A del dot Basha më nga çarku?

9 Qershor 2016, 16:13Politika TEMA

Nga Andi Bushati

Opozita po kalon orët e saj më të vështira që prej kohës kur Lulzim Basha ka marrë kryesimin e saj tre vite më parë.

Shigjetat për selinë blu po vijnë njëra pas tjetrës.

Uashingtoni e shënjoi më së fundi si përgjegjëse për mosarritjen e marëveshjes për reformën në drejtësi.

Brukseli duket edhe më i ashpër dhe është futur në një konflikt verbal me selinë Blu.

Të dy së bashku e kanë fshikulluar zvarritjen e gjatë të negociatave që u bëri dyshja Berisha –Basha dhe më në fund kanë vënë gishtin mbi “fajtorin” e vërtetë që nuk e pranoi draftin e ndërkombëtarëve.

Pavarësisht nga loja se kush ka nisur emailin e fundit, pavarësisht nga deklaratat se “po u plotësua dhe ky kusht ne votojmë”, ndërkombëtarët kanë dhënë verdiktin duke kaluar nga roli i një arbitri pasiv, në atë të një gjykatësi të angazhuar.

Ata madje e kanë hedhur tej mantelin diplomatik duke theksuar se PD ndryshe nga qeveria, nuk u tregua fleksibël, se ata mbështesin idenë e Ramës për ta çuar draftin drejt kuvendit dhe i kanë dhënë një sinjal (të paimagjinushëm) deputetëve të opozitës, për të shkuar drejt votimit, në kundërshtim me vullnetin e liderëve të saj.

Më keq nuk ka se ku bëhet.

Për momentin duket se Basha ka humbur përfundimisht statusin e të përkëdhelurit të ndërkombëtarëve, që edhe pas 21 janarit vazhdonin ta konsideronin një “yll në ngritje”.

Ai ka rindezur më shumë së kurrë polemikat nëse është lideri i vërtetë i demokratëve.

Ai po fajësohet sot, përpos të tjerave edhe për mungesë sinqeriteti. Tashmë kur duket sikur fati i reformës në drejtësi për PD-në është vendosur, ai po akuzohet edhe pa burrërri. Shumëkush mendon se nëse e kish të paracaktuar vendimin përfundimtar, ai nuk duhej ta zgjaste për 18 muaj farsën e angazhimit për bërjen e reformës.

E gjithë kjo situatë aspak për tu pasur zili për liderin opozitar bëhet edhe më e keqe, po të kihet parasysh mjedisi ynë krejtësisht armiqësor ndaj çdo opozite.

Kështu qeveria ka filluar ti fryjë tamburëve të një veprimi që do të ketë kosto elektoralisht të papërballueshme për PD-në.

Mediat e kontrolluara nga Rama (pothuajse të gjitha d.m.th) kanë nxituar ti hiperbolizojnë deklaratat e ndërkombëtarëve.

Këta të fundit, vetë e kanë flakur tej gjuhën e drunjtë për të goditur opozitën duke harruar se nëse e bëjnë këtë, duhet të përdorin të njëjtën masë dhe të njëjtën peshë edhe për krimet e qeverisë (kjo në fakt pothuajse nuk ndodh asnjëherë).

E gjithë kjo situatë të krijon idenë se gjendja e opozitës është e pashpresë.

Por, në fakt, nuk është krejtësisht kështu.

Po të bëjmë një krahasim me të shkuarën opozita e djathtë ka kaluar nëpër të njëjtin kalvar edhe në vitet 1998- 2001, kur ishte izoluar nga perendimorët pas 14 shtatorit, kur ishte përjashtuar nga ekranet e qeverisë edhe atëherë çduditërisht të kontrolluara nga e njëjta dyshe, Meta-Rama, kur i vidheshin votat nën indiferencën e frikshme të vëzhguesve të huaj dhe qytetarëve vendas.

Por, me vetitë prej magjistari të lindur, Berisha diti të ringrihet mes hirit që kishte krijuar vetë.

Duke kërkuar ndjesë për të shkuarën, duke shpallur aksionin e duarve të pastra, duke rimbledhur të larguarit nga PD-ja dhe duke themeluar KOPI-n, ai arriti tu rrëfejë shqiptarëve një fabul të re. Fabulën që e riktheu në pushtet.

Pikërisht kjo i mungon sot Lulzim Bashës. Problemi i tij real, nuk është se i janë larguar mediat tradicionale të bleshme dhe të shitshme nga çdo qeveri. Problem i tij nuk është konflikti i ashpër që ka aktualisht me Brukselin dhe Uashingtonin për reformën në drejtësi.

Të gjitha këto janë beteja të humbura. Madje thellë. Madje më rëndë edhe se zgjedhjet e vitit të shkuar, të parat për të në krye të PD-së.

Por, në fund të fundit, ato janë beteja që nuk thonë asgjë për fatin final të luftës.

Më shumë se humbja e tyre atë e penalizon shpikja e një fabule të re. Koherente dhe të pranueshme. Që rishikon të shkuarën, që denoncon klientët e sotëm të Ramës, të njëjtit me ata të qeverisë së djeshme dhe që propozon figura shpresëdhënëse.

Pa këtë kapitull të ri, Lulzim Basha do ta ketë pothuajse të pamundur. Pa nisur atë, ai do ti ketë mbi supe të gjithë, edhe mjedisin antiopozitar, edhe TV e shndërruara në biznese familjare edhe diplomatët që sportin më të lehtë kanë goditjen e opozitës.

Por, pavarësisht nga këta faktorë, fatkeqësisht të pandryshueshëm, Basha problemin duhet ta shohë te vetja. Pasi ai s’do ta nxjerrë dot PD-në nga çarku ku e kanë mbërthyer, pa treguar një fabul të re. (Lapsi.al)

35 komente në “A del dot Basha më nga çarku?”

  1. Doraemon says:

    Ik o Bushat pirdhu se nuk te lexon njeri. Ik andej nga Rakipi merr Lubonjen dhe Blushin dhe qani ne kor bashke. E urreni aq shume Ramen kryeminister sa do preferonit Saliun per 1000 vjet ne pushtet.

    1. Grigor says:

      I lexova tere komentet ketu poshte dhe nuk pashe as edhe nje qe te thote ndonje gje pozitive per Andi Bushatin. Po asnje mo, asnje?
      Une po te isha, do ta kisha lene profesionin e gazetarit, dhe do shkoja te behesha redaktor ose ne gazete ose televizion, ku nuk te sheh me njeri, dhe nuk te lexon me njeri, sepse je mbrapa kuintave.

      Por keta analistet tane ose kane lekure derri, ose e konsiderojne popullin idiot.

      Kur lexoj komentet dhe shoh kaq shume njerez te paanshem ne komentet e tyre, qe me gjithe zemer besojne ne nje te ardhme me te mire per Shqiperine, kam edhe une shprese se ky popull nuk do genjehet perseri nga kucedra e Vicidolit apo ata qe vijne pas tij.
      Kam shprese qe ky popull do t’i kape edhe Rames mesazhin se durimi ka fund. Nuk mund te durohet me nje parlament horrash e rronxho-bonxhosh, nje president qe te ben per te vjelle, nje Lulush qe te le pa goje me nivelin e idiotesise dhe legenitetit, por ama nuk durohen as ministra kukull, servila dhe qurravece, apo nje kryeparlamentar pronar familjarisht I nje partie te tere. Kam vene re qe gazeta Tema mban nje qendrim te cuditshem ndaj Like Floririt, dhe shpresoj te mos e çensuroje kete koment.
      Megjithate, lufta pa kompromis e Mero Bazes ndaj Vicidolasit eshte per t’u pershendetur. Liken nuk e pruri Meroja ne pushtet. E prune ata qe shesin voten per nje thes miell dhe ata qe shesin bythen per nje vend pune ku ka mundesi te vjedhesh.
      “Liken nuk jua solla une …….”

      1. MetaKUNDERreformes says:

        Shume e vertete qe TEMA censuron cdo koment negativ ndaj Like Floririit. DMTH Tema luan nje rol partiak dhe jo gazetaresk.

  2. ali says:

    Ky person ka me shume mundesi qe te jete nje budalla e gjysem se nje maskara, kur thote “nje yll ne ngjitje ” per nje vemje qe edhe nje
    fshesaxhi ne Fushe Kruje nuk e ve ne kandar

    1. Bushtati………………………………………..sot eshte drejtuar pak me mire,jo me mire ,por te them eshte drejtuar komplet.
      Kohet e fundit ,ra ne sy qe ishte nji [kamikaz i UDBse] dhe e shtroj lojen ….dheskas ………
      Rames ti rruani topet ju antishqiptaret e qelbur…..se ai eshte shqiptari me i mire i politikes shqiptare qe prej te Madherishmit Fan Noli !

  3. As says:

    Se kuptoj mire kete person,” krimet e qeverse ” thote !!!! Cudi , krim …po ke ka vrare si vrau Sala sa here ishte ne pushtet apo Luli me 21 janar ,,shkruan kot,do ish i besushem po te thosh nje…..

  4. Kritiku says:

    Me propozimet e reja jo Tvsh 15%,takse e sheshte 9% e brockulla te tjera qe nuk i ha kush e me retorike tashme bajate shtet kriminal,Shullaze e Habilaj qe ndegjojme cdo dite eshte ne tunel e nuk sheh drite.
    Andi me duket sikur po i propozon qe ti veshe ne dispozicion lapsi .al. kundrejt ndonje shperblimi

  5. andromeda says:

    Ore ti djalka i mamasë, dendi i Tiranës. Shumë me vonesë e more kthesën, dhe pasi folën ndërkombëtarët. E kam thënë dhe më parë- unë s’e di se çfarë gazetari dhe analisti je ti që merr kthesa të tilla të befta dhe që s’të ka ngjitur kurrë ndonjëherë fjala. Ky dashamiri yt, Luli, as e ka pasur, as e ka dhe as ka për ta pasur ndonjëherë sharmin për të qenë një lider, një ‘yll në ngjitje’. Është thjesht i shpifur, i neveritshëm dhe gënjeshtar i pacipë.

  6. © KENDVESHTRIM TJETER © says:

    PD-ja eshte ne momentet e fundit,per te zene trenin drejt Brukselit dhe avionin per ne SHBA,ne rast te kundert,ajo do behet shoqate per ruajtjen e parkut dhe liqenit artificial te Tiranes !
    Antaret e thjeshte dhe te paperlyerit me krime dhe korupsion,duhet te largohen sa me shpejt,po qe se ky tren nuk kapet.
    Berishen lereni nen “mbrojtjen” e 5… petritave !

  7. ivani i madh says:

    Bushati je bere nje llapaqen qe po na can menderen sikur ti je politologu i vetem jo ne Shqiperi po ne bote.Dhe ke mare tere atributet jo te analizosh politiken e politikanet shqipetare po dhe ata europiane dhe amerikane .E kush je ti nje pjellelle e peshtire e monizmit qe u rite e u shkollove me paret e shqipetarve kur te tjeret tani bejne sakrivicen me te madhe duke u ropatur dyerve te botes e te pronarve per te fituar ato pak lek per tu shkolluar.Ti e disa te tjere jeni bere si ata qente sallane qe i lehin cdo njeriu qe i shkon prane i ngacmon apo jo.Me sa duket do te kesh ngrene ndonje tas[m] corbe nga stani i shqupit qe po na derdellis shume se ti di te besh politiken e madhe dhe do qe ti futesh politikes se shqupit me qe aty ndodhet akoma nunai jot Berisha qe te ledhatonte e te ferkonte b…si homo qe je.

  8. Artan says:

    Bushati ne kete artikull I shkon rreth e rrotull problemit te vertete -PD, Basha dhe Berisha jane aq te perlyer ne korrupsion dhe kapjen e shtetit saqe ato nuk mund te kene nje ‘fabul’ te re. Dhe dinakeria e kesajt analize eshte qe ‘Fabulat’ e PD-se ne te cilat shpreson Bushati dhe co tani I kane mesuar mire dhe te huajt.
    Liderit e PD-se nuk mund te pranojne nje reforme te paanshme sepse kjo do te thote qe do te zhvishen nga mbrojtja qe u kane bere hallkat e gjygjesorit te kontrolluar prej tyre. Prandaj nuk ka me pritshmeri fabulash -liderat e PD-se qe jane liderat e korrupsionit dhe kapjes se gjygjesorit duhet te menjanohen nga zgjidhja e problemit; dhe gradualisht do te menjanohen dhe nga votuesit. PD eshte shnderrruar ne nje grup pushtash qe nuk bejne me politike dhe negociata, por vetem kaos per te mbrojtur horrat e vertete te ketij vendi.
    Bushati le ti bie fyellit ne nje vrime, ashtu sic do ti bie Basha fuellit te tije. tashme eshte vone per fabula te reja sepse faktet jane kryeneqe, te dokumentuara dhe te kuptueshme per te huajt qe e kane ndjekur ne vijemsi te gjitha fabulat potenciale qe ka krijuar Basha. Prandaj Bushat I dashur, ti dhe analizat e tua te genjeshterta duhet te zhdukeni ne lloget e historise te dhimshme dhe plot genjeshtra te ketij vendi. Dua te shtoj ketu, qe plehu qe ka dale ne pah gjate reformes ne drejtesi nuk tregon vetem resiztencen politike por dhe bashkepunimin e ngushte dhe bashkefajesine qe kane dhe shtypi permes analisteve si Bushati. Sepse krijojne histori te genjeshtra me bashkefajesi qe ne fajk mbulon fajetorin.

  9. xhimi says:

    Po ca lesh ylli ne ngritje o bushat se le nam, ai eshte nje cope shkembi qe ka zene rrugen dhe me dy tre kallepe tritoli do rrokulliset ne humnere.

  10. Bebi says:

    O bushat o klluf kari o tshkerdhefshin viçidolsat

  11. shqip says:

    dridhe like , beje trike. po jo kaq shpejt o andi. ta lije te kalonte pak kohe. tani keto qe thua nuk i beson as ti vete. te ishte per nderkombtaret, luli do behej kryeminister para kohe. problemi eshte se ata e kuptojne perceptimin ne popull. ka kaq shume neveri per kete manekinin e shqupit, sa me te spikaturit i gjen nga baza e pd. nuk ka reforme, nuk ka mrekulli qe mund te ndryshoje trendin e votes popullore. kater te rene ne bulevard , dhe ylli ne ngjitje nuk ka per te rene kurre ne zyren e kryeministrise. ato mure jane barrikade per ke qelloi mbi persona me duar ne xhepa.

  12. Lpl. says:

    Ne nuk na intereson lufta politike e tyre dhe teknikalitetet qe perdorin partite ne na intereson me larguar sa me pare kete qeveri qe na eshte kthyer ne makth te vazhdushem reformen le ta bejne te dyja varjantet jane si kuji ne beth e betha nkuj por varjanti qeverise duket se rrin betha nkuj qendron me mire cfare na duhen ne keto kur vuajme edhe gjene me elementare plus kesaj edhe arrogancen e pushtetit me gjithe zagaret qe ka deri poshte me keq kur i kishte Berisha atehere te pakten ata punonin fshehtas por keta sot nuk durohen .

  13. sali says:

    o nipi i husniut dhe gudulisesi i tutorit berisha.na hape barkun me keto zhgarravina….

  14. Tr says:

    Ik pirdhu me bajgat

  15. Lirka says:

    Nuk ka me fabul per Bashen eshte komplet i pabesushem dhe plasteline ne dore te Berishes
    Fabula e re do jete Eduard Selami besoj
    PD me Selamin do marri pakez ioksigjen

  16. Lemi says:

    …nje bravo te madhe EDI RAMES qe nuk u dekurajua nga taborri i “analisteve” te shkerdhyer ne sherbim te antishqiptarit me te madh te te gjitha kohrave Sali Rame Berisha duke filluar nga gazetaret e RD e per te arritur tek transi rakipi, shkerdhaku i ABC, debili rakipllari, frroku dhe perci, kokekari fevzi, haleja zheji, shpellari peka, e ku mbarojne keta te degjeneruar gjakpires te popullit…por nuk le dot pa permendur spiunin e shokeve te gjimnazit Hoxhe Artani…mblidhuni tani dhe shkoni te hani mut ne halene ku dhjet EDI RAMA…pasi te keni mbaruar pune ju merrni me vete edhe per salen, lulen dhe takemin e tyre…

  17. naku says:

    Gazetar me te oacipe,me hipikrit e denigrues eshte veshtire te gjesh ne kete mjedis te qelbur politik. Ky Bushati zjen nga anbicja se menfon se vle! Ti je thjeshte nje i kerrusur efhe si pasoje te orejardhjes. Je teje i ndyre.

  18. Triumfi says:

    PD jone e shume dashur mori ate qe meriton , duke kaluar ne gjendje Nokauti! Eshte hera e pare ne historine e tranzicionit, qe institucionet nderkombetare dhe ShBA akuzojne direkt dhe pa doreza fajtorin , pra pd. Megjithate prap vazhdojne t’i bien te njejtit avaz , fajin e ka Rama. Eshte e njejta llogjike qe perdoren kur do te emerohej guvernatori I BSH se Rama po bene gjithcka per te kapur Banken! E cili ishte rezultati? Nje emerim normal!
    Te dashur komentues!
    Cfare do te kishte ndodhur sikur te ishte fajesuar Pozita!? Cfare nuk kishin per te degjuar veshet tona nga gojet e shpirti I ndyre I ketyre analisteve pa integritet! Salihu ngordhi, Reforma me drejtesi e morri rrugen e saj!

  19. GrI says:

    Ah, tw thfsha magjistarin Endri!
    Rama theksoj se luhen fatet e Shqiperise, ( edhe i joti endri nqse je shqiptar) kurse ti n atregon magjistar, kokrren e Serbit (UDB).
    Endri, pas 98 e ngriti UDB-ja, magjist(k)arin tend. Edhe ty t6 aka vu stetoskopin. I ka thene gjyshi Hysni! pthu, mor… Tos Nano te vjen hakut ty, te nxjerre nga lokali…

  20. Tironci says:

    Ja kaq e thjeshte eshte; mjaft qe te behesh njehere budalla dhe pastaj nuk te ben eprshtypje!
    Rri ne budallallekun tend dhe gezohesh se te duket vetja i zgjuar!
    NE kete faze eshte ky Toç Kuklle!

  21. funerali says:

    e thene shkurt, me varjantin e Rames:
    fabulat kane nje influence absolute positive kur publiku shikon perpjekjet e fabulistit per ti vene ato ne zbatim konkret; sic kemi sot perpjekjet qe kryefabula, pra reforma ne drejtesi te vihet ne jete.
    ti zoteria I artikullit nuk je I zoti per kto lloj fabulash ne te kundert do te sugjeroja ti qendroje prane lulit me ndonje keshille.
    sa per magjistarin e genjeshtrave sali, cveshja nga pushtetet e uzurpuara do ta hedhi ne nje lufte te deshperuar atentatesh teroriste per destabilizim. kjo eshte e vetmja fabul qe njeh magjistari juaj berisha, grabitje, vrasje pas shpine, dhe dinamit.

  22. aqif tahipi says:

    Nuk na plas shume @ari se hyn apo del nga carku pupaci i saliut.Ai dhe padroni i tij po bejne cdo gje kunder reformes ne drejtesi. E rendesishme eshte te japin llogari per 21 janarin ,gerdecin dhe shitjen e detit.

  23. SALEH BERISHOVICI says:

    BUSHATIT I PASKA BERE PUNE ATO STERVITJET QE I KA PAS BERE XHAXHI SALEHU I FUSTE GISHTIN NE B…..TH KUR E NDIHMONTE QE TE NGJITEJ NE PEME ME ZORE SE KY PALLOSHI DONTE TE LUANTE ME TOP DHE XHAXHI SALEHU E DETYRONTE TE NGJITEJ NE PEME KANE NJE LIDHJE TE FORTE QE ATEHERE NE VOGELI KY NIPCJA I HYSNI KAPOS……….

  24. Ben Dibrani says:

    Ezopi Bushat, Ezopi. Mblidhuni bashke ne nje hale, e ndersa hani ate qe keni dhjere deri sot, mund t’i tregoni njeri tjetrit fabulen e fameshme. Lerja dhelpren Saliut! Nipi i gjenetik i ish byroistit, u be djali shpirteror i shurrmbajtesit te gjyshit. Ke bere progres. Goxha progres kodosh.

  25. NjeQytetarOptimist says:

    Andi, si nje 20 e ca kusur vjet shtetas amerikan po te jap nje leksjon per ceshtjen e “Fabules” Basha.. Me ate qe beri dje, ku publikoi e-mailed e Ambasades Amerikane (dicka qe ajo nuk u pronocua asnjehere qe po mohonte) Lulezim Basha nuk ka “Fabul” qe e shpeton. Amerikanet qe ta dish ti o Bushat jane shume tolerues dhe jane shume te rezervuar te tregojne aspektin e pales tjeter.. E konsiderojne konfidenciale per hir te marreveshjes dhe rrespektin e pales qe negocijojne. Por momentin qe ti I nxjerr ata zbuluar (zbuluar nuk jane sepse nuk eshte se genjyen) ata ruajne qetesine, buzeqeshin, dhe te thone “good luck” dhe kthejne kurrizin. Mund ti takosh prape dhe ti japesh doren, por e kane mbrapa veshit ate qe bere. Edhe sikur te vije ne qeverri Lulezim Basha dhe te kete Ambasador tjeter Ambasada Amerikane, kjo qe ai beri eshte nje ndodhi e paprecedente dhe tregon qe ky person eshte I dobet moralisht.. Te jesh transparent nuk te ben me te drejte se tjetri.. Te ruash kodin e njerezimit te ben me te drejte, dhe keta jane amerikanet.. Publiku nuk do t’ja dije c’fare ishin propozimet, publiku do qe Reforma ne Drejtesi te jete e PAMVARUR=ASNJE PARTI POLITIKE TE KETE NDIKIM NE TE.. Nje dege e shtetit e zgjedhur nga shoqeria civile, ish gjykates, eksperte dhe njerez te testuar nga “bar exempt” dhe jo kualifikim plepash qe edhe aty marrin minimumin. Opozita ka kaluar ne kalvar gjera te keqija por Plaku Vrases ishte I zgjuar ka luftuar Ambasadoret dhe jo Ambasaden.. Ato e-maile ishin TE AMBASADES.. Lulezim Basha ka ofenduar AMBASADEN.. E vetmja gje qe e shpeton ate eshte kjo: Te dali publikisht dhe te kerkoj ndjese per ate qe tregoi dhe madje ta pranoj qe ajo qe beri ishte nje gabim I rende nga ana e tij. Po nuk e beri kete, le te krekoset dhe t’ja japi Lu’se sa here te doje doren.. Ka ofenduar Ambasaden, punonjesit e te tjere me rradhe.. Ja kshu Bushato.. Beji te fala qerosit te ligesht..

  26. Sony-Lg-Samsung says:

    Ouuu?
    Bushati po I qan hallin Lulit
    Po mund ta gjeje nje fabul, psh te fajesoje Berishen per deshtimin. Po kete nuk e ben dot.
    Kelyshin e Kane rrahur qe kur ka qene I vogel dhe nuk behet dot qen qe te kafshon.
    Edi Rama ja doli perseri
    Po ja u zgjat agonine ketyre mostrave, si nje perbindesh I vertete qe eshte.
    Tanime 1.000.000 shuplaka Jane perseri gati
    Tani ato Jane grushte…

  27. b.kanani says:

    Mos u tremb o zotni se Basha sa te kete koklo.. si ty ,zhej lubonjen,dhe ate toben shkullaqen cim pyken mushk noken basha do te jete perhere nje yll ne ngjitje por qe tani e ka rradhen te zbresi se ndihet i lodhur pasi ka punuar shume te rruga e kombit u lodh shume se e zune posht 230 miljon euro,e vazhdoje me detin pastaj me 21 janarin.Po pse cfar prisnit ju o kokloqet e sales se do bente cudira luli.

  28. BUJARI JU DEGJON says:

    Beri cfare beri,Andushi e hodhi prape nje luge helm:
    “Krimet e Qeverise”,thote…
    Cilat krime,mor Andush Lepurush???
    Perse nuk i denoncon “te shpetosh” Kombin???
    Sot u binda mire qe ti je vetem gjysma e pare e ANAListit…

  29. Vjosan says:

    Ajo qe mua me habit eshte sjellja e Meros. E di qe e ka mik kete Bushatin, por me shume se sa i ben dem prestigjit te gazetes “Tema”, ky gazetaruc, nuk ia ben askush tjeter. S’kam per ta kuptuar dot kurre pse e degjeneron gazeten e tij me kete fare analisti?! A nuk i sheh komentet e njerezve per percaktimin qe i bejne ketij Andushkes, si gazetar mjeran dhe pa pike talenti. Personalisht, shqipja e ketiij njeriu, mua me duket ne nivele skandaloze. Djali im 10 vjecar e flet dhe e shkruan me mire dhe me bukur. Kerqardhje per Meron…

  30. Liri says:

    Edhe pak sa s po qaje per Berishen.

  31. Mersin says:

    O pinjoll i bllokmeneve i meriton te gjitha fyerjet

  32. Zana says:

    Mbi të gjitha, ky person (se gazetar s’i them dot) nuk di të shkruaj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje