Politikanët që tradhtuan ambasadorët

9 Qershor 2016, 09:07Politika TEMA

Nga Desada Metaj

Të drejtpërdrejtë dhe këmbëngulës. Këto dy përcaktime duket se i shkojnë shumë për shtat ambasadorit amerikan Donald Lu dhe zonjës Vllahutin. Të paepur për të miratuar me konsensus reformën në drejtësi, dy diplomatët e lartë duket se e kanë humbur durimin dhe po bëhen gati të luajnë kartën e fundit. Atë të votës “pro” që mund të japin “delet e zeza” të opozitës.

“Do të jetë përgjegjësia e anëtarëve individualë të parlamentit të vendosin nëse duan të mbajnë sistemin e sotëm të drejtësisë të korruptuar dhe të politizuar apo nëse do ta mbështesin këtë reformë”.

Me këtë fjali, ambasada e SHBA-së ka treguar qartë jo vetëm pakënaqësinë për qëndrimin e PD-së në negociatat për reformën, por dhe ka paralajmëruar se ndoshta deputetë të veçantë të opozitës mund te jenë pjesë e votës pro për reformën.

Kush më shumë se Lulzim Basha do të ishte i frikësuar për këtë?!

Vetë kryetari i PD-së, siç duket, prej kohësh ka patur sinjale se deputetë të grupit të tij parlamentar, me mbështetjen e ambasadorëve Lu dhe Vllahutin mund të votojnë për reformën. Ndaj, për këtë, me një gjuhë të huazuar keqas nga paraardhësi i tij në këtë post, kreu demokrat shkoi larg dje duke deklaruar se nëse dikush do të votonte ndryshe nga vendimi politik i grupit demokrat do të kishte dhe djegie mandatesh.

Por sot ripërsëritja e mbështetjes për qëndrim personal lidhur me reformën nga ambasada amerikane, ndoshta mund të ketë ndikuar tek disa deputetë të kësaj partie. Bëhet fjalë për ata ligjvotues, që kohët e fundit kanë patur dhe debate me kryetarin Basha për qëndrimin kaotik të opozitës lidhur me reformën apo dhe për rolin e paqartë të PD-së në këtë proces.

Por, a është kjo mënyra më e mirë dhe e duhura për të realizuar një reformë të rëndësishme? Pikë së pari, sado të këmbëngulin ndërkombëtarët për rëndësinë e kësaj reforme, për publikun e gjerë ajo mbetet thjesht një copë letër për të cilën palët nuk bien dakort me arsyetimin e thjeshtë dhe banal: duan të kenë sa më shumë akses në emërimet e gjyqësorit dhe më gjerë.

Shqiptarët janë të bindur se nuk do vijnë as amerikanë dhe as ndonjë europian të drejtojë strukturat në prokurori apo gjykatë. Gjë që përkthehet qartë me fjalinë: reforma nuk na garanton se ca hajdutë nuk do të zëvendësohen me ca hajdutë të tjerë. Asnjë copë letër apo konsensus që kanë arritur PD dhe PS në Shqipëri, nuk ka arritur të depërtojë në cilësinë e jetës së një shqiptari.

Së dyti, por jo më pak e rëndësishme, për herë të parë Shqipëria po shihet kaq seriozisht për një sistem kaq të kalbur si ai i drejtësisë. Për herë të parë, dy nga ambasadorët më të rëndësishëm në këtë vend, për më shumë se një vit investuan çdo ditë të punës së tyre për të arritur një konsensus për reformën.

Dhe në fund, për fat të keq nuk ja dolën dot. Ndoshta, gjatë rrugës dhe ata bënë gabime në dukje të vogla, që, siç ndodh rëndom, kanë të bëjnë me zgjedhjen e njerëzve; duke nisur nga ata që shkruan draftin, deri tek tentativa e padëgjuar më parë për të marrë pjesë në mbledhjet e grupeve parlamentare.

Kur të gjitha këto dështuan, kur pas çdo takimi paqartësitë vetëm rriteshin, ambasadorët e huaj ndoshta adaptuan mënyrën shqiptare të gjetjes së zgjidhjes, atë të “përça e sundo”. Duke na i bërë dhe njëhere tjetër të qartë se mbase Shqipërinë nuk e duan më shumë se ne, por punës dhe angazhimeve të tyre i shkojnë deri në fund. Një gjë, që politikanët e këtushëm, vështirë se do e mësojnë ndonjëherë.

13 komente në “Politikanët që tradhtuan ambasadorët”

  1. Petrit Vlore says:

    Mero,po te bej dhe une nje shkrim me te mire se kjo cupa,do e publikosh?

  2. vl92 says:

    Bravo Desada.Shkrimi eshte shume i mire. Je goce e mencur

  3. normali says:

    Ambasadoret kane bere faj dhe jo gabim: perse bisedojne me nje deputet dhe e veçojne nga te tjeret? Vota eshte njesoj si per Sali Berishen dhe per ate “kaubojsin” e Lezhes se ja harroj emrin. Atehere po qe keshtu pse ambasadori Lu nuk shkon te biesedoje me ate? Pra, nga pikpamja demokratike dhe diplomatike, ambasadori Lu ka bere faj te rende se ka vazhduar rrugen e ambasadoreve te pare Arvziu qe e bente “burre shteti” kur vriste njerez me armet e blera me taxat e tyre, ne bulevard dhe “yll ne ngritje” kur ky po vidhte bashkine e Tiranes. A e ndien ambasadori Lu ndopak veten te ofenduar e mosperfilles nga keta? Nuk e di karakterin e tij, çfare ka ai ne koke, por di ato qe i tha Saliut ne fund njesoj si Arvziu: ti (Saliu) permbyse komunizmin, prure demokracin dhe harroi ti thosh se ke 25 vjet qe u q….ve nene shqiptareve te ndershem dhe i ke bere lesh e li. Dhe shume prononcime te tjera po kaq banale. Keto jane fajet e ambasadorit LU qe nuk i di i ka bere me dashje apo pa dashje, por si duket jane ne vazhden e te pareve. Keta ambasador, si duket, jane peng te dikujt apo ndoshta kjo eshte politika amerikane! Ben sikur…

    1. D O K L E A T I says:

      Mos te ishin faktoret e tjere, sa per Salih-in , doktorin e Enverit, komunizmi ne Shqiperi kishte ekzistua edhe nje mije vjete.

  4. Andrea says:

    E paska kthyer pllaken edhe kjo ShijakTV-istja qe e nderoi Sala me pranine e tij ne dasmen e pare? keq puna :p

  5. !!!!! says:

    O Meroooo kaq poshte ke rene sa boton shrime te Desades, thote mire Petriti Vlore edhe une po te bej nje shkrim do me dale me mire se kjo sh.reuthulla.

  6. ana says:

    Mendoja qe do te kishte pak nivel kjo cupa e fevziut, po shkruakerka njelloj sikur po ben muhabet me grate tek kafja. Cop cop e shkreta, pupupu 10 paragrafe asnje mendim…………..

  7. shaqo says:

    Mire moj Desada,
    Me mire e leme keshtu sic eshte sipas teje, meqenese do te zvendesohen ca hajdute me ca te tjere, do te zvendesohen ca letra me ca te tjera e ku di une se cfare thua me tej ti, se nuk mundem te te lexoj.
    Prandaj po ecim keshtu ne, se edhe nga ju te rinjte ka te njejtat mendime se ketu ne Shqiperi nuk mund te behet asgje e mire, gazetare pa instikt dhe nuhatje… me peshtihesh nga shkrimi, jo nga fotografia.

  8. refree says:

    Argumenti me i forte ne kete shkrim eshte se reforma ne drejtesi do te jete vetem nje cope leter. Po perse atehere shqetsohet kaq shume PD-ja? Mos valle e do letren per ta perdorur, sic thoshte Saliu , si leter higjenike dhe ka frike se e gervisht letra e reformes? Apo thjesht ben opozite per hoby?
    Argumente te tilla duhet shqyrtuar me kujdes para se te shkruhen, sepse zhvleftesojne te gjithe pjesen tjeter te artikullit, qe pergjighsisht qendron.

  9. Ben Dibrani says:

    “Perca e sudo” – Demek ambasadoret duan te na sundojne. Reforma ne drejtesi, qenka per te na sunduar ambasadoret !?!?! Kete thote gazetarja e dale nga gjirizet e ndyra te PD. Po ku i gjejne keto mend per poshtersira keta palo-gazetare qe vetem Shqiptare nuk jane? Pthu, race e keqe!!!

  10. palloi says:

    NE NE korce I themi ketyre lloj femrave: Ka mend sa Hankushani……..korcaret e dine kush ka qene Hankushani.

  11. shijaksi says:

    pu pu pu pu pu pu pu cfare nivel gazetarie!!!!!!!!!!!!!!!! Edhe ndonje nga ato qe kane blere diploma te universitet “kioska” do kishte shkruar me mire.

  12. Artemisa says:

    Ne fakt ky problemi i presionit Amerikan duhet pare ne nje kendveshtrim tjeter ,
    Sa demokratik eshte ky ultimatum i ambasadorit LU ?
    A nuk eshte gati-gati njesoj me “Pranveren Arabe” ku ndoqi parimin : ” OSE demokratizohu OSE te vras” ?
    Dhe ne fakt jo vetem qe i VRAU por ka gati nje dekade qe VRASJET vazhdojne edhe sot e kesaj dite. A NDODHI demokratizimi i imponuar apo keto vende sot jane me keq sesa ishin ?
    A duhet me te vertete te besojme se ambasadorit LU vertete po i digjet barku per nivelin e drejtesise ne Shqiperi ?
    Perse mos te paragjykojme se ai u Zotua dhe u Mburr para shefave te tij ne Uashington se DO TE BENTE ate qe asnje anbasador nuk e kishte bere me pare ( do te sillte ne nje mendje te gjithe politiken shqiptare) duke perdorur si pretekst kete “Reformen e Madhe”?
    A nuk shihet qarte se NE SHUMICEN E RASTEVE veprimet e tij jane Kapricoze, Tendecioze dhe te nxitura nga Inati dhe Sedra e semure ?
    A mund te me thote kush : Ne cilin vend te botes nje ambasador nderhyn Kaq Paturpesisht dhe kaq me Arrogance ne punet e brendshme te vendit qe e ka mikpritur ?
    Po ne si popull, perse jemi kaq te paafte saqe nga ndikimi i forces politike qe pelqejme harrojme qe individeve te tille , te cilet i fusin hundet vend e pa vend, t’i tregojme udhen nga ka ardhur , ashtu sic vepron cdo komb qe DINJITETIN dhe INTEGRITETIN i ka te shenjte.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje