Akt i paprecedentë i PD-së me email-et e Ambasadës amerikane

9 Qershor 2016, 08:46Politika TEMA

Partia Demokratike nuk replikoi drejtëpërsëdrejti me Ambasadën amerikane, por publikoi dy emaile, që tregojnë komunikimin në muajin shkurt mes opozitës dhe ekspertëve amerikanë.

Emaili i parë është i ambasadës dhe mban datën 10 shkurt. Aty janë propozimet e ekspertëve amerikanë për modelet e zgjedhjes nga Parlamenti të disa drejtuesve në institucionet e reja të drejtësisë.

“Ajo që zgjodhi PD ishte pikërisht modeli i vendeve të rezervuara. Modeli është ekzakt i propozimit të paraqitur nga partnerët ndërkombëtar OPDAT dhe EURALIUS për këtë zgjidhje”, deklaroi deputeti Oerd Bylykbashi.

Përzgjedhjen e tyre demokratët ua komunikuan amerikanëve në emailin e datës 17 shkurt. Deri atëherë, opozita mbronte variantin e vendimmarrjes me dy të tretat e votave.

“Këto fakte vërtetojnë fleksibilitetin maksimal të PD, që në procesin e dialogut dhe konsensusit ka bërë hapat e saj përpara për të gjetur pikat e takimit”, nënvizoi Bylykbashi.

Oerd Bylykbashi thotë se komunikimi i fundit ka qenë i datës 27 prill, kur palët kishin dy qëndrime të konsoliduara. Kjo është hera e parë që një parti publikon zyrtarisht komunikimin me partnerët gjatë një negociate politike. Dhe ky nuk është i vetmi hap i opozitës.

Gati dy orë përpara publikimit të emaileve, demokratët shpërndanë komunikimin e 22 prillit mes kryeministrit me nënkryetarin demokrat të komisionit të sigurisë kombëtare, Flamur Noka, për strehimin e gati 3 mijë muxhahedinëve iranianë në Shqipëri.

Duke lënë të kuptohet se mbështetja amerikane për Edi Ramën në deklaratën e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara nuk buron nga fleksibiliteti i tij në negociatat për drjetësinë, por nga marrëveshja për strehimin në Shqipëri të të gjithë muxhahedinëve iranianë.

9 komente në “Akt i paprecedentë i PD-së me email-et e Ambasadës amerikane”

  1. julius fucik says:

    TE PAFYTYRE!

    1. anticensurë 25642654 says:

      ti e quan armikun të “pafytyrë”??
      po këtë tëndin si e quan???
      po këtë që po bën marrveshje çdo ditë me të “pafytyrin”dhe ty të thotë të kundërtën si e quan??
      do të më pëlqente ta lexoja prej teje !!
      ajo që di mirë është se ti dhe tipa si ti,nuk kanë tru në kokë!!
      hap sytë o njeri se është tëndi ai që po të tradhëton çdo ditë!!

      1. nikoll says:

        ik or trushplare, mish per top i shpellarit…, e quan dhe veten anticensure, ti je skllav nga koka te kembet,
        ti qe mbron saliun je me keq se vete saliu

  2. normali says:

    PO ç’lidhje ka kjo e pranimit te muxhahedineve me reformen ne drejtesi? Po Saliu a pranoi muxhahedine? Po ç’jane keto budallelleqe apo si gjithmone, kur bisedon per malin ata te te flasin per fushen…Kaq pa rezé jane keta njerez!

  3. adriana says:

    IK MORE BYLYBASHE QENKE NJE COPE LEGENI QE GENJEN TI BENE LOJEN E SALIUT MBRON SALEN QE TE MOS FUTET NE BURGE PO DHE TI SI AI JE KRIMINEL

  4. Zana says:

    Janë përpëlitjet e fundit të PD-së. Si derri i plagosur për vdekje që çan me feçkë përpara pa i bërë sytë dritë. Përpëlitu përpëlitu PD, të “keqen” brenda e ke: deputetët e tu do ta votojnë si Çeçua, Luli dhe Berzhista të mbajnë lëveren e turpit.

  5. PD says:

    Ore ju kur qenkeni kaq te sikurt pse nuk e votoni reformen ne drejtesi.apo jeni si ajo k…a qe dhe kur e kap me pras ne dore mundohet te ijustifikohet,lejini pallvrat se nuk jemi as qorra dhe as budallenje ne,por mos u merzisni se zgjedhjet po vin dhe do ta shikoni rrace e flliqur qe paskeni qen dhe turp qe kam qen me ju der pak kohe me par.

  6. Oflala says:

    Bajgat e kombit ….te pd…..fuck you. …po talleni me nje popull. …si Enveri …

  7. @rturi says:

    Mire salihi, qe me kohe e ka kaluar vizen e kuqe, por ti o Byle ç’tu desh qe e kalove cakun? Korrigjo sot gabimin, ose do shkosh per lesh! ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje