Braçe: Do djegin mandatet? Po ish-ministrat do digjen?

9 Qershor 2016, 09:14Politika TEMA

Deputeti socialist, me aktivi në Kuvend dhe në rrjetet sociale Erion Braçe nuk ka munguar që të hyjë në debat në lidhje me kërcënimin e kreut të PD Lulzim Basha se nëse do të ketë rrjedhje votash për reformën në drejtësi, atëherë do të ketë djegie masive dhe publike të mandateve të deputetit. Braçe e shtron në formë pyetjeje deklarimin e demokratëve për djegie mandatesh, duke artikuluar faktin se çfarë do të bëjnë ish-ministrat e PD.

“Do djegin mandatet? Po shume mire, le te digjen! Pune e tyre si digjen dhe si e ndezin shkrepësen për vete! Por një pyetje kam; ish ministrat a do të digjen?”, shkruan deputeti Braçe në adresën e tij në rrjetin social facebook.

“Shqetësimi” i deputeti socialist është bërë publik vetëm pak orë para seancës parlamentare të ditës së sotme, seancë që sipas lajmeve dhe të fotove të publikuara në media, do të jetë pa zërin e Berishës, që është nisur për në Gjermani.

2 komente në “Braçe: Do djegin mandatet? Po ish-ministrat do digjen?”

  1. normali says:

    Te pakten sot parlamenti do diskutoje per ligjet e nuk do merret me thashethemet e bandes kriminale pd.

  2. faro says:

    Pse ish ministrat ? Cfar mandati mund te djeg nje qe nuk e ka me ate ?!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje