Formulari, KQZ i kërkon Prokurorisë hetim për Rroshin e Bushin. Kokëdhima i lë mandatin Lekës

9 Qershor 2016, 11:54Politika TEMA

Zbatimi i ligjit të “Dekriminalizimit” për zyrtarët e lartë dhe zëvendësimi i deputetit socialist ka qënë axhenda kryesore e punës së sotme të institucionit më të lartë zgjedhor në Shqipëri. Kështu, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka nisur verifikimin e formularëve të vetëdeklarimit për kryebashkiakët socialistë Elvis Rroshi dhe Artur Bushi. Struktura “Për Dekriminalizimin” në Prokurorinë e Përgjithshme i kërkoi Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, që të kryejë verifikimin paraprak të formularit të vetëdeklarimit për kryebashkiakun e Kavajës dhe atij të Krujës.

Dy kryebashkiakët kanë qënë prezentë sipas ligjit në KQZ, ndërkohë që Rroshi ka qënë i shoqëruar nga avokati i tij Theodhori Sollaku, ish Prokuror i Përgjithshëm.

Po gjatë kësaj mbledhje, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të zëvendësojë edhe mandatin e deputetit të PS Koço Kokëdhima, i cili me kërkesë të PD dhe vendim të Gjykatës Kushtetuese e humbi të drejtën për të qënë deputet i Kuvendit të Shqipërisë, me pasardhësin në numrin rendor të listës së Partisë Socialiste në Qarkun e Vlorës, kryetari i degës së PS, Edmond Leka.

1 komente në “Formulari, KQZ i kërkon Prokurorisë hetim për Rroshin e Bushin. Kokëdhima i lë mandatin Lekës”

  1. Genti says:

    Po me xhelat mziun car behet apo eshte pjee e partise se lefteri luzi lleshit,prandaj duhet rinovim rrenjesor ne cdo institucion se jane mbushur me plerat e SHQUP-it ku sot po perdoren per presion+shantazh..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje