Vari Dragën, ose përgjimet dhe një lajm i mirë në Tiranë

9 Qershor 2016, 17:55Politika TEMA

Nga Lorenc Vangjeli

Vite më parë në Tiranë ishte e modës që të thuhej shpesh shprehja: “Vari Dragën”! Ajo ishte një mënyrë e sjellshme për të mos i thënë me zhargon problemit se çfarë i duhej varur. Përkthehej thjesht: Mos e çaj kokën, mos u shqetëso…! Kryeministri Rama e përdori shprehjen e vjetër të rrugës në një shkëmbim të shpejtë batutash me një deputet demokrat. Sikur ishte mërzitur me të gjithë që nuk donin ta kuptonin dhe ai ju thoshte se atij muhabeti ja vlente “T’i varje Dragën”!

Gjatë të njëjtës seancë Rama u përfshi në një betejë verbale me pothuaj gjithë grupin parlamentar të PD­së duke rrezikuar së paku në një moment, edhe përballje fizike. Që nëse do të kishte ndodhur, për çudi të madhe, por të kuptueshme, do ta lartësonte edhe përtej shtatit të tij të zakontë, në sy të publikut. Edhe pa incidentin e munguar në formë fizike, edhe me incidentet e tjerë që ndërprenë disa herë seancën e të enjtes, në këtë mesjavë kryeministri është në mes një vorbulle lajmesh që prodhojnë pak politikë reale, por që po ndikojnë fort në politikën e ditës dhe të së nesërmes së afërt.

Politika tashmë, më së paku ka hyrë në një stinë interesante. Kryesisht për shkak të karakterit luftarak të opozitës, por dhe ndeshjes së zakonshme që prodhon Tirana, në mungesë të forcës për të prodhuar paqe. Nisi të hënën, ajo që nuk është ndërprerë asnjëherë në 25 vjet në forma të ndryshme. Dështimi i tryezës së nivelit të lartë për miratimin e reformës në drejtësi ishte padyshim një lajm i keq. Shumë i keq. Në mënyrë gati instiktive politika dha përgjigjen e saj arrogante ndaj parimit fillestar mbi të cilin ishte menduar hartimi i reformës: në fillim flisnin e vendosnin ekspertët lokalë e ndërkombëtarë dhe politika në fund e ratifikonte me votë reformën në drejtësi. Në një kuptim apo një tjetër, politika kishte premtuar se do të krijonte instrumentin që do ta gozhdonte atë vetë me ndëshkim.

Pezullimi nga detyra i drejtorit të policisë dhe dy oficerëve të lartë madhorë të policisë ishte padyshim një lajm i keq. Shumë i keq. Dyshimi se njerëzit me uniformë kanë kryer veprime të paligjshme është shumë i hidhur. I njëjti akt i kryer në të njëjtën kohë nga një zyrtar i shtetit dhe nga një individ, nuk ka të njëjtën vlerë. Në rastin e parë është shumë më e rëndë pikërisht për shkak të detyrës që mban zyrtari, për shkak të besimit që ka investuar publiku në të, për shkak mjeteve publike që ai mund të ketë në dispozicion për të bërë veprimin e paligjshëm.

Protesta pothuaj e njëkohshme e kryeministrit Rama dhe ministrit të brendshëm Tahiri dhe sulmi i sinkronizuar mbi një gjyqtar me emër të përveçëm, e përtej tij, edhe me një sistem të dënuar me agoni të tejzgjatur si drejtësia, ishte një lajm i keq. Shumë i keq. Për shkak të detyrës që mbajnë, qoftë Rama, qoftë Tahiri kanë shumë më shumë informacion dhe një pamje shumë më të qartë të ngjarjeve që ndodhin në vend. Edhe njëri, edhe tjetri mund të shohin dhe të kenë prova se përtej ekuilibrit të domosdoshëm të pushteteve, kontrollit reciprok të tyre dhe pavarësisë ndaj njeri­tjetrit, pra, edhe përtej leximit të drejtpërdrejtë të kushtetutës, gjykatësi apo segmente të prokurorisë, kanë gabuar. Të paktën sipas këndvështrimit të tyre. Tahiri, për shembull, e shpjegoi një situatë të ndezur në Elbasan me një fjali: trimëruan krimin!

Gjykata e Tiranës, KLD­ja, Unioni i Gjyqtarëve, pjesë të sistemit të drejtësisë, u përplasën me kryeministrin dhe ministrin e brendshëm. Shkëmbimet reciproke të akuzave mes dy pushteteve, i pari i zgjedhur nga publiku, i dyti përgjithësisht i emëruar nga të zgjedhurit me votë nga publiku, janë një lajm i keq. Shumë i keq! Ata pothuaj në unison kritikuan qëndrimin e Ramës dhe të Tahirit, konsideruan se ndaj tyre po bëhej shantazh dhe se po kërcënoheshin duke mos u lejuar të kryenin detyrën e tyre. Në fakt, që ata e kryejnë detyrën keq dhe shumë keq, nuk e mendojnë vetëm dy qeveritarët: pothuaj 90 për qind e shqiptarëve janë të pakënaqur me ta. Edhe partnerët ndërkombëtarë, amerikanë dhe evropianë, që prej së paku dy vjetësh, po tentojnë të ndihmojnë me sa mundin, krijimin e mjeteve, mekanizmave dhe arkitekturës ligjore, që ky raport të përmbyset.

Sepse sa kohë që shumica dërmuese e shqiptarëve e përçmon sistemin dhe nuk ka besim tek ai, nuk ka pikë rëndësie, nëse me të është janë të kënaqur apo të pakënaqur Rama me Tahirin. Brenda të njëjtës logjikë dhe në të njëjtin sfond ngjarjesh, partia më e madhe e opozitës ose më saktë, e gjithë opozita, është vënë në një front lufte me qëndrimet zyrtare të SHBA­së dhe BE­së.

Dhe ky ishte dhe është një lajm i keq. Shumë i keq. Edhe pse SHBA apo BE janë shumë më shumë se ambasadorët e tyre, në Tiranë ato janë përgjithësisht sa ambasadorët e tyre. Edhe pse marrëdhëniet mes këtyre vendeve dhe njërës apo tjetrës partie në Shqipëri shkojnë padyshim përtej mosmarrëveshjeve të çastit. Por pavarësisht se bashkëpunimi është i vazhdueshëm dhe incidentet janë të përkohshëm, shkëmbimi i nervoz i replikave në distancë nuk sjell gjë të mirë. Së paku politika lokale në Tiranë ngjan e veshur me kostumin provincial të grindavecit ballkanas. Siç dhe është steriotipi i ngulitur tashmë për të.

Shëndetësia është një e mirë e domosdoshme publike. Nëse është e vërtetë që vetëm për shkak të vizitës së Ramës dhe Beqes në QSUT u bë një pastrim gjeneral territori në spital, ky do të ishte një lajm i keq. Shumë i keq. Por fakti se mjekët besojnë se shpejt do të kenë instrumenta më të mirë për operacionet e tyre, do të ishte në thelb një lajm i mirë. Kryeministri Rama u “pëplas” me biznesin në një takim të hapur dhe publik. Dhe ky është një lajm i keq. Shumë i keq. Rama megjithatë afroi një vështrim tjetër, sipas optikës së tij për klimën e të bërit biznes në vend. Dhe krahasimi me të shkuarën, në të paktën dy­tre pika, i jepte të drejtë kryeministrit që tha se 32 muaj më parë biznesi poshtërohej si shërbëtor, se nuk i paguheshin paratë për punët publike të kryera, se sot dera e tij është e hapur nëse trokitet nga biznesi për ankesë, se do të ngrihet një institucion avokatie për të mbrojtur interesat e tij përballë arbitraritetit të mundshëm të shtetit, etj, etj, etj.

Fakti që marrëdhëniet shqiptaro­greke nuk janë në ditët e tyre më të mira, është një lajm i keq. Shumë i keq. Për të dy anët e kufirit që mund të identifikojnë shumë më shumë argumenta bashkëjetese në shekullin e 21­të sesa arsyet e luftës së shpallur me ligj që në mes të shekullit të kaluar. Por guximi për të parë në sy problemet, së paku nga Tirana zyrtare, dëshmojnë diferencën

me të shkuarën provinciale e të frustruar të politikës shqiptare. Edhe pse jo ende realiste. Falë edhe presionit të Shpëtim Idrizit, që shpesh i ka shpëtuar fytyrën qeverive në vend.

Kjo është vetëm një listë e përkohshme lajmesh të këqia në një javë që ka arritur deri në gjysmën e saj. Por ka një të vërtetë tjetër të madhe që i përmbys ato të gjitha. Një fjali të vetme: ka një hetim për një dyshim të arsyeshëm se kanë ndodhur përgjime të paligjshme. Një hetim që gjykuar nga nervozizmi i Ramës, është i pavarur nga ekzekutivi. Dhe ky është një lajm pabesueshmërisht i mirë! Sepse tashmë drejt të vërtetës, mirë apo keq, ka përfundimisht dhe një rrugë tjetër, të ndryshme nga ajo e qeverisë. Dhe ky është hetimi. Nëse këto rrugë bëhen një dhe prodhojnë një të vërtetë të ndershme, atëherë nga gjithë zhurma ka fituar publiku. Në të kundërt, Rama ka të drejtë. Shumë gjërave në Tiranë u duhet “Varur Draga”! (Javanews.al)

10 komente në “Vari Dragën, ose përgjimet dhe një lajm i mirë në Tiranë”

  1. Xhaja says:

    Shkim kot fare , u mbars mali , polli nje mi . ke shterruar o gazetaruc

  2. ilir says:

    kush ka frik nga pergjimet dhe pse?
    A ka para shteti te mari nja 100 cope e ti fusi me dogane e me leje prokurori te vendosi nga nje cope ne cdo zyre e ne cdo gjykate.

  3. Gaspri says:

    Kam lexuar disa shkrime te ketij gazetari.Ne 2-3 raste e kam pare dhe ne perballje televizive. Kam bindjen se ky eshte nje tip i “vetelumturuar nga xhevahiret” qe i duket se nxjerr nga goja, i tjerr dhe i stertjerr gjerat, filozofon shume, qeshet e gajaset kur flet me idene se thot gjera “te thella” e te padegjuara ndonjehere, perpiqet ta kete mire me te gjitha krahet. Ne ato perballjet e famshme televizive kerkon ta kete mire me te gjithe debatuesit, duke u hequr “si babai i gazetarise”, si nje “bablok”.
    Me thene te drejten i kam edhe une “nja 3 klase shkolle”, por si edhe ne kete shkrimin e fundit, nuk kuptoj asgje.

    Ah ti kishte Shqiperia nja 3 Arjan Vasjara, nja 3 Minxhoza, nja 3 Lami (ndjese se nuk po ja kujtoj emrin), nja tre Muc Nano, por asnje si ky qe ka bere kete shkrimin qe flet e flet e nuk thot asgje.

  4. duno says:

    Ka ardhur koha qe edhe shprehja e vjeter Vari Dragen te rilindi dhe te thuhet thjesht Vari Edvinin . Ne shqiptaret me nje ci qi temen hedhim tutje problemet e jetes por tani me nje Vari Edvinin do perballojme problemet e kesaj jete bile edhe te jetes se pertejme.

  5. Fshatari says:

    Lenco o me ? Ke fillu me e ly buken me gjalp eeeeeeee

  6. Thomm says:

    Do te pillet personi me emer “Ndershmeri” nga prinder te quajtur “Padrejtesi” dhe “Pabesi”. Vari dragen dhe kesaj flluske qe na the o Lorenc…

  7. rudini says:

    Vari dragen dhe shkrimit tend

  8. Don says:

    Paske qene palo legen gazetar. Kuptohesh menjehere qe je nje skuth gazetarie. Mos mendo qe publiku pertyp analizat e analisteve si puna juaj. Ti mendon se duke i rrotulluar djallezisht argumentat sa majtas dhe djathtas do te behesh i lexueshem. Jo JO, behesh i lodhshem edhe per ata qe lexojne gazeten me vemendje. Ata qe lexojne per kohe te lire do te shkojne deri tek gjysma dhe qo thone vari qillon. Fillimisht lexuesi percepton faktet dhe nese aty ka me shume kashte se kokrra atehere analiza do te dali nje sillazh i pa pertypshem dhe me keq akoma nese faktet jane te fabrikuara do te dali nje shkrim bajge qe kuterbon era nga larg dhe lexuesi kthen faqen. Gazetaria me pirueta dhe pelivanlleqe nuk ka shans te jete e lexueshme. Edhe sikur me pas te besh vertet ndonje shkrim te mire nuk do te denjoje njeri te lexoje. Do thone eh eshte ai prape ketu; vari qillon shkruan traplleqe. Lexuesi kerkon te kuptoje thjesht dhe nuk do te vrasi trurin shume. Ai do te jesh i drejteperdrejte dhe i kuptueshem. Te qenit enigmatik dhe i “thelle” me analiza te nderlikuara i streson lexuesit qe natyrisht nuk do te lexojne. Ti sigurisht qe e quan ate talent gazetarie por une them qe eshte e kunderta. Ndjenja e te qenit i mashtruar tek qytetari i thjeshte kthehet ne urrejtje dhe ska shans te ndryshoje. Ne perendim thone qe bosi i vertete eshte klienti jo shefi jot. Nese klienti (lexuesi) nuk ti pelqen shkrimet atehere shefi do te shkarkoje nga puna heret a vone sepse nuk do qe te falimentoje.
    Perfitoj nga rasti te pershendes Mero Bazen, heroin e gazetarise shqiptare qe me shkrimet e tij ushqen shpirterisht shqiptaret dhe u jep atyre shprese per te ardhmen.
    Kurse ti Lorenc realisht shet vetem pordhe te perzier me tym cigare.

  9. mireli n says:

    Banoje prej 50-vjetesh ne Tirane . Shprehje te tille : ”Vari dragen” se kisha degjuar kurre. Lorenc o bir behu interesant me ndonji shkrim tjeter se ky i mesipermi nuk ka asnji fije kripe. Nuk po vazhdoje gjate se GASPRI eshte shprehur PERFEKT ne komentin e tij. Noten e mire Lenco e me fitore KOMBETARES tone .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje