“Bully pulpit” i ambasadorit Donald Lu

9 Qershor 2016, 18:14Politika TEMA
“Bully pulpit” i ambasadorit Donald Lu

Nga Eduard Zaloshnja

 

Shprehjen “bully pulpit” e ka përdorur për herë të parë presidenti Teodor Rusvelt, dhe në një përkthim të drejtpërdrejtë, do të thotë “podiumi i demit”. Por Rusvelti e përdorte në mënyrë figurative për Shtëpinë e Bardhë, si një podium nga i cili presidenti mund të të ndikonte më shumë se kushdo tjetër me fjalët e tij. Ka një shekull që kjo shprehje përdoret në SHBA, sa herë që presidenti mban një fjalim apo shpërndan një deklaratë për shtyp.

Në çerek shekullin e fundit, rolin e “bully pulpit”-it në Shqipëri, e ka luajtur vila në “Rrugën e Elbasanit”, ku punon njeriu që përfaqëson drejtpërdrejt presidentin amerikan – amasadorin e SHBA-së, i cili emërohet personalisht nga presidenti. Dhe është e thjeshtë arsyeja përse fjalët që dalin nga Rruga e Elbasanit kanë në Shqipëri po atë peshë që kanë në SHBA fjalët që dalin nga Shtëpia e Bardhë – bazuar në sondazhin më të fundit të Pew Research Center, Shqipëria është vendi më proamerikan në botë pas Izraelit (vetëm 10% e shqiptarëve janë antiamerikanë ose kanë dhënë përgjigje të tipit “ku di gjo un lale”).

Pardje dolën në media fjalët e mëposhtme të Bashës (thënë në grupin parlamentar të PD-së): “Të gjitha janë në e-mailet me ambasadorin Lu dhe, nëse është e nevojshme, do të publikohen. Si Nulandi dhe këshilltari i Merkelit, me të cilin fola dje në telefon, janë të qartë se këtë formulë [të vendeve të rezervuara] e ka propozuar vetë Rama, e ka konfirmuar Venecia, dhe se ne thjesht po kërkojmë atë për të cilën është rënë dakord”.

Dhe amabsadori Lu e përdori “podiumin  e demit”, duke u kundërpërgjigjur me një deklaratë zyrtare ku thuhej: “Ambasada e Shteteve të Bashkuara shpreh zhgënjimin e saj që takimi i 6 qershorit mes kryeministrit Rama dhe liderit të opozitës Basha nuk arriti një vendim përfundimtar mbi reformën në drejtësi. Qeveria shfaqi fleksibilitet, por në fund, opozita nuk bëri të njëjtën gjë. Prandaj, Qeveria e Shteteve të Bashkuara mbështet përpjekjet e Qeverisë shqiptare për ta çuar draftin drejt miratimit. Do të jetë përgjegjësia e anëtarëve individualë të parlamentit të vendosin nëse duan të mbajnë sistemin e sotëm të drejtësisë të korruptuar dhe të politizuar apo nëse do ta mbështesin këtë reformë.”

Këtë deklaratë e publikuan të gjithë mediat televizive dhe elektornike shqiptare – ajo ishte një kundërgoditje “demi”, në një audiencë që është 90% proamerikane.

PD-ja u mundua të ngrihej nga ky nokdaun, duke publikuar e-mailet që kishte shkëmbyer me OBDAT-in dhe Euralius-in (jo me amabasadorin Lu), si dhe duke cituar paragafin aq e kaq të opinionit të Venecias, si dhe formulën kështu e ashtu për votimin me 3/5, pas përzgjedhjes 2 me 2, etj, etj. Këto argumente të PD-së ndoshta mund të përdoreshin me sukses në një gjyq në Strasburg, por jo në gjyqin e publikut të thjeshtë shqiptar.

Në fakt, disa shqiptarë “indipendentistë” ose berishistë mund të jenë pro PD-së në këtë debat. Sidoqoftë, për shumicën dërrmuese të shqiptarëve të thjeshtë, fjalët “qeveria shfaqi fleksibilitet, por në fund, opozita nuk bëri të njëjtën gjë”, të thëna nga “podiumi i demit”, duket se i vënë vulën debatit mes PD-së dhe ambasadorit Lu.

18 komente në ““Bully pulpit” i ambasadorit Donald Lu”

  1. politikani i dhomes politike ne jupiter says:

    amerika esht vendi i liris ,demokracis,dhe perparimit.
    si edhe ka muskuj. pra esht “i forti” i lagjes.
    un e du lirin,e du demokracin,e du perparimin.
    natyrisht qe te kesh edhe muskuj te ben te zot jo vetem si mashkull per femnat,por edhe nese je ne situat te rrezikshme ,muskujt te shpetojn. pra je zot i vetvetes.
    pra un jam proamerikan me themel,me brum,tamam ne esenc,sepse jam ato parametra te mesiperm qe e kan bo ameriken,amerik.
    po shqiptart,ky 90 perqindsh proamerikan,a jan me ameriken,amerik? apo jan thjesht me “t fortin” e rradhes.
    sepse historikisht shqiptart jan bo me “t fortet”.
    qysh ne koht romake dihen mardheniet vasale te ilirve karshi romakve,per t mos fol me par ne kohet helenike qe helenet dominonin komplet bregdetin ilirik,pra edhe vasalet ilir,pasardhsit tan pra.
    erdhen turqit dhe shqiptart u ben 70 perqind proosman saqe ndrrun edhe fen ne myslyma…
    then me gjuhen e sotme ishin “kombi me proosman ne ballkan pas turqve vet”
    pasandaj dihen historit me dashnit proitaljane qe sollen edhe pushtimin fashist dhe dhurimin dashunor te kunores mbretnore shqiptare ke mbreti italjan sikurse dhurohet unaza e marteses n kish nga gruja te burri….
    kemi dashnin me gjermant hitlerjan ne kosov dhe cameri,aqsa “progjermanizmi” i tyre solli edhe dramen came debimin e tyre,si edhe urrejtjen karshi kosovarve si bashkpuntor hitlerjan.
    me von erdh “projugosllavizmi” qe vazhdoj shum pak sepse hyri ne konkurenc “dashnija per popujt e bashkimit sovjetik” me “probolshevizmin” nacjonal shqiptar, qe do te kalonte ke “prokineznija” e famshme shqiptare aqsa shqiptart ishin “kombi me prokinez nga gjith rracat e bardha” ne bot.
    e tash erdh dashnori i rradhes. esht dashnor atomik. quket amerik.
    tashti me thoni .a duhet besu ky komb qe i ka ndrru religjionet sipas ineresit dhe dashnoret sikurse ndrron kurva kurvarin e rradhes?!
    kjo qe po bejn shqiptart nuk esht dashni. kjo esht thjesht kurvni.
    ne fund te fundit a s thon se politika esht kurv?!
    me vjen keq qe te percaktoj kete,por nese dikur ne nje te ardhme do vijn alienet e superzhvillu me ato disqet e tyre fluturues,aqsa amerika e sotme ne krahasim me zhvillimin alien do ti ngjaj sikur te krahasojm “zhvillimin e nje kolonije buburrecash” ne raport me zhvillimin e komunitetit njerzor,,atehere pra me keqardhje do them se shqiptaret do jen ata qe do behen “miqt me te medhenj te alienve”,sepse erdhen “te fortet” e rradhes,dhe shqiptart do shpallen si “kombi me proalien ne univers”!
    ky esht shqiptari.
    dhe amerika e din kte,por s bzan se si intereson qe te nxjerr shqiptaret ne pozitat e kurves me brek te grisme,si video e shukriut mo.
    ne fund te fundit kush nuk don me pallu kurv falas? apo s jan edhe rrac e bardh,”rrac arjane” mo
    prandaj edhe amerika po knoq bolet me shqiptart.,sa her i nevoiten.

    1. pse mor qafir says:

      po akoma me forcat tona do vazhdoj ky vend ilirik I mbushur me anadollake??????
      mbas Kastriotit kurveria e ka karakterizu ket vend deri me sot

      albanezet shofin porno ne cellular rrine ne klube theren me njeri tjetrin dhe ankohen cdo seconde.

      ca pret nga ky pis milet…..jo 20 vjet por dhe 200 vjet te kalojne po majmune sociale do kete ne ato vise

    2. iliri tjeter says:

      Ne qofte se kete koment do ta lexonin shumica e shqiptareve dhe bashke me te dhe emrin tend, ATEHERE TI I NDERUAR NUK KE ME NEVOJE TE SHKRUASH GJE TJETER NE JETEN TENDE. ME KETE I KE THENE GJITHCKA QE MUND TE THUHET PER POPULLIN SHQIPAR. TE LUMTE. TE LUMTE, TE LUMTE.

  2. futjakot says:

    Nje korrigjim te vogel: “Bully pulpit” nuk ka te beje fare me demat. Teksa shpjegimi qe i keni bere termit eshte i sakte, perkthimi fjale per fjale eshte i gabuar (bully dhe bull nuk jane e njejta gje ne anglisht, madje nuk kane lidhje fare me njera tjetren)

    1. Arber says:

      Definitions of bully pulpit: a public office or position of authority that provides its occupant with an outstanding opportunity to speak out on any issue.

    2. futjaplot says:

      Fjala Bully e ka prejardhjen nga fjala Bull (dem) dhe perdoret per njerez qe sillen ndaj te tjereve si te forte (si dema)

      1. paradoxal says:

        Bully pulpit comes from the 26th U.S. President, Theodore Roosevelt, who observed that the White House was a bully pulpit. For Roosevelt, “bully” was an adjective meaning “excellent” or “first-rate” – not the noun “bully” (“a blustering browbeating person”) that’s so common today.
        – Lexoje tek “Merriam-Webster dictionary”

  3. gril says:

    Mire o mire,s di gje Lu. Ja ka fut kot!
    O mero pyet nje cike ca thote Tur zheji, Andi Bythati, Leveroja, tan “presidenti”, aman edhe ate bledi, bledi i opinionit!
    Duam ionformim ne a te keqen!

    1. atdhetari says:

      Kur ta marrin vesh shqipet se sa jua ka futur USA dhe EU dotu kete dale te fyti,

  4. Thomm says:

    O zot çfare injorance… Ahhhhhhhhhhhhhhhh varrni veten o komb se s’ka me shprese. Injorante te kesaj kategorie qe u publikohen mendimet e vobekta mediokre!
    Sot e kesaj dite nuk ka fjale shqipja per fjalen “bully” po çfaredo qofte vetem “dem”nuk eshte.
    Mero po fundosesh ne llumin e ketyre idioteve qe publikon. Dje lexova mediokritetin e radhes nga nje person qe kishte shkruar mbi Hillary-n.
    Kush i zgjedh gazetaret dhe ben editorialin ketu?

    1. EdscobarRamaMetaKUNDERreformes says:

      Sic duket te paska shpetuar dhe nokdowni se nuk ka vetem bully -pulpit ky artikull skandaloz.

    2. Jo nga Vicidolli says:

      Po ti more kelyshi i Saliut, ku e ke mesuar anglishten, ne Vicidol? Te ka djegur shkrimi, e merresh me anglishten ti mor malok. Fjala Bully e ka origjinen nga fjala Bull (dem) dhe perdoret per dike qe sillet si i forte (si dem). Dhe demi amerikan ia futi Lulkes te nde o kelysh i Saliut.

  5. joel shkodra says:

    Ndoshta kuptimi i termit anglisht eshte: “podiumi i te fortit, i te plotfuqishmit” ose me mire: “podiumi i garipit”.

    1. Illyrian says:

      Podiumi I k..derrit lol

  6. Emer says:

    Te kam dh*ere mu ne zyshe te anglishtes qe ke patur ne shkolle o gazetaruc!

  7. Gora says:

    Merrini email dhe futini ne byth se ja u thane hapur.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje