Rama ironi me Llallën: A të vijmë të të marrim leje, se do sjellim një avion kundër drogës?!

9 Qershor 2016, 14:37Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama nuk e ka kursyer ironinë në sallën e Parlamentit dhe as akuzat. Ai është tallur fillimisht me opozitën duke u thënë se jeni tufë ndaj nuk e votoni reformën në drejtësi, duke lënë të kuptohet se janë tufa e lulit. Por jo vetëm kaq. Duke shkuar nga reforma në drejtësi tek çështja e përgjimit, Rama tha: Po thoni se do hetohet Saimir Tahiri, nuk po bëni asgjë tjetër veçse po e bëni hero Tahirin.

Më tej Kryeministri u shpreh: “Si mendoni ju se do drejtorë të Interforcës italiane, Hakiu dhe Saimiri janë investuar t’ju përgjojnë Ju? Po për çfarë duhet t’ju përgjojmë? Po pse ju do t’ju pyesim për planet e stervitjeve dhe trajnimeve? Këto ditë do vijë një avion nga Italia për monitorimin e drogës. Si t’ia bëjmë të shkojmë e të marrim leje tek Kryeprokurori atë vijë avioni apo Jo?”, tha Rama ndër të tjera në foltoren e Parlamentit.

Në fund të fjalës së tij, Rama tha se po e mbyll se nuk ka kohë, se do shkojë të Francë të ndjekë ndeshjet. Edhe ju tha Rama, deputetëve të PD-së keni bileta, por s’keni marrë leje tek Saliu. Ndërsa unë kam mundësi ta them se po iki për Francë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje