Akuza e KLD, Tahiri: Krimi dhe aleatët e tij në gjykatë e prokurori u trimëruan, shorti i Aliajt u manipulua

8 Qershor 2016, 21:32Politika TEMA
Akuza e KLD, Tahiri: Krimi dhe aleatët e tij në gjykatë e

Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri është shprehur se policia nuk duhet të tundet nga presioni që i bëhet nga politika dhe drejtësia.

“I bëj thirrje çdo polici që ta bëjë punën me kurajo, pa presion nga ata që janë trimëruar sot, bashkë me bashkëpunëtorët e tyre në prokurori dhe Gjykata”, ka deklaruar Tahiri.

“Çdo polic ka motivin që të jetë krenar për punën që kemi bërë deri më sot për ta bërë Shqipërinë më të siguretë dhe më të drejtë”, nënvizoi Tahiri para mediave.

Ministri i Brendshëm foli dhe për deklaratën e KLD, duke thënë se ky institucion i drejtuar nga kreu i shtetit e tregoi më në fund fytyrën.

“Përshëndes deklaratën e KLD, një nga më të sinqertat për mendimin tim nga KLD, në mbrojtje të gjyqtarit Arjan Aliaj, sepse tregoi fytyrën e vërtetë të drejtësisë që nuk duam. Sepse nuk ka mundësi tjetër që të dilte në përkrah të një gjyqtari që ka liruar kriminelë, është shkarkuar për këtë dhe është emëruar prapë”, ka nënvizuar ministri i Brendshëm Tahiri.

Ministri i Brendshëm i kërkoi gjykatës së Tiranës, të cilin e akuzoi për lidhje direkt me Berishën dhe Lulzim Bashën, të shpjegojë se si u caktua jashtë ligjit gjyqtari Aliaj për çështjen e Drejtorit të Policisë së Shtetit Haki Çako.

E përshëndes KLD për fytyrën e vërtetë që tregoi duke mbrojtur një gjyqtarë deri dje të shkarkuar. Arjan Aliaj nuk ishte gjyqtari i gatshëm, aty duhej të ishte Adriatik Vocaj pasi ai ishte gjyqtar i gatshëm.

Shorti në fakt për çudi është mënjanuar dhe gjyqtari që ka marrë përsipër këtë çështje ishte gjyqtari Arian Aliaj. Unë i drejtoj një pyetje KLD, Unionit, Sindikatave të Gjyqtarëve, Presidentit dhe kujtdo që mund të japë një përgjigje: për cilën arsye jashtë ligjit, jashtë rregullit, jashtë shortit, në shkelje të çdo dispozite u zgjodh gjyqtari Arin Aliaj për të dhënë vendimin kundër Drejtorit të Policisë Haki Çako?

Për cilën arsye nuk u respektua ligji, nuk u respektua shorti, për cilën arsye nuk e gjykoi çështjen gjyqtari që i takonte por u përzgjodh jashtë ligjit, jashtë shortit një gjyqtar tjetër?

Unë pres përgjigje për këto pyetje që në fakt hedhin dritë për mënyrën sesi funksion sistemi i drejtësisë. Dhe nuk janë të paktë qytetarët që kanë provuar mbi kurrizin e tyre sesi ndërrohen gjyqtarët dhe trupat gjykuese sipas interesave të atij që jep më shumë para, apo sipas interesave në këtë rast të atij që të garanton më shumë politikisht me urdhrat politikë që të jep, me detyrimin që t’u vënë në shërbim sepse të ka shpëtuar atëherë kur shpëtoje vrasës dhe përdhuenues,.

Unë pyes Kryetarin e Gjykatës së Tiranës, Fatri Islami, i cili njihet për lidhjen familjare me Sali Berishën, asistent personal i Argita Berishës, ndërsa vëllai i tij deri dje kur Lulzim Basha ishte Kryetar Bashkie, ishte Drejtor Ujësjellësi në Bashkinë e Tiranës, për cilën arsye u mënjanua shorti, për cilën arsye u shkel ligji, për cilën arsye nuk u zbatua rregulli, dhe nuk u lejua që çështjen ta gjykonte gjyqtari që duhej, por u kap në mënyrë joligjore, jashtë rregullit, jashtë shortit gjyqtari Arian Aliaj?

Këto janë pyetje për të cilat përgjigjet janë të detyrueshme.

Konkulzione që dëshmojnë se çdo momentqë hedhim dritë në këtë çështje nxjerr në pah skandal pas skandali,urdhra politik që kanë detyruar segmente në gjykatë e prokurori për të goditur policinë pasi është në linjën e parë kundër krimit e korrupsionit. Ne jemi të vendosur që të çojmë përpara reformën në drejtësi.

Jemi të vendosur që të mos bëjmë hapa pas nga askush në SHQUP a gjykatë që ndjehet i kërcënuar nga reforma në drejtësi. Do kemi dhe më shumë fakte për skandalet dhe për çështje të tjera”, tha Tahiri.

 

3 komente në “Akuza e KLD, Tahiri: Krimi dhe aleatët e tij në gjykatë e prokurori u trimëruan, shorti i Aliajt u manipulua”

  1. Ela says:

    Po cfare shorti Zoti minister. Nuk ka egzistuar kurre. Aty kishte lufte e ka lufte mes qensh nga prokuroret per te marre ceshtjet mundesisht qe kan nje vlere monetare o politike. Rrofte Shqiperia e mafies se drejtesise.

  2. loli says:

    o sajmo, ti krimineler i ke drejtora e zv drejtora policie. emiljanon e arrestuan mbasi u be skandal i madh
    sa per perdhunusa (te denuar)ti i ke kryetar bashkie

    me vjen keq per edin qe nuk dallon dot idiotet si puna jote, qe nga fuks ne gjimnaz te erdhi rasti te behesh gangster, se ministrin sdi ta besh

  3. "Horri i Bulevardit" says:

    Zoti Tahiri, po deshe kur ta shohen Edi Ramen, i thuj qe po beri referendum per reformen, le te fusi tek formulari, se a dun shqiptaret ligjin e xhaxhit, apo dun ligjin e lules e salehut.
    Jam 100% i sigurt se ligji xhaxhit do fitoje dhe e di pse, se ne kete kohe ka aq shume material, sa minatoreve sdo ti duhet te punojne per tre breza, te bejn pall ariu se kromin do ja nxjerrin demokratiksit e salehut.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje