Kryetari i Frymës së Re Demokratike, Bamir Topi ka deklaruar se opozita po luan me të gjitha mënyrat për të bllokuar reformën në drejtësi.
Ai nxit mazhorancën ta çojë draftin në kuvend dhe nëse ai nuk arrin të marrë 94 vota, atëherë t’i drejtohet popullit në Referendum.
“Mjaft prej protagonistëve të politikës, janë maskarenj.
Nuk janë të paditur. Janë madje shumë të informuar rreth trajektores që duhet të bëjë pushteti i tyre.
Kjo reformë bëhet pikërisht për ta shkëputur drejtësinë nga influenca e politikës.
Dhe çfarë ndodh?
Ndodh që si kalë beteje merret historia e vendeve të rezervuara.
Që do të thotë se prapë pa vendimmarrjen e politikës t’i nuk mund të emërosh asgjë.
Organizimin që do të bëjë emërimin e prokurorëve dhe gjyqtarëve t’ia lë në dorë politikës.
Ka një kontradiksion.
Kur e thash në fillim që mjaft nga politikanët vendimmarrës nuk janë të paditur, por e ritheksoj janë absolutisht maskarenj.
Ekspertët të bëjnë punën e tyre, politika të ngrejë dorën dy herë.
Një herë kur t’i japë jetë reformës dhe një herë në fund fare kur ta miratojë apriori.
Pse? A themi ne se në çdo fushë do harmonizojmë legjislacionin se do shkojmë në Europë?
Atëherë pse të mos pranojmë një paketë që bëhet nga ekspertët europianë?
Fakti që fusin pastaj vendet e rezervuara, kjo është një histori e vjetër që unë e njoh shumë mirë dhe kjo histori nuk e nxjerr Shqipërinë në normalitet”, u shpreh Topi për Vizion +.
Z. Topi!sin qe ti ta ngresh zerin fort, te qellosh ne shenje dhe t’i vesh edhe gishtin edhe emrin njeriut qe e pengon, e saboton dhe e bojkoton kete reforme me emrin Sali Berisha.
Edhe nje here, fol me force, me force dhe shkoqur dhe prere, sxe edhe keshtu nuk merr vesh Sali Berisha.
Ky derdimen nuk ka lexuar as draftin. Vendet e rezervuara bejne fjale per anetaret qe zgjedh politika. Ndikimin e ketyre anetarve e ul ose zvogelon numri ne proporcion me ata qe vijne nga radhete gjyqesorit dhe jo fakti qe zgjidhen nga politika sepse si me vende te rezervuara si me 2/3 po nga politika zgjidhen. Por me 2/3 ekziston rreziku te dalin vetem nga nje force politike.
Nuk ka nevoje per fjalime , zoti Topi. Ngre partine FRD ne vendin qe i takon si parti moderne europiane dhe gjej vendin si opozite konstruktive. Po rri shume ne heshtje sikur edhe juve do tu a fale Saliu opoziten. PD eshte duke u shkrire, se nuk ka egzistuar si parti, por si bande, prandaj zur vendin qe te takon.
Nuk eshte normale te shpresoh te nje horr i bulevardit dhe pjese e nje bande qe kur ska qene Parti. Bamo Horrit ti rrojne cifliqet e trasheguara nga baba Erdogani.Eshte shume normale qe vetem budallenj mund te besojne te kjo karte e djegur qe i perket politikes se shkuar te inkriminuar dhe antikombetare qe perfaqson ky derdimen i ashtuquajtur udheheqes i nje Partie vetem me Normalin anetar.
Bravooooooo Topi, je 1 por Berisha ta ka prishur biografine ,ashtu si dhe gjithe Shqiperise.
foli tope-partia