare, deputeti i PS, Taulant Balla, foli për një skenar nga ana e PD-së, e cila, sipas tij, ka për qëllim që të bojkotojë parlamentin në mënyrë që të mos miratojë Reformën në Drejtësi.

Ai ka sqaruar se sjellja e sotme e opozitës vjen pasi është porositur nga kryetari i PD, Lulzim Basha dhe ish kryeministri Sali Berisha që të krijojnë incident gjatë fjalës së Ramës.

“E dinim që dje që deputetet e PD janë porositur nga Berisha dhe Basha të cilët dje kanë marrë kurbetin që sot të shkaktojnë incidente në sallë. Porosia që i ishte dhënë ishte që gjatë kohës që kryeministri do të flasë të sulmojnë foltoren e Kuvendit sepse unë nuk kisha dëgjuar që një deputeti quhet “Lule” konsiderohet fyerje. Ky ishte argumenti. “Tufë me lule” edhe lulet jane gje e bukura ne gjuhen shqipe.

Megjithatë po ndaj me ju një informacion që ne dinimin. Bëhet fjalë për një përpjekej të dështuar pas asaj shuplake që partnerët strategjikë i dhanë opozitës për sjelljen destruktive për miratimin e reformës në drejtësi.

Plani i dytë i opozitës pas bllokimit është që do bëjnë një kërkesë për përjashtimin e kryeministrit Rama për thyerje të rregullores së kuvendit. Do bojkotojnë kuvendin me qëllim që të mbajnë deputetët e opozitës jashtë për të bllokuar votimin e reformës në drejtësi”, tha Balla.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje