BATUTA/ "Jozefinë, ti je për fat të keq e treta në bronz"

9 Qershor 2016, 12:59Politika TEMA

Deputetja Jozefina Topalli ka sulmuar kryeministrin duke deklaruar se “Rama është përpjekur për ta fshehur dhe për ta mbuluar skandalin e përgjimit me reformën në drejtësi”.

“Skandali i përgjimit është i rëndë ndaj dhe reagimi i ministrisë ishte një reagim frike dhe makthi. Hetimi po i kërcet në zyrë vetë ministrit të Brendshëm. Askush nuk do të guxonte të sillte dhe të përdorte përgjuesin në dhunim të ligjit, po të mos kishte urdhër nga lart. Këtë skandal, të denoncuar nga opozita, Rama është përpjekur për ta fshehur dhe për ta mbuluar me reformën në drejtësi. Unë besoj se Rama kaluar vijën e kuqe, kur kërcënoi opozitën dhe prokurorinë, për unë nuk besoj se i shpëton duke bërë avokatin e Grilos. Ky skandal nuk është i thjeshtë. E vërteta është se nervozimi i djeshëm po rritet dhe po shkon aty ku nuk mban. Në cilin vend të botës mund të guxojë ministri i Brendshëm t’i thotë prokurorit se ti je fronit i së keqes apo t’i thotë kryeministri gjykatësit se ti je killer me pagesë? Ku ndodh?,” tha Topalli.

Por Rama i është përgjigjur me ironi asaj.

“Jozefinë, përmende shahun, por unë nuk jam i sigurt që ti nuk loz as damë. Se kjo mënyrë është si ajo loja tresh, nuk e di a e keni luajtur ju në Shkodër treshin dhe ti je për fat të keq e treta në bronz në PD. Në fakt unë prisja që dikush sot, dhe meqë grupi juaj sot është pa kokë, se koka mungon, të takonte ty që të thoshe dy fjalë për reformën në drejtësi,” tha Rama.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje