Ashtu siç Top Channel njoftoi pak ditë më parë, Gjermania është angazhuar seriozisht në gjetjen e zgjidhjes për reformën në drejtësi.
Duket se ky angazhim do të arrijë nivelet më të larta të diplomacisë, pasi më datë 14 qershor, ministri i Jashtëm i Gjermanise, Frank-Walter Steinmeier do të vizitojë Tiranën.
Në axhendë, veç takimit dhe konferencës së përbashkët për shtyp me homologun e tij Ditmir Bushati, kreu i diplomacisë gjermane ka parashikuar që gjatë 6 orëve të qëndrimit në Tiranë, do të ketë dhe dy takime të rëndësishme me kryeministrin Edi Rama dhe me kreun e Partisë Demokratike Lulzim Basha.
Ende nuk dihen mesazhet apo rekomandimet që Steinmeier do t’u adresojë dy palëve në takime, por ajo që mësohet është se kryefjala do të jetë reforma në drejtesi.
Gjermania shpesh herë, nëpërmjet zyrtarëve të saj të lartë, por edhe të ambasadorit të saj në Shqipëri ka kërkuar nga klasa politike miratimin e reformës në drejtësi.
Tashmë do të pritet data 14 qershor për të mësuar se çfarë Kancelarja Merkel, nëpërmjet ministrit të saj të Jashtëm, kërkon në këto momente nga klasa politike shqiptare.
Herr Bundenminister Steinmeier , Akoma nuk e keni kuptuar, juve se ne nuk duam te inkuadrohemi ne Europe . Si mendoni ju te pranojme diktatin tuaj , ligjet e juaja, drejtesine e juaj e cdo imponim per te miren e deleve tona popull. Nuk e hame ate kokerr ulliri ne , Liebe BundesAusenminister Steinmeier .. E hengrem nje here ne vitin 1996, ku firmosem per te qene antare te te drejatave te njeriut ne STRASBOURG , Nga leket qe paguanit asistencat tona nga taksapaguesit Europjane ,na i vute kete kusht , dhe na keni hapur telashe megjithe se i paguan populli me me pa dinjitet e gjak ne bote . Ju mund edhe te hapni thesin, e ti jepni urdher Strasbourgut, me gjithe se lutjes tone .I pari Saliu e une Rama tani , qe jemi keq e shume troke nga parate ,e qe na i keni zgjatur afatet e vendimeve , prap nuk cajme koken. Populli dele do i pagoje prape, e si gjithmone, ja kemi studjuar koken ,bile e kane te palare . Ju mund te thoni pse jemi ne te papergjeshem , por keshtu jemi ,ne mund te shkojme nga Putini ose edhe nga Koreja e Veriut. Liebe Grüsse err Steimeier……
Herr Bundenminister Steinmeier , Akoma nuk e keni kuptuar, juve se ne nuk duam te inkuadrohemi ne Europe . Si mendoni ju te pranojme diktatin tuaj , ligjet e juaja, drejtesine e juaj e cdo imponim per te miren e deleve tona popull. Nuk e hame ate kokerr ulliri ne , Liebe BundesAusenminister Steinmeier .. E hengrem nje here ne vitin 1996, ku firmosem per te qene antare te te drejatave te njeriut ne STRASBOURG , Nga leket qe paguanit asistencat tona nga taksapaguesit Europjane ,na i vute kete kusht , dhe na keni hapur telashe megjithe se i paguan populli me me pa dinjitet e gjak ne bote . Ju mund edhe te hapni thesin, e ti jepni urdher Strasbourgut, me gjithe se lutjes tone .I pari Saliu e une Rama tani , qe jemi keq e shume troke nga parate ,e qe na i keni zgjatur afatet e vendimeve , prap nuk cajme koken. Populli dele do i pagoje prape, e si gjithmone, ja kemi studjuar koken ,bile e kane te palare . Ju mund te thoni pse jemi ne te papergjeshem , por keshtu jemi ,ne mund te shkojme nga Putini ose edhe nga Koreja e Veriut. Liebe Grüsse Herr Steinmeier……
…dhe Presidenti i ardhshem i Gjermanise.